amg
0 0
0
 

Cfare perde te zgjedhim?


Estetika në shtëpi, është një kënaqësi si për burrin, ashtu edhe për gruan.

21 Maj
Burimi:

ikub.al

b-369883-beyaz_güpürlü_perde

Estetika në shtëpi, është një kënaqësi si për burrin, ashtu edhe për gruan. Sa më komode dhe e rregullt të jetë një dhomë apo ambienti ku jeton, aq më i qetë dhe më i koncentruar është edhe individi në punën e tij. Sigurisht, kjo situatë,ndikon mjaft edhe në edukimin e fëmijëve. Pak e çuditshme si temë, por që mjaft e rëndësishme për zonja e shtëpisë. Përzgjedhja e perdeve... Kjo duhet të bëhet në raport me mobiljet dhe orenditë tjera të dhomës. Për dhomat e mbushura me mobiljesportive, do të shkonin modelet e thjeshta të perdeve. Apo pse jo, për dhomat ku kolltuqet dhe tapetet janë me zbukurime e figura të ndryshme, atëherë perdet preferohen të jenë tyl i hollë dhe me pak ngjyra mbase edhe një ngjyrëshe. Ato nuk duhet të jenë të ekzagjeruara. Në të kundërt, as mobiljet e as perdet nuk do tregonin cilësinë dhe bukurinë e saj. Në nja rast të tillë, ambienti do të dukej rrëmujë dhe jo cilësor.
 

Për dhomat e shtruara në mënyrë klasike, nuk duhet të mendohen kurrsesi modele sportive perdesh.
Perdet e përgatitura nga materiale të ndryshme, mund të përdoren në mënyra të ndryshme. Materialet mund të jenë mëndafsh, pambuk apo edhe lino. Këto materiale mund të jenë pak më të shtrenjta se të tjera, por janë shumë më të qëndrueshme karshi dritës së diellit, pluhurit. Këto materiale nuk duhet të lahen kurrsesi në makinat larëse. Më e mira, është larja nëpër pastrimet kimike, por që mund të provohet edhe larja me dorë me ujë të vaktë dhe detergjentë zgjedhur mirë.
 

Për dritaret e mëdha
Për dritaret e mëdha, preferohen perde nga material i trashë në trajtë kadifeje. Një plotësim për ta do të ishin disa panorama të vogla përreth tyre dhe pse jo edhe disa jatëkë të vegjël që të zbukurojnë mjedisin përreth. Gjatësia e këtyre perdeve, duhet të jetë deri në tokë.
Për sallonet apo soxhornot siç kanë nisur të quhen, do të preferoheshin ngjarat vishnje, jeshile, e verdhë e errët, kafe, e kuqe dhe tonet e ngjyrës bezhë. Vendimi për këto merret sipas mobiljeve që keni në dhomë. Por nëse në sallon keni mobilje dhe tapetë me dekoracione të shumta, një tyl i lehtë do të qëndronte më këndshëm.
 

15-Cool-Ideas-for-pink-girls-bedrooms-6-554x394

Për dhomat e fëmijëve
Për dhomat e fëmijëve, perdet duhet të qëndrojnë larg ekzagjerimeve. Për këto dhoma, nuk do të preferoheshin perde të gjata deri në tokë, por deri sa të mbulohet dritarja. Materiale të lehta dhe të buta do të jepnin një atmosferë më të pranueshme për karakterin e moshës. Nëse do të përdoret tyl, atëherë për dhomat e djemve, mund të përzgjidhen perde me figura heronjsh kinematografikë apo filmash vizatimorë, që djemtë i pëlqejnë. Për vajzat, disa flutura apo lule që zbukurojnë dekorin e perdes. Copa që teprojnë nga perdet, mund të përdoren edhe për dekoracione të ndryshme brenda dhomës.
 

Për ambientet e gatimit
Dhomat e gatimit janë ato që kanë nevojë për më shumë dritë dhe ajrosje në një shtëpi. Gatimi i përditshëm dhe disa herë në ditë, bën që këto ambiente të shoqërohen vazhdimisht nga aroma të ndryshme, avuj etj. Perdet për këto dhoma, duhet të mendohen të jenë nga materiale që mund të lahen lehtë dhe shpesh. Kurrsesi nuk duhet të zgjidhen modele që zgjaten deri në tokë. Ngjyrat duhet të jenë jo të errëta, pasi krijojnë gjendje stresuese.
 

perde-dekorasyon

Dhomat e gjumit
Perdet e dhomave të gjumit mund të jenë të ngjyrave të ndryshme. Një perde e gjatë mëndafshi që zgjatet deri në tokë e mbase pse jo të krijojë edhe rrudha mbi dysheme e shoqëruar me një tyl të hollë në pjesën e brendshme të dritares. Kadifeja është material i preferuar për këto lloj perdesh. Një tjetër bukuri do ti shtohej dhomës tuaj të gjumit nëse do të mendonit një kuvertë krevati të përgatitur nga materialet e perditshme.






register


ventus

IKUB ne Instagram


ilma




Sondazh
Vajza
(A ju pelqen trupi juaj?)





Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: akora
ikub #:
 0 1005210049





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

as
spitaliamerikan