amg
0 0
2
 

Stop dhunes!


Dhuna në familje konsiderohet çdo formë sjelljeje kërcënuese, e dhunshme ose abuzuese, mes të rriturve që kanë qenë ose janë në një lidhje së bashku, mes anëtarëve të një familjeje, ose mes njerëzish të tjerë të cilët jetojnë ose kanë jetuar në të njëjtën shtëpi, pavarësisht nga gjinia ose seksualiteti i tyre.

20 Tet
Burimi:

Telegrafi

31581_386757035414_174689195414_4156614_873835_n

Gratë dhe vajzat rezultojnë se janë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje. Ka gra të cilat dhunohen dhe nuk tregojnë, mendojnë se ky është fati i tyre dhe duhet ta pranojnë. Por ka dhe nga ato të cilat e denoncojnë dhunën. Nuk lejojnë që të cenohet e drejta e tyre, madje edhe “ekzistencën“ e tyre. Kjo ndodh kryesisht me gratë të cilat kanë një farë arsimimi, kanë një mbështetje, ndërsa në periferi, në zonat rurale janë të pakta vajzat apo gratë që bëjnë një gjë të tillë për të mos thënë fare. Sipas tyre kjo sakrificë bëhet për hir të fëmijëve, për të mos shkatërruar familje, por ato nuk mendojnë apo më saktë nuk duan të çojnë nëpër mend që edhe fëmijët e tyre të dhunshëm do të rriten përderisa jetojnë në të tilla kushte. Ato edukohen, rriten në një familje ku herë pas here përdoret dhunë. Dhuna në familje është një nga format e krimeve më pak të raportuara dhe zakonisht konsiderohet si një çështje private.

Format e dhunës në familje

Dhuna fizike, e cila fillon nga format më të lehta të saj për të arritur deri në ato më ekstremet. Përgjithësisht kjo formë e dhunës takohet te gratë pas disa vitesh martesë (2-3 vjet). Por nuk duhet përjashtuar këtu edhe dhunën që fillon më herët se kaq. Dhuna fizike përfshin: goditje, gërvishtje, mbylljen në shtëpi, goditje me sende të forta, kërcënim me thikë apo me armë të tjera, tentativë për vrasje e deri në formën më të rëndë vrasjen. Kemi dëgjuar shpesh në media “burri vret gruan për shkaqe xhelozie”, më e rëndësishmja është se mënyrat e vrasjes janë nga më mizoret, me sëpatë, me thikë, etj. Forma të dhunës fizike janë edhe përpjekjet për të kontrolluar e monitoruar lëvizjet e gruas. Gratë që dyshohet se nuk janë “korrekte” në marrëdhëniet bashkëshortore shpesh bëhen viktima të formave ekstreme të dhunës fizike.

Dhuna psikologjike përfshin talljet, kërcënimet, ndjekjen nga pas, mohimin e hapësirës për të marrë vendime, ndalimin për të dalë me shoqërinë madje edhe vetëm, kritikën e vazhdueshme ndaj kulturës, sharjet në shtëpi dhe në publik, ngarkimin me faj për çdo gjë që shkon keq, kontrollin ndaj veshjes dhe gardërobës. Kjo formë e dhunës është e hasur pothuajse në të gjitha familjet. Ndalimi për të dalë me shoqërinë, për të shkuar në punë është një nga arsyet e përdorimit më të shpeshtë të kësaj forme dhune. Sipas mendimit të shumicës së burrave gratë janë të destinuara për të qëndruar në shtëpi, të jenë amvisa të mira dhe të merren me rritjen e fëmijëve.

Dhuna seksuale përfshin marrëdhënie seksuale me forcë, trajtimin e partneres si objekt seksual, detyrimin për te realizuar marrëdhënie në forma të padëshiruara dhe të papranueshme për partneren. Në vendin tonë denoncimi i kësaj dhune është i vogël.

Përse përdorin dhunë meshkujt?
Shumë akte të dhunës nga ana e meshkujve janë një shenjë e dobësisë, pasigurisë dhe mungesës së vlerësimit për veten, të kombinuara me një kapacitet për dominim verbal ose fizik dhe një ndjenjë se ata duhet të jenë superiorë dhe të kontrollojnë gjithçka.
Gra, sfidoni ata burra që përdorin dhunën.






register


ventus

IKUB ne Instagram


ilma




Sondazh
Vajza
(A ju pelqen trupi juaj?)





Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: akora
ikub #:
 2
FAMILJA
1010200079





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
argjenti
Para 36 muajsh  
  
Per cdo gje mund te shkruani tek info@ikub.al
     
LORIZA
Para 36 muajsh  
  
ju lumte komplimente doja nje adrese tuajen per te komunikuar me ju eshte vertete teme interesante dhe forma se si ju e keni shkruar eshte shume e sakte.Une jam marr nje here me nje teme te tille por me raste te verteta ne mrd menyrat e reja te disiplimit edhe ju e keni afersisht si ajo .BrAVO KENI SHPREHUR REALITETIN
     


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

as
spitaliamerikan