ebuy.al
Alexa Alexa
0 0
0
 

Komunikimi prind-fëmijë


Të jetosh mes të qeshurave do të thotë të jetosh me mencuri dhe kjo është gjëja më e mirë që na japin fëmijët, të rriturve u takon ta përkrahin ndjeshmërin e tyre dhe komunikimin me cdo gjë që ndonjëherë të rriturit nuk mund ta shohin.

02 Dhj
Burimi:

ikub.al

padre-e-figlio

Kur lindim, jemi të lirë prej paragjykimeve dhe kemi një vizion të veçant që na shoqëron gjatë gjithë fëmijëris sonë, deri në momentin kur një i rritur na mëson një realitet ndryshe nga ai që mendonim se ishte jeta dhe bota. Është e rëndësishme të kuptojmë që fëmijët janë qënie speciale, me shumë ndjeshmëri që të rriturit duhet ta ushqejn më shumë, duke i dëgjuar me zemër për të kuptuar më shumë prej tyre. Fëmijët janë në gjëndjë të thonë atë që u pëlqen, na flasin për gjëra që ne shpesh  nuk i kuptojm si për jetë të tjera, apo për atë që kanë qënë në jetët e tyre të mëparshme. Por, gjatë rritjes për shkak të ndikimeve të jashtme, fëmijët e humbasin këtë ndjeshmëri duke e zëvendësuar me mendime racionale, duke besuar vetëm atë cka mund të vërtetojnë.

Komunikimi me fëmijët është pika thelbësore. Te kapësh vëmëndjen e fëmijëve dhe tua shpjegosh gjërat në një mënyrë  që të jenë sa më të kuptueshme për ta. Pra, tju flasësh fëmijëve nuk është e veshtirë, ekziston gjithmon një mënyrë që ti bësh të të dëgjojnë.
Komunikimi me fëmijët kerkon që të jesh i hareshëm dhe entuziast dhe kur është e nevojshme duhet të kesh gulimin e duhur që gjithsesi nuk është agresiviteti.

Komunikimi një proçes kompleks

Kur flitet për komunikimin te fëmija, duhet të dimë që kemi të bëjmë me një proçes kompleks që përfshin të paktën tre sisteme: fëmija, gjuha, konteksti i marrjes së gjuhës.
• Fëmija është “një qënie që kupton” dhe që ka disa mekanizma e potenciale, si p.sh.  sistemi nervorë, aparati i frymëmarrjes, vëmëndja selektive për tingujt, proceset konjitive etj. Pozicioni inatist, i shprehur fillimisht nga Noam Chomski pohon se ka një mekanizëm të lindur në marrjen e gjuhës dhe një pjekje biologjike që e favorizon atë.

• Gjuha është “një sistem që duhet të mësohet”; ajo ka nivele të ndryshme që po të mësohen në mënyrë të ndërvarur mund të analizohen në mënyrë të dallueshme. Ka disa disiplina që studiojnë këto nivele të ndryshme, si p.sh. fonologjia, morfologjia, semantika, sintaska etj.

• Konteksti i marrjes së gjuhës: komunikimi është i gjithë proçesi i marrjes dhe i përdorimit të gjuhës në një mjedis specifik komunikativ dhe në një mjedis specifik kulturor (historikisht dhe shoqërisht i përcaktuar). Kjo është teza e L. Vigotskit, e mbështetur pastaj nga Bruner. Konteksti i marrjes së gjuhës tek fëmija, është i formuar nga diada nënë-fëmijë dhe nga skema e rregullt ciklike që vendoset mes tyre.

Ndërsubjektiviteti primar dhe ndërsubjektiviteti sekondar

A. Ndërsubjektiviteti primar
Mes nënës dhe fëmijës zhvillohet një lloj bisede primitive që Schaffer e quan pseudo-dialog. Me fjalë të tjera nëna dhe fëmija kanë një shkëmbim që quhet ndërsubjektivitet primar në të cilin shkëmbimi nuk është i qëllimshëm dhe është i qendërzuar mbi pjesmarrësit, pra vetëm mbi diadën nënë-fëmijë dhe jo mbi realitetin e jashtëm. Sipas Bruner që mbështet tezën integracionaliste ( ndërthurjen mes tezës inatiste të gjuhës së lindur dhe tezës sociokulturore e ndërtimit të gjuhës), fëmija duket se ka katër aftësi konjitive:

• Caktimi i një qëllimi: fëmija duket sikur vepron në mbështetje të një aktiviteti të drejtpërdrejt dhe të një qëllimi;
• Kompromisi: fëmija duket sikur përshtatet në komunikim;
• Sistematika: fëmija duket se ka një rregull dhe një shkallë të lartë sistematike në veprime;
• Abstragimi: fëmija bënë shumë gjëra nëpërmjet kombinimit te pak veprimeve.

