digitalb
0 0
1
 
Orgazma, ndjenja pushtuese   
Cfare ndodh gjate orgazmes ne trupin tone?
Nga ikub.al 23 Sht

Film-Review-Love-Happens__1253216711_8079

Fjala orgazem buron nga fjala greke “orga” qe do te thote pasion i vrullshem. Kjo ndjenje ndodh pas fazes se ngacmueshmerise se larte dhe zgjat disa sekonda. Behet fjale per per ndjenjen me intensive te kenaqesise qe mund ta perjetoje nje njeri. Pas kesaj stuhie sensuale pason nje faze e relaksimit, nje kenaqesi e brendshme dhe nje ndjenje lehtesimi.

Simptomat fizike te orgazmes

Te meshkujt: ejakulim dhe kontrahim te muskujve ne zonen midis organeve gjenitale dhe anusit. Te femrat: klitori, vagina, mitra dhe zona midis organeve gjenitale dhe anusit kontrahohen ne menyre te shtangur, thithkat e gjinjeve te forta dhe te ngritura. Te disa femra paraqitet edhe nje leng i tejdukshem ne te bardhe, dhe ketu behet fjale per ejakulim te femres ose orgazem i laget. Shume femra mendojne se ky leng eshte urine dhe ngurojne te derdhin ate gjate nje orgazme.

Te qe te dy gjinite, gjate orgazmes shpejtohet ritmi i zemres dhe zgjerohen enet e gjakut. Ekstaza e trupit ndikon qe te clirohen hormonet e lumturise, endorfinet. Keto dhurojne nje ndjenje relaksimi dhe kenaqesie.

Si shkaktohet orgazma?

Ne pergjithesi, orgazma shkaktohet sikur te meshkujt ashtu edhe te femrat, duke i stimuluar zonat erogjene me: paraloje, perkedhelje, seks oral, masturbim si dhe penetrim. Megjithate, gje qe nuk eshte sekrete, femrat arrijne me veshtire deri te ky kulminacion. Shkaqet per kete jane te ndryshme: shtypja e shoqerise mbi femren me shekuj te tere, ndikimi i edukimit, tabute intime si dhe njohurite e pamjaftueshme per trupin.

Si te vini me lehte deri te kulminacioni?

Garanci me e mire per te arritur nje orgazem eshte njohja e trupit personal. Trupi yne eshte i pajisur me numer te madh te sensoreve, te cilet mund te na shpiejne direkt ne qiellin e kenaqesise nese stimulohen si duhet. Por, sigurisht qe duhet te dime se ku gjenden keto burime te kenaqesise ne trupin tone. Masturbimi mund te ndihmoje shume ne zbulimin e ketyre mundesive per orgazem.

Njihni zonat e juaja erogjene prej me afer

Klitori- eshte kokeza qe gjendet ne krye e ne mes te buzeve te brendshme. Ka qasje te lehte dhe reagon shume ndjeshem ne prekje dhe perkedhelje. Duhet te kujdeseni qe te jete i laget dhe te stimuloni ate duke i nderruar teknikat gjegjesisht levizjet.

(Klitoriskrone-koka e klitorit, Klitorisvorhaut-lekura e klitorit, g.Lippe-buzet e medhaja, k.Lippe-buzet e vogla, Harnr.-kanali i urines, Hymen-himeni, Scheiden.-vagina).

Pika-G- gjithashtu nje zone erogjene,ndodhet rreth 4 cm nga hyrja e vagines, ne drejtim te barkut. Per te sensibilizuar kete vend keshillohet qe ta stimuloni me ane te trusjes (duke ushtruar shtypje mbi te) me gisht ose ndonje seks-loje. Duke ushtruar ne kete menyre mund ta zbuloni se cfare ju pelqen dhe ta ftoni partnerin tuaj per t’ju ofruar kenaqesi maksimale.

Orgazma femerore ne shifra

Dallohen orgazma klitorale dhe vaginale. E fundit, vaginalja, arrihet mjaft veshtire.

- 95% e femrave arrijne orgazme klitorale me ane te masturbimit. 45% eshte numri I I tyre I arritur me stimulim nga ana e partnerit.

- Vetem 30% e femrave perjetojne orgazme vaginale gjate penetrimit. Sipas seksologeve, orgazma vaginale eshte shume me pushtuese dhe intensive sesa ajo klitorale.

Multi-orgazmat

Meshkujt, pasi qe te arrijne kulminacionin, bijne ne nje faze te plogeshtise (faza e rimekembjes, ne te cilen nuk reagojne gjate stimulimeve). Ndersa femrat mund te arrijne orgazem shume here njepasnjeshem, pa rene ne kete faze te lartpermendur./yllpress/

salus
Na ndiqni
Të rejat e fundit vijne në inbox tuaj
ipazar
living
Jeta sot është bërë shumë dinamike. Për të qenë në trendin e kohës
(Cilën do të shihni me më shumë përparësi)



Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: a.k
ikub #:
 1
CIFT
1009230081





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
Ana
Para 37 muajsh  
  
Si eshte e mundur te arrihet gjate nje akti seksual disa here orgazma, cfare do menfoj mashkulli per kete!
+1     


Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme




digitalb
spitaliamerikan

as