Mjalti, lule basani dhe hudhra për ulcerës në bark    
Ende nuk dihet shkaku i vërtetë i shfaqjes së saj.
Nga Telegrafi 09 Sht
 
0
0

untitled

Por meqenëse ulcera në më të shumtën e rasteve është e pranishme te personat, që konsumojnë pije alkoolike, mendohet se mund të jetë kjo arsyeja pse ajo është më e përhapur te meshkujt. Njerëzve që vuajnë nga ulcera në stomak nuk u rekomandohet të pinë kafe. Konsumimi i saj do të ishte e dëmshme për shëndetin e tyre. Gjithashtu, nuk u këshillohet përdorimi i aspirinave. Njerëzit që konsumojnë alkool dhe që vuajnë nga kjo sëmundje duhet të tregojnë një kujdes të veçantë. Alkooli i marrë me aspirinën ose analgjetikë të ngjashëm rrit rrezikun për gjakrrjedhje nga stomaku.

Mjalti
Një prej mundësive të pakta që përdoret për kurimin e ulcerës në stomak është mjalti. Vetitë e tij kuruese janë të dukshme nëse ai përdoret të paktën 4 lugë çaji mjaltë në ditë. Ky përfundim u bë i ditur pas shpalljes së rezultateve të një studimi të kryer në Zelandën e Re. Në të morën pjesë më shumë se 2000 pjesëmarrës, në të cilin u vërtetuan efektet pozitive të tij. Mjalti kishte në përbërje të tij elementë, të cilët kishin efekte rigjeneruese, sidomos te plagët. Ai i pastronte ato dhe i mbronte nga infeksionet e ndryshme. Për kurimin e kësaj sëmundjeje shpesh mjalti mund të përdoret me lëngun e gjetheve të murrizit. Çaji këtyre gjetheve duke u përzier me një sasi mjalti duhet lënë për 24 orë në një enë dhe më pas pihet nga 1 lugë çdo mëngjes.

Lule basani
Lule basani është një nga bimët më të rëndësishme, që rekomandohet për kurimin e ulcerës në stomak. Çaji i përftuar nga zierja e kësaj bime në një përzierje me vajin e ullirit, lihet për rreth 40 ditë në një enë prej qelqi. Kur kjo masë të marrë një ngjyrë të kuqërremtë, atëherë mund të përdoret. Masa e krijuar në formë kremi mund të përdoret çdo mëngjes derisa ajo të japë rezultatin e dëshiruar.

Hudhra
Njerëzit që konsumojnë në masë hudhrën janë më pak të prekur nga sëmundja e ulcerës në stomak. Ky është një nga zbulimet e kohëve të fundit. Ajo ka veti dizinfektuese. Hudhra mund të konsumohet e gatuar, e njomë, por edhe e thatë. Në rastet kur ajo gatuhet, mundësisht jo shumë të butë, por më e mira do ishte të skuqet fare pak për të mos i humbur vlerat e saj.

Një tjetër mundësi që na sjell mjekësia popullore është përzierja e majdanozit, grëmit dhe mustaqeve të misrit. Lëngu i përftuar nga këto bimë pihet për 5-6 ditë. Pas kësaj përzihet një lugë piper i zi i bluar, 1 lugë sheqer, pak kinë e shtypur dhe vezë e rrahur. Me këtë përzierje bëhen tableta, të cilat pihen nga 3 në ditë. Edhe ky mjekim përsëritet për 6 ditë radhazi.
 






   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


Na ndiqni
Abonohu per artikujt me te fundit te Shëndeti dhe Fitness
raiffeisen
living
Sot ka platforma vendase për blerjet online
(A jeni të kënaqur me shërbimin dhe produktet që ofrojnë?)




Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: a.k
ikub #:
MJALTE
1009090055






Reklame
Pepsi


Reklame
Hako_0317
Reklame
spitali amerikan