amg
0 0
0
 

Kercimi i duhur per ty


Valsi dhe tango jane kercime te cilat synojne ne rregullin e qendrimit, ndersa ato latino-amerikane ndihmojne te digjni kalori.

21 Tet
Burimi:

ikub.al

dirty-dancing#AD1224

Ritem, fantazi, energji, kercimi eshte nje instikt natural i cili na ben te ndihemi mire. Per te qendruar te qete dhe per te larguar stresin mjafton te fusni diskun e duhur dhe te leshoni veten ndaj muzikes. Nje kurs kercimi mund te praktikohet nga te gjithe, duke filluar te mesoni hapa te lehta koreografie. Ne fillim eshte mire qe partneri i kercimit te jete nje i panjohur, mbi te gjitha nese jeni ne hapat e pare, pasi ne leksion nuk duhet te keni njohje konfideciale me balerinin, pasi keshtu ai mund te behet me kritik dhe si pasoj ju mund ta merrni punen me seriozisht duke mesuar hapat ne menyren me te mire. Cdo kercim eshte i shoqeruar nga muzika te ndryshme, nga levizje te vecanta dhe eshte mire te njihni karakteristikat e cdo kercimi, me pas mund te zgjidhni ate qe preferoni dhe eshte me i pershtatshem per ju.

Valsi dhe tango synojne ne rregullin e qendrimit ndersa ato latino-amerikane ndihmojne ne djegien e kalorive dhe ne tonifikimin e muskujve fal ritmit te muzikes. Femrat shtatezena mund te kercejne qetesisht belly dance pasi kjo forcon pjesen e abdomenit. Nje element tjeter i rendesishem eshte i futur brenda muzikes eshte prezenca e toneve, sa me i ulur te jete toni bas aq me shume muzika ju qeteson, ne te kundert me ritmet e larta si ato te latino-amerikane apo karaibike, te cilat te shtojne adrenalinen, dhe ritmin kardiak.

Te shohim se cilat jane kercimet kryesore dhe aksioni i tyre ne te mire te shendetit.

- Valsi: I pershtatshem per balerin ekspert, kerkon nje qendrim korrekt me shpinen drejt. Eshte nje kercim i duhur per te korigjuar difektet ne qendrim te shtylles vertebrale, forcon muskujt dhe eleminon tensionin e mbledhur ne zonat lumbare dhe cervikale.

- Slow Fox trot: Mund te debutohet nga amator dhe balerin ekspert, ndihmone ne koordinimin e levizjeve te trupit dhe te mbani ne menyre korrekte qendrimin.

- Belly dance: Fal levizjeve te vecanta te ketij kercimi, aktivizohen muskuj te cilat rralle here perdoren, zbllokon pelvisin(legenin e trupit), permireson qenrimin dhe qarkullimin e gjakut, eshte i nevojshem per te stimuluar muskujt pelvik, ky lloj kercimi ndihmone te zbuloni feminilitetin. Eshte i rendesishem per te eleminuar depresionin nga menopauza.

- Hip-Hop: Ky kercim ka lindur ne Amerike dhe pikerisht ne New York dhe ka ne vetvete nje ser stilesh kercimi si: "breakdance" ose "locking". Levizjet jane shume te nevojshme per shendetin e trupit, keshtuqe ndihmojne per te shkrire dhe forcuar muskulaturen, per te permiresuar rezistencen kardiake dhe te digjni shume kalori.

- Kercimet latino-amerikane: Mund te kercehen si ne grup ashtu dhe ne cift, kane nje ritem gjallerues qe te transmeton nje energji pasionale. Levizjet e ketij kercimi ndihmojne te forconi kembet dhe muskjut gluteal. Perseritja e levizjeve preciza stimulon koordinimin dhe perqendrimin e balerineve.

- Cha Cha Cha: Leshon muskujt dhe permireson koordinimin, mund te praktikohet nga te gjithe.

-Rumba: Nje kercim i thjeshte qe mund te interpretohet nga te gjithe, tonifikon muskujt, dhe eshte nje antistres shume i mire.

- Samba: Eshte nje kercim argetues i cili ndihmone te digjni yndyrnat dhe te tonifikoni glutealet, kembe dhe belin.

- Merengue: Eshte nje kercim cift, sensual dhe pasional, i lindur per te joshur femren, i cili mund te kercehet ne versionin domenikan"njeri perball tjetrit" ose te bashkuar. Te kercesh merengue ben mire per muskujt e kembeve, frymemarrjes dhe permireson koordinatat.






register


ventus

IKUB ne Instagram


ilma




Sondazh
Vajza
(A ju pelqen trupi juaj?)





Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: akora
ikub #:
 0
PASIONI
1010210013





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

as
spitaliamerikan