Teknika frymëmarrjes për dhimbjet para lindjes   
Mbyllni sytë për një moment dhe përqendrohuni tek frymëmarrja juaj. Shikoni sa ritmike është ajo.
Nga Telegrafi 27 Sht
 
0
0

donne-incinte-un-po-distratte-ma-più-intelligenti

Mbushuni me frymë e bëni një pushim të shkurtër, para se të nxirrni frymën jashtë. Frymënxjerrja duhet të zgjasë gati tre herë më shumë dhe të jetë e thellë si frymëmarrje - deri sa mushkëritë të jenë "bosh". Kjo arrihet më mirë nëse nxirret fryma duke nxjerrë tinguj, p.sh. nëse artikulohet një A me zë të thellë. Para se të mbusheni përsëri me frymë, bëni përsëri një pushim të shkurtër.

Gjatë dhimbjeve është e rëndësishme që frymëmarrja të qëndrojë e njëtrajtshme. Duhet të përpiqeni të shmangni që frymëmarrja gjatë dhimbjeve shumë të forta të bëhet sipërfaqësore, jo e thellë. Përpiquni të merrni frymë me hundë e ta nxirrni me gojë. Goja duhet të qëndrojë e lirë dhe e qetë ndërsa nxirrni frymën. Gjatë dhimbjeve pini pak ujë që të mos thahet goja.

Nuk është dhe aq e thjeshtë të merret frymë rregullisht dhe gjatë frymënxjerrjes të qetësohesh, kur ndihen dhimbje të forta, kur je e lodhur dhe ke ndjesinë se dhimbjet zgjatën përjetësisht.

Në fazën e dytë të dhimbjeve (faza e lindjes) është momenti për të sjellë fëmijën në jetë.
Do të ishte më mirë nëse merrni frymë thellë menjëherë sa fillojnë dhimbjet dhe gjatë shtytjes, të nxirrni frymën ngadalë me një ffffff: kjo lehtëson. Në këtë mënyrë lehtësoni edhe fytin dhe mbani një ritëm të shëndetshëm të frymëmarrjes, që nga ana e vet e bën më efektive shtytjen. Nuk është ide e mirë që të mbani frymën dhe të shtyni sa më shumë që të jetë e mundur. Kështu i hiqni oksigjenin si vetes ashtu edhe bebit si dhe lodheni më shpejt.





Mode, bukuri, gossip ne aplikacionin qe i duhet cdo Shqiptari -  Shkarko My ikub


   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


Il Cammino
Na ndiqni
Abonohu per artikujt me te fundit te Nëna dhe fëmija
Instituto Italiano Di Cultura
MAX LED WALL Durres
Nëse nuk do të përbënin problem financiar
(Do të kryenit ndërhyrje estetike në trupin tuaj, apo të pranonit atë qe ju ka rezervuar fati?)

Bordo Revista
FILXHANI SOT

Njerëzit jo gjithmonë kane nevoje për këshilla, ndonjëherë k...
RECETA E DITES

Rizoto me ullinj
# FEMRAT

Lexo artikujt e fundit për femrat
LEXO HISTORINE TIME

Nuk meritoj kaq ftohtësi…


Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: a.k
ikub #:
LINDJE
1009270045









Reklame
Raiffeisen


Reklame
Allweb
Reklame
inTV