digitalb
0 0
1
 
Roli i ujit për organizmin tonë    
Uji jep ndjenjën e ngopjes, prandaj personave që duan të humbin në peshë u keshillohet që të pinë një gotë ujë para çdo vakti.
Nga Aktualiteti.com 26 Qer

sophie_pangrazzi_sports_fitness

Trupi ynë përbëhet nga 55-75% ujë, prandaj edhe kemi nevojë aq të madhe për të pirë ujë, në mënyrë që të kompensohet sasia e ujit që del nga organizmi. Mesatarisht, njeriu duhet të pijë rreth 2 litra ujë në ditë, në mënyrë që ta kompensojë sasinë e ujit që nxirret jashtë me anë të urinës, djersitjes, frymëmarrjes...

Uji na ndihmon që nga trupi të nxjerrim produktet e panevojshme të metabolizmit të yndyrave. Ky proces ka shumë rëndësi te personat që duan të humbin peshë. Uji tret produktet e dëmshme të cilat krijohen gjatë metabolizmit, duke mundësuar nxjerrjen sa më të shpejtë të tyre në ambientin e jashtëm. Nëse organizmit i mungon uji, kjo reflektohet në funksionimin e të gjitha sistemeve të tij dhe personi i tillë ndjenë lodhje, dhembje të kokës, marramendje, etje dhe ngërçe në muskuj.

Kjo që thamë deri tani vlen për ujin, e jo për pijet e tjera, meqë dihet se kafja dhe çaji kanë efekt diuretik, gjë që d.m.th se nxisin urinimin, kurse pijet e tjera mund të përmbajnë sheqerna, e me këtë edhe kalori të cilat pengojnë humbjen e peshës. Marrja e sasive të mjaftueshme të ujit dhe konsumimi adekuat i pemëve dhe perimeve është gjëja më e mirë që mund të bëni për lëkurën tuaj, nëse doni që ajo të duket e freskët dhe e re. Nga pemët dhe perimet, më së miri është që të konsumoni ato që përmbajnë sasi të mëdha të ujit: rrushi (83%), domatja (97%), patëllxhani (92%), dredhëzat (91%) dhe bostani (93%).

salus
Na ndiqni
Të rejat e fundit vijne në inbox tuaj
ipazar
living
Jeta sot është bërë shumë dinamike. Për të qenë në trendin e kohës
(Cilën do të shihni me më shumë përparësi)



Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: a.k
ikub #:
 1
ORGANIZEM UJI
1006260044





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
kuyf
Para 24 muajsh  
  
shum super ky informacioni
+1     


Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme




digitalb
spitaliamerikan

as