amg
0 0
10
 

Si ta rregulloni dhomën e fëmijëve


Kur të vendosni ta rregulloni dhomën e fëmijëve tuaj, gjithsesi duhet që, në këtë aktivitet, t’i përfshini edhe ata.

07 Maj
Burimi:

Keshilla.net

dhom

Lejoni ata që të krijojnë mbretërinë e tyre të vogël, për ç’gjë do t’u falënderojnë më vonë. Fëmijët kanë nevojë për hapësirë, e jo për mobile të tepërta. Atyre u mjafton një shtrat i rehatshëm, tavolina e punës, ormani dhe ndonjë raft.

Përcaktohuni për mobile të thjeshta

Në shumicën e shtëpive, sidomos në banesa, nuk ka dhoma të mëdha të fëmijëve, ku mund të rrinë dy a më shumë fëmijë. Për këtë shkak, duhet një imagjinatë e pasur për rregullimin e këtyre ambienteve. Mobilet duhet të jenë praktike, të thjeshta dhe pa vija të mprehta, prandaj më së miri është që të përcaktoheni për mobile që kanë shumë funksione. Shfrytëzojeni çdo centimetër të ambientit, në mënyrë që të keni vend për rroba, shtroja e mbuloja, libra dhe lodra. Mos vini tepihë dhe perde të rënda, meqë aty grumbullohet pluhuri.

Shtrati le të ‘rritet’ me fëmijën

Në shtratin e thjeshtë me gjatësi 190 cm dhe gjerësi 90 cm, fëmija mund të flejë nga mosha 3 vjeçare, e derisa të rritet. Zgjidhni modelet pa detaje të shumta dhe, çdo pesë vjet, ndërrojeni dyshekun. Për fëmijët më të vegjël përdorni çarçafë dhe mbulesa me ngjyra pastele, me personazhe nga filmat e vizatuar, e kur të rriten paksa, lëri vetë ata që të zgjedhin shtrojat dhe mbulojat sipas qejfit të tyre.

dhome

Po lodrat?

Fëmijët duhet të marrin pjesë në rregullimin e dhomës së tyre, meqë kjo do të jetë mbretëria e tyre e vogël ku do të mësojnë, luajnë dhe flenë. Blijuni atyre një arkë të bukur druri të cilën mund ta përdorin si ulëse, objekt për të luajtur, dhomë të kukullës dhe vend ku do të lënë lodrat e tyre.

Zgjidheni tavolinën me kujdes

Fëmija duhet të ketë ambient të mjaftueshëm për të mësuar dhe të ketë rafte për vendosjen e librave, fletoreve dhe gjësendeve të tjera shkollore. Kjo nuk dmth se tavolina e tyre duhet të jetë më modernia, apo më e shtrenjta. Mjafton që ajo të jetë praktike. Bile, fëmijëve më shumë u pëlqejnë gjërat e thjeshta dhe të improvizuara, sesa ato të shtrenjtat dhe të komplikuarat.

femij

Rregullimi funksional

Nëse dhoma e fëmijëve tuaj është tepër e vogël, ku duhet të vendosni dy shtretër, atëherë është më mirë që të përcaktoheni për shtretërit në kat. Modelet më të mira janë ato që kanë dollap shtesë për vendosjen e lodrave, mbulesave, apo dyshekut shtesë, në rastet kur ju vjen ndonjë shok a shoqe për të ndenjur.









ventus

IKUB ne Instagram


ilma




Sondazh
Vajza
(A ju pelqen trupi juaj?)





Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: akora
ikub #:
 10
DHOMA FEMIJE
1005070036





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
zyra
Para 24 muajsh  
  
ooo qikjo e pembja teper e mir shum pome pelqen ama shumm e bukurr
     
ardi
Para 24 muajsh  
  
oooooooooooo qikjo e gjelbrta teper e mir shum pome pelqen ama shumm walla e mira teper o teper te mira bree
     
enesa
Para 29 muajsh  
  
ooooooo po te mira kto dhoma
+1     
enesa
Para 29 muajsh  
  
oooo po e mir
     
enesa
Para 29 muajsh  
  
oooo po e mir
     
enesa
Para 29 muajsh  
  
oooo po e mir
     
enesa
Para 29 muajsh  
  
oooo po e mir
     
donika
Para 30 muajsh  
  
ai ty arion po te vjen inati a po se me u kon ta kishe pas qesi dhom nuk kishe thon qeshtu oki
nashta ti hala flen me babin e me mamin e po thu
thuj shak s'ki dhom thuj
po z'guxon loqki
per ma teper shum te mira
si ka dit zoti me i ba
inatqore qenke loqki ??
     
ariona
Para 34 muajsh  
  
SHUM KEQ SHUM SHUMMMMMMM
-1     
ariona
Para 34 muajsh  
  
pa fjal fantastike zdi qte them

+0     


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

as
spitaliamerikan