Fëmija arrin shpejt rezultate të larta me pak veprime të kombinuara sëbashku. Mbi këtë formë “shkëmbimi primitiv” strukturohet gjuha dhe komunikimi. Shkëmbimi është një situatë ballë për ballë: të sapolindurit e dinë që fytyra, buzëqeshja dhe shprehitë e nënës janë të lidhura me ta. Dalë-ngadalë, kapja e shikimit bëhet tërheqje e vëmëndjes drejt një objekti të jashtëm (nga diada kalohet në një objekt të tretë). Edhe i rrituri ndryshon sjelljen e tij. Në fazën e parë mbanë fëmijën me fytyrë nga ai me pozicion ballor. Në fazën e dytë i rrituri orienton fëmijën drejt objekteve të jashtme.

B. Ndërsubjektiviteti sekondar
Rreth moshës 10-12 muajsh, komunikimi bëhet i qëllimshëm: shkëmbimi përfshin dhe realitetin e jashtëm. Në veçanti orientohet mbi objekte ose veprime që fëmija do të përmbushë. Gjestet zhvillohen paralelisht me vokalizimet dhe janë tregues të zhvillimit të fëmijës. Gjestet përfshijnë nivele të ndryshme, si:
• gjesti tregues, për të treguar apo kërkuar
• gjesti njoftues, për të shpallur
• gjesti përfshirës, që do të thotë ( më jep, merr, shiko)

Gjuha e nënës

Mënyra se si flet nëna me fëmijën ka karakteristika të veçanta në të gjitha gjuhët, sepse ka funksione specifike. Timbri është i lartë, toni rritës ( ju jepen rëndësi pjesëve finale ), shqiptimi i ngadaltë. Përdoren fjalët kyqe; seleksioni leksikor iu jep përparësi fjalëve që janë etiketa të përgjithëshme, që përfshin pjesën më të madhe të karakteristikave më të dukshme. Sintaksa është e thjeshtëzuar, në sensin që zakonisht përdoret veta e tretë, përdoren më shumë emra sesa folje. Fjalitë janë më shumë pohuese sesa mohuese, më shumë aktive sesa pasive. Strukturat e fjalive janë homogjene dhe të rregullta. I rrituri ka gjithmon një funksion mbështetës dhe riforcues. Ai flet duke përshkruar veprimin që po bën, ose duke përshkruar objektin mbi të cilin po vepron, por gjithmon duke mbajtur një shkëmbim aktiv me fëmijën. Nëse fëmija tregon një objekt, I rrituri interpreton, bën lidhjen me kontekstin dhe përmbush dëshirën e fëmijës.

Zhvillimi i gjuhës tek fëmija

• Në muajin e 6-të fëmija shprehet me fjalën e vetme që përmbledh një fjali të tërë, ose siç quhet ndryshe holofraza.
• Në muajin e 12-të kemi një zhvillim leksikor dhe semantik, me një pasurim të fjalorit që përdoret në mënyrë pasive dhe aktive.
• Në muajin e 18-të (+\- 4 muaj ) kemi një zhvillim të madh të fjalorit dhe fillon zhvillimi i gramatikës me kuptimin e 100 fjalëve dhe prodhimin e 2 fjalëve. Faza e fjalisë me 2 fjalë duket se ndodh në të gjitha gjuhët dhe ky është një argument në mbështetje të tezës inatiste.
• Në muajin e 24-rt fëmija arrin të shprehë fjali të thjeshta me kryefjalë-folje-kundrinor.
• Në muajin e 36-të fëmija shprehet me fjali të përbëra ( me 2 folje) dhe në moshën 4 vjeç me fjali të bashkrenditura.
 

Gjuha  egocentrike

Si Zhan Piage, ashtu edhe Lev Vigotski kanë vënë re se fëmija ka një riprodhim të gjuhës krejtësisht specifike. Sipas Piage, gjuha egocentrike është baza strukturore e të folurës së më vonshme. Ai e lidh gjuhën egocentrike me faktin që fëmija ka një të menduar egocentrik deri rreth moshës 7 vjec, pas kësaj moshe gjuha egocentrike zhduket dhe zëvendësohet me gjuhën e socializuar. Vigotski mendon se edhe gjuha egocentrike është njësoj me gjuhën e socializuar, që tranformohet më vonë në gjuhën e brëndëshme.

