Tollumba   
Kuzhina shqiptare.
Nga ikub.al 02 Qer
 
0
0

Tulumba_tatls

Përbërësit:

* 9 filxhan kafeje ujë,
* 1 filxhan kafeje vaj,
* një majë thike kripë,
* 7 filxhan kafeje miell,
* 3 filxhanë kafeje niseshte,
* 1 pluhur paste,
* 6 kokrra vezë,
* 1 litër vaj.

Sherbeti: 1 ½ kg. sheqer, 7 ½ dcl ujë, 1 lëng limoni, 1 sheqer vaniljeje. Sherbeti vlon 7 min.

Pergatitja:

Uji vlon me një majë thike kripë dhe 1 lugë vaj. Largohet nga zjarri. Hidhet mielli i përzier me niseshte dhe pluhur paste. Përzihet mirë dhe prapë kthehet në zjarr që të fërgohet gjersa të mos ndahet nga luga dhe ena. Pasi të ftohet brumi, i hidhen vezët një nga një duke tundur mirë me mikser, gjersa të fitohet një brumë i njëllojtë. Një litër vaj hidhet në tenxhere për t’u nxehë. Me brumin e përgatitur mbushet forma e dhëmbëzuar dhe nëpërmjet saj nxirren tullumbat drejtë në yndyrë të nxehtë. Hidhen pjesë-pjesë dhe fërgohen nga të gjitha anët gjersa të zverdhen në ngjyrë ari. Nëse skuqen shpejtë, ulet pak zjarri. Hiqen nga vaji me lugë të shpuar dhe futen drejt në sherbet të ftohur. Gjersa të fërgohen të dytat, të parat qëndrojnë në sherbet, pastaj largohen nga sherbeti dhe palosen në një enë të thellë, e kështu veprohet gjersa të harxhohet i tërë brumi. Sherbeti që mbetet hidhet mbi tullumba, në mënyrë që ato të lagen plotësisht në sherbet. Shërbehen me shurup trëndafili, limonadë, bozë etj.







   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


Na ndiqni
Abonohu per artikujt me te fundit te Shtëpia dhe kopshti
Poliklinka Gjermane
Screen
Mes një shefi dhe një shefeje
(Cilën do të preferonit të kishit mbi kokë)

FILXHANI SOT

Gabimi me i madh është te mendosh se një person qe te lëndon...
RECETA E DITES

Qofte me salcë curry
# FEMRAT

Lexo artikujt e fundit për femrat
LEXO HISTORINE TIME

Nuk e shoh dot më në sy pas kësaj…


Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: a.k
ikub #:
1006020021











Reklame
tfz
Reklame
ventouris