marketkonekt
0 0
0
 

Teknika frymëmarrjes për dhimbjet para lindjes


Mbyllni sytë për një moment dhe përqendrohuni tek frymëmarrja juaj. Shikoni sa ritmike është ajo.

27 Sht
Burimi:

Telegrafi

donne-incinte-un-po-distratte-ma-più-intelligenti

Mbushuni me frymë e bëni një pushim të shkurtër, para se të nxirrni frymën jashtë. Frymënxjerrja duhet të zgjasë gati tre herë më shumë dhe të jetë e thellë si frymëmarrje - deri sa mushkëritë të jenë "bosh". Kjo arrihet më mirë nëse nxirret fryma duke nxjerrë tinguj, p.sh. nëse artikulohet një A me zë të thellë. Para se të mbusheni përsëri me frymë, bëni përsëri një pushim të shkurtër.

Gjatë dhimbjeve është e rëndësishme që frymëmarrja të qëndrojë e njëtrajtshme. Duhet të përpiqeni të shmangni që frymëmarrja gjatë dhimbjeve shumë të forta të bëhet sipërfaqësore, jo e thellë. Përpiquni të merrni frymë me hundë e ta nxirrni me gojë. Goja duhet të qëndrojë e lirë dhe e qetë ndërsa nxirrni frymën. Gjatë dhimbjeve pini pak ujë që të mos thahet goja.

Nuk është dhe aq e thjeshtë të merret frymë rregullisht dhe gjatë frymënxjerrjes të qetësohesh, kur ndihen dhimbje të forta, kur je e lodhur dhe ke ndjesinë se dhimbjet zgjatën përjetësisht.

Në fazën e dytë të dhimbjeve (faza e lindjes) është momenti për të sjellë fëmijën në jetë.
Do të ishte më mirë nëse merrni frymë thellë menjëherë sa fillojnë dhimbjet dhe gjatë shtytjes, të nxirrni frymën ngadalë me një ffffff: kjo lehtëson. Në këtë mënyrë lehtësoni edhe fytin dhe mbani një ritëm të shëndetshëm të frymëmarrjes, që nga ana e vet e bën më efektive shtytjen. Nuk është ide e mirë që të mbani frymën dhe të shtyni sa më shumë që të jetë e mundur. Kështu i hiqni oksigjenin si vetes ashtu edhe bebit si dhe lodheni më shpejt.






em


empty

IKUB ne Instagram


ilma




Sondazh
Femrat e bukura në politikë
(Mendoni se bukuria është një element ndihmës ne realizimin e detyrës?)





Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: akora
Lexuar: ikub #:
 0
LINDJE
 3.789 1009270045





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

GlobeAlbania

digitalb