marketkonekt
0 0
0
 

Per nje lekure te shendetshme


Që të dukeni e bukur duhet patjetër të ushqeheni mirë. Të hash mirë ju mban ju dhe lëkurën e freskët.

17 Sht
Burimi:

Sekrete Bukurie

5-2-142855_L

Më poshtë janë një numër ushqimesh që ju mbajnë në formë dhe që quhen ushqimet e bukurisë. Nëse konsumoni më shumë nga ushqimet e poshtëshënuara, lini duhanin dhe nuk vendosni në fytyrën tuaj kremra me përmbajtës të shprehur kimik dhe ato me faktor të lartë mbrojtës, atëherë fytyra juaj për një kohë të gjatë do ta ketë pamjen e njomë dhe të re.
 

Arrat
Janë ushqim i mirë kundër plakjes. Kanë përqindje të lartë të vitaminës E dhe ndihmojnë që lëkura të jetë e butë. Por mbani parasysh se duhet të hani pak pasi kanë kalori.
 

Aloe vera
Aloe vera bio është aleatja me e mirë për të parandaluar dhe luftuar të gjitha problemet e lëkurës. Produktet bimore të kësaj bime gjenden në forma të ndryshme në farmaci dhe sipas problemit të lëkurës zgjidhet preparati bimor që ju nevojitet.
 

Proteinat
Për të pasur thonj të fortë dhe kockën e fortë nevojitet marrja e proteinave. Një ndër produktet bimore parafarmaceutik që ndihmon në forcimin e thonjve është majaja e birrës në kapsula. Proteinat i gjeni tek mishi i pulës, te fasulet, te peshku ton.
 

Vitamina B
Ushqimet e pasura me vitaminë B i bëjnë flokët tuaj të ndritshëm. Të pasura me këto vitamina janë vezët, qumështi, perimet jeshile, qepa dhe kastraveci.
 

Peshku
Të hash peshk si salmoni do të thotë që ju keni marrë Omega-3, që ndihmon në hidratimin dhe ushqimin e lëkurës.
 

Zinku dhe kalciumi
Zinku gjendet te mishi i pulës, veza, ushqimet e detit. Edhe kalciumi ndihmon në pastrimin e lëkurës. Ai ndodhet te kosi, djathi me pak kalori dhe te qumështi. Këto ushqime jo vetëm që zbardhin fytyrën, por reduktojnë edhe rrudhat.
 

Vitamina C
Kjo vitaminë ndihmon në reduktimin e rrudhave. Vaji i limonit është një aleat shumë i mirë për të luftuar rrudhat e lëkurës. Kivi si frutë është më i miri për vitaminën C. Fruta të tjera që përmbajnë vitaminë C janë portokalli, mango, limoni, etj. Vitamina C dhe hekuri së bashku ndihmojnë që të largohet rrethi i zi te sytë.
 

Vitamina E
Kjo vitaminë është një antioksidante e fuqishme që jo vetëm largon helmet nga organizmi por parandalon edhe plakjen e parakohshme. Vaji i bajames është një produkt i pasur me shumë vitaminë E. Vitamina E është e njohur si një nga vitaminat që shmang djegien e lëkurës nga dielli. Nëse hani shumë pjeshka, bajame, domate do të keni vitaminën E në trupin tuaj.
 

6-142932_XL

Uji
Pini sa më shumë ujë të mundni. Uji ndihmon në largimin e toksinave nga trupi dhe ndihmon në freskinë e lëkurës.
Ai është një element shumë i rëndësishëm për organizmin dhe funksionimin e tij.
 

Domatja
Domatet përmbajnë antioksidantë, beta-karotin dhe vitaminë C. Hajeni domaten sa më shumë dhe ju do t’i merrni këta antioksidantë. E mira është që domatja të shoqërohet me pak vaj ulliri.
 

Molla
Molla ndihmon në largimin e materieve toksike nga organizmi dhe pasuron atë me shumë vitamina, sidomos kvercetin.
Për të pasur dhëmbë të mirë, hani mollë. Mollët janë një ushqim shumë i mirë edhe për duhanpirësit.
 

Karota
Është e pasur me beta-karoten, i cili e mbron lëkurën nga veprimet e dëmshme të rrezeve të diellit.
 

Dredhëzat
Janë të pasura me vitaminë C, e cila mes tjerash ndihmon në ndërtimin e kolagjenit (proteina kryesore e indit lidhor). Po ashtu përmbajnë acid elagik, i cili është i pazëvendësueshëm në luftën kundër kancerit dhe mbrojtjes së ADN.
 

Piperi i kuq
Përmban sasi të madhe të vitaminës C (dy herë më shumë se portokalli), e cila ndihmon në krijimin e kolagjenit dhe është përgjegjëse për tendosjen dhe fortësinë e lëkurës.
 

Rrushi
Rrushi përmban antioksidantë, të cilët i forcojnë kapilarët, pengojnë zgjerimin e venave dhe po ashtu ndihmojnë në ndërtimin e kolagjenit.
 

Qepa
Qepa është një nga burimet kryesore të flavonoidit (antioksidant) dhe kvercetinës, të cilët kanë veprime kundër inflamacionit dhe kundër alergjisë. Besohet edhe në dobinë e tyre për të penguar sëmundjet e zemrës dhe kancerit.
 

Peshqit
Përmbajnë acide yndyrore omega-3, të cilat janë miku më i mirë i lëkurës së thatë. Këto acide e zbusin edhe psoriazën (sëmundje e lëkurës) dhe pengojnë paraqitjen e njollave në lëkurë. Peshku i konservuar është po aq efektiv sa peshku i freskët.
 

Vaji i ullirit
Vaji i ullirit është shumë i shëndetshëm, i cili në kombinim me perime pengon paraqitjen e njollave në fytyrën tuaj.
 

Guackat
Përmbajnë zink dhe janë burimi i vërtetë i bukurisë, sepse zinku merr pjesë në ripërtëritjen e qelizave të lëkurës. Sidomos, preferohet te personat të cilët kanë lëkurë problematike, akne dhe procese tjera inflamatore në lëkurë.
 

Kumbullat e thata
Përmbajnë lëndë ushqyese të cilat i shuajnë radikalet e lira në gjak. Ndërsa, sa më pak radikale të ketë, aq më e vogël është mundësia që lëkura juaj t’i ngjajë kumbullës së thatë.






em





ilma




Sondazh
Këngëtaret e reja
(Performancat e tyre shoqërohen prej shumë të rinjsh dhe adoleshentë. Ata ndodhen aty se ju pëlqen?)




Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: akora
Lexuar: ikub #:
 0  1.945 1009170108





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

spitaliamerikan

dga