0 0
0
 
Foshnjat e porsalindura, si të kujdesemi në javën e parë   
Prindërit e rinj kanë një bollëk pyetjesh rreth foshnjës së porsalindur. Disa këshilla për t’u përgatitur se si të flisni me mjekun tuaj.
Nga Keshilla.net 01 Qer

f.0521001028118_m

Sjellja e një foshnje të re në shtëpi është një përvojë emocionuese dhe e jashtëzakonshme. Pavarësisht sa jeni të gatshëm, ju jeni të shtyrë të bëni shumë pyetje për të. Do t’ju ndihmonte mjaft, sikur të kishit ndonjë ide se çfarë problemesh vijnë dhe si të përballeni me to. Para se bebja juaj të lind, ose para se ju të lëshoni spitalin, kaloni në këtë listë të pyetjeve rreth kujdesit për foshnjën e lindur, gjatë një takimi me pediatrin tuaj.

Pyetja e parë është si mund ta mbroj nga sindroma e vdekjes së papritur të foshnjave (SVPF)?

Ekspertët e kujdesit të të porsalindurve thonë se rrugae mirë për të mbrojtur beben tuaj nga SVPF është që ta lini të flejë gjithmonë në shpinë. Pyeteni mjekun rreth hapave që ju mund të merrni për të ulur rrezikun e bebes tuaj.

A do të afrohemi menjëherë unë dhe bebja ime dhe çfarë duhet të bëj nëse ndodh e kundërta?

Shumica e prindërve shqetësohen se nuk do të jenë të pushtuar nga adhurimi në shikim të parë nga foshnja e tyre e porsalindur. Tento të jesh i durueshëm. Ditët e para nuk janë të lehta, as për ju as për fëmijën tuaj dhe do t’ju duhet kohë për të njohur mirë dhe ndjerë afrinë e njëri-tjetrit. Flisni me ndonjë mjek rreth asaj çfarë të shpresoni.

Kur duhet bërë vizita e parë mjekësore? Çfarë do të ndodhë në kontrollin e parë?

Shumica e mjekëve e planifikojnë kontrollin e parë pas 2 javësh, sidomos nëse është foshnja e parë. Pyeteni për vaksinat dhe testet e hershme ekzaminuese, të cilat do t’i marrë i porsalinduri. Të gjitha foshnjat kanë nevojë të kontrollohen dhe të fillojnë imunizimin e zakonshëm në muajin e 2-të.

Si duhet të kujdesem për kërthizën e bebes?

Mjeku juaj duhet t’ju japë udhëzime të detajuara rreth kujdesit për cungun e kërthizës së të porsalindurit tuaj dhe zonën e synetit. Mjeku juaj duhet t’ju këshillojë po ashtu për hapat tuaj në rast të infeksioneve.

Sa kohë do të flejë bebja dhe si mund ta kuptoj nëse flenë shumë?

Bebet e porsalindura flenë shumë gjatë ditëve të tyre të para. Mjeku ju tregon sa është normale të flejë dhe kur do të duhet ta zgjoni beben për ushqim.

Sa shpesh duhet të hajë dhe si duhet të përballem me ndonjë problemushqim?

Derisa e ushqeni me gji ose me shishe, do të jeni të shtyrë të bëni pyetje. Pyeteni mjekun tuaj ose stafin në spital për ndonjë këshillë rreth laktacionit, në rast se keni ndonjë problem me dhënien e gjirit. Këshillat do t’ju ndihmojnë juve dhe foshnjës tuaj të siguroni një fillim të mirë. Qumështi i gjirit është “ushqimi perfekt” për të porsalindurit deri në së paku katër muajt e parë të jetës. Kjo sjell dobi, siç është mbrojtja nga infeksionet përmes transferimit të antitrupave të nënës, që nuk mund ta bëjë asnjë ushqim artificial.

Sa herë bebja do të duhet të shkojë në banjë dhe si do ta di nëse ka probleme?

Eliminimi varet nga fjetja dhe ushqimi në listën e aktiviteteve të të porsalindurit. Këshillohuni me mjekun tuaj.

Kur dhe sa herë duhet larë foshnja?

Pyeteni mjekun kur duhet t’ia bëni bebes tuaj larjen e parë dhe konsultojeni edhe rreth higjienës së foshnjave. Mos e tepro: bebet e porsalindura nuk kanë shumë mundësi të bëhen pis dhe pastrimi i tepërt mund të irritojë lëkurën delikate.

Si mund ta kuptoj nëse foshnja ime ka verdhëzën? A ka edhe gjendje të tjera shëndetësore për të cilat duhet të kem kujdes?

Shumë bebe të porsalindura kanë një verdhëz të lehtë, pasi mëlçia e tyre nuk është plotësisht e zhvilluar. Pyeteni mjekun tuaj rreth verdhëzës dhe situatave të tjera shëndetësore të foshnjave.

Kur duhet ta thërrisni mjekun?

Gjeni çfarë simptomash ose sjelljesh mund t’ju shtyjnë të thërrisni mjekun ose të bëni vizitë tek ai. Pyeteni se në çfarë rastesh duhet ta kontaktoni.

salus
Na ndiqni
register
living
Ndarja në çift është një fenomen normal sot
(Por a mund të ruhet së paku miqësia me ishin?)





Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: a.k
ikub #:
 0
FEMIJE LINDJE
1006010045





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

as
spitaliamerikan