Shtrirja gjuhësore

Injacio Mate Blanko thekson faktin se në zhvillimin e gjuhës janë të përfshirë proçese shumë komplekse me ndërhyrje të mëdha mes anës logjike dhe asaj emocionale. Ndërhyrjet reciproke janë edhe shkaku i gabimeve logjike dhe keqkuptimeve. Në lidhje me këtë problem I.M.Blanko shprehet se ka vetëm një zgjidhje: shtrirja gjuhësore ose përgjithësimi gjuhësor-komunikativ, zhvillimi i leksikut dhe i të folurës për të analizuar, shpjeguar, sqaruar dhe dalluar anët emotive nga ato logjike. Ndërsa Brunes mendon se, të gjitha proçeset e mësimit kanë të bëjnë me ndërtimin e një gjuhe të përshtatshme me fenomenet, ndërsa studiohet në mënyrë analitike situata socializuese mes grupeve të moshatarëve apo të të rriturve, që kryejnë detyrën e tyre  të transmetimit të dijeve. Proçesi i analizës është pikërisht zhvillimi i një të foluri analitik personal, në gjëndje që të pasqyroj në mënyrë të pasur dhe koherente proçeset e analizuara.

Faktorët e zhvillimit komunikativ

• Empatia
Niveli i parë empatik ka të bëjë me kapjen e vëmendjes së fëmijes dhe stimulimin e deshirës së tij për të ndenjur me ne. Fëmija fillon të përdor gjuhën e trupit: të qeshë, të prodhojë gjëra të lezetshme dhe jo të zakonshme, të hapi krahët, të përplasë duart etj.

• T’i lihet fushë e lirë fëmijës
Sjellja e të rriturit influencon mënyrën se si ndërvepron fëmija. Duhet të  kemi një sjellje marrëse, duke i lënë fëmijës hapësirën dhe kohën për të ndërvepruar në mënyrë aktive pa e mbytur me pyetje të shumta.

Të kënaqemi edhe ne
I rrituri duhet të përfshihet aktivisht në lojën e fëmijës, në mënyrë që jo vetëm të kënaqë fëmijën por edhe të kënaqet vetë.

Të dimë të rrijmë në heshtje
Është e vështirë të rrimë në një gjendje heshtjeje, situatë në të cilën gjendemi shpesh me fëmijët me probleme gjuhe. Tendenca natyrore është mbushja e hapësirave boshe me fjalë pa pasur parasysh që po flasim në vend të fëmijës.

Krijimi i një “baze të sigurtë”
Kush hyn në marrëdhënie me fëmijen mund t’i krijoj atij një “bazë” me të cilën e ndihmon të eksplorojë mjedisin përreth. Sic e shpjegon Bowlby, në teorinë e tij të atashimit në lidhje me marrëdhënien nënë-fëmijë, edhe në këtë rast nuk mund të ketë një eksplorim të vlefshëm nëse fëmija nuk ndihet i sigurtë me njeriun që e mbështet.

• Të mbështesim iniciativën e fëmijës
Ti lëmë fëmijës iniciativën duke thjeshtëzuar takimin mes aktivitetit të tij dhe qëllimit të të rriturit; në këtë mënyrë shtohet mundësia e një aleance të mirë me fëmijën. Nëse do të jetë ai që do të marrë iniciativën do të kemi një mundësi më të madhe për arritjen e rezultateve pozitive sepse do të jetë i interesuar të rrijë me ne. Kur ne t’i përgjigjemi ndërmarrjeve të tij do t’a ndihmojmë ti zhvillohet sensi  i sigurisë.

• Të heqim dorë nga prirja egocentrike
Fëmija që mëson me ne është një qënie unike që është në një moment vendimtar të zhvillimit të tij konjitiv, linguistik, afektiv. Momenti i tij zhvillimor  është i ndryshëm nga ai i të rriturit dhe është e nevojshme një formë përshtatjeje nga të dyja palët për të pasur një komunikim efektiv. Duhet që i rrituri të shkëputet nga vizioni i tij adulto-centrik dhe të deportojë ne botën e fëmijës. Për të bërë këtë mund të ndihmohemi nga vetë fëmija dhe nga ajo që njohim për të. Duhet të ekuilibrojmë nivelin e përgjithshëm të fëmijës në mënyrë që mos ti kërkojmë tepër ose tepër pak dhe te favorizojmë pjekjen e perbërësve të gjuhës mbi të cilën po punojmë./panorama/




hygeia655x90




Dermatologji
Sekreti për duar rinore dhe të bukura
Mos neglizhoni me kujdesin ndaj duarve tuaja.
Pyet Dermatologun







Sondazh
Cfare mendimi keni per depilimin lazer?





Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: akora
Lexuar: ikub #:
 0
FEMIJE PRINDER
 3.061 1012020045





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


Kerkoni Gjeni Prona









| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme




Spitali Amerikan