digitalb
0 0
0
 
Tre stile flokesh   
Flokët tërheqin vëmendjen ndaj fytyrës, prandaj duhet të kujdeseni më shumë për to pa marrë parasysh modën dhe stilin, ata gjithmonë duhet të jenë të pastër dhe mirëmbajtur
Nga Telegrafi 16 Nën

foto-1tre

Këtë vjeshtë gjithçka është në shenjë të spikatjes së feminitetit, kështu që më modern është stili i flokëve të dredhura pak kështu do të keni një dukje të zakonshme romantike, por me shumë përkushtim. Meqenëse aktualisht stili më modern i formës retro të flokut është në përputhje me këtë stil të vjetër dhe modern. Moderne janë stilet retro të flokëve që na kujtojnë romantikën dhe dukjen e pafajshme.

Topuz
Stili i flokëve në formë të topuzit është trend që vazhdon qysh nga vera e kaluar dhe do të jetë i pranishëm edhe këtë vjeshtë. Ky stil i thjeshtë bëhet vetëm për disa minuta. Nëse gjatë verës moderne ishin topuzet e ngritura lartë, tani vendosini të bëni një topuz mesatar dhe elegant. Për të arritur këtë dukje interesante mund të thurni një gërshetë. Ktheni gërshetën dhe do të keni një stil elegant dhe modern të flokëve tuaj.

Bishti
Bishti është stili më i thjeshtë dhe shpëtim për “ditët dhe jo aq të mira” të flokëve. Kjo paraqitje që kohëve të fundit ishte shumë prezent në javët e modë është e të gjithë kohërave. Bishti kujton brishtësinë dhe pafajësinë. Një stil retro interesant i flokëve që kërkon vetëm disa minuta të qëndroni para pasqyrës. Gratë më të moshuara që dëshirojnë të kenë këtë stil të flokëve duhet të jenë shumë të kujdesshme që të mos e shtrëngojnë të gjithë flokët, por pranë fytyrës të lëshojnë vetëm disa fije, sepse në të kundërtën nëse floku është shtrënguar shumë i thekson akoma më shumë rrudhat në fytyrë.

Flokë të dendur të ngritur lartë
Ky stil krejtësisht është retro stil i flokëve. Ju duhet më shumë kohë për ta bërë këtë, mirëpo pasi ta keni përforcuar me llakun për flokë, nuk duhet më të kujdeseni për të. Në fillim flokët duhet të krihen mirë që në rrënjë dhe më pas të përforcohet me llak. Një grua me një stil të këtillë flokësh duket tërheqëse dhe jo e zakonshme, prandaj këtë stil jua rekomandojmë sidomos kur dilni në mbrëmje.

salus
Na ndiqni
Të rejat e fundit vijne në inbox tuaj
ipazar
living
Jeta sot është bërë shumë dinamike. Për të qenë në trendin e kohës
(Cilën do të shihni me më shumë përparësi)



Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: a.k
ikub #:
 0
FLOKE STIL
1011160041





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme




digitalb
spitaliamerikan

as