amg
0 0
1
 

Tendencat e fundit të veshjeve


Kur mendojmë për plazhin, mendojmë gjithmonë për rroba banje dhe aksesorët e saj, por një element tjetër që ka rëndësi, është edhe veshja që duhet të zgjedhim në verë, veçanërisht në partyt verore.

16 Gsh
Burimi:

Sekrete Bukurie


kepuca

Pjesa më e madhe e verës kalon në plazh dhe kjo bën që koloret të jenë shumë të kufizuara, nuk mund të përdorim ngjyrat e errëta, por ato të hapura. Gjithashtu, edhe prerjet, modelet, materialet e veshjeve, janë të ndryshme nga ato që veshim në metropol.

Në party preferohen shumë minifundet ose fustanet mini. Këto të fundit kanë qenë shumë të përdorura dhe janë akoma. Materialet preferohen të jenë elastike, me lule dhe me ujëra, gjë që i jep dritë dhe kolor trupit.
 

 

 

 

 

Stolitë

Stolitë duhet përdorur në harmoni me ngjyrën e flokëve dhe të tenit, por edhe me formën e fytyrës. Femrave me ngjyrë bionde të argjendtë të flokëve dhe me ten ngjyrëçelur, më së miri u rrinë stolitë nga argjendi me gurë ngjyrë të trëndafiltë dhe të kaltër të çelur si dhe perlat me shkëlqim të trëndafiltë.

canta

Femrave me flokë ngjyrë të arit dhe me ten të bronztë u përshtaten floriri, stolitë me tone të portokallit si dhe metalet Femrave me ngjyrë të errët të flokëve e me ten të çelur, u përgjigjen stolitë e floririt dhe të argjendit, ndërsa atyre me flokë ngjyrë gështenje dhe me ten më të mbyllët, u përgjigjen floriri si dhe perlat me shkëlqim të xhamtë.

Fytyrat

Fytyra katërkëndëshe duhet që rruazat rreth qafës do të bëjnë që fytyra katërkëndëshe të duket më e shkurtër, ndërsa asaj me formë të shkronjës U do t’ia zbusin vijën e ashpër të mjekrës. Vathët duhet të jenë sa më të vegjël.

fytyra

Fytyra në formë zemre, kësaj forme i përgjigjen stolitë e shkurtra, vathët në formë të lotëve ose trekëndëshi, të cilat fytyrës do t’i japin baraspeshë.

Fytyra e rrumbullakët duhet që stolitë e gjata, fytyrës së rrumbullakët do t’i japin përshtypje pak më të gjatë, ndërsa vathët duhet të jenë të gjatë e të ngushtë.

Fytyra ovale, me këtë formë gati të gjitha stolitë rrinë bukur, ndërsa vathët mund të jenë në formë hallkash ose varëse.









ventus

IKUB ne Instagram


ilma




Sondazh
Vajza
(A ju pelqen trupi juaj?)





Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: khoxha
ikub #:
 1 1008160079





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
sabina
Para 36 muajsh  
  
shume nice
+1     


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

as
spitaliamerikan