digitalb
0 0
0
 
Rregullat e reja se si te humbasim kilet e teperta   
Dietat me pak karbohidrate ishin te famshme ne kohen kur u promovua Dieta e Atkinsit.
Nga Infoalbania 08 Jan

dieta

1. Rregulli i vjeter: Evitoni marrjen e karbohidrateve

Dietat me pak karbohidrate ishin te famshme ne kohen kur u promovua Dieta e Atkinsit, por me kalimin e kohes u konstatua se nje regjim i tille dietal eshte veshtire te mbahet. Per me teper, personat qe, per te njejtin interval kohor, kishin konsumuar sasi te matura te karbohidrateve, ishte pare se kishin humbur deri ne 5 kg me shume, krahasuar me ata qe kishin evituar plotesisht ushqimet e tilla.

- Rregulli i ri: Te ushqyerit e matur

Konsumoni pese shujta te vogla te dritherave ne dite. Keshtu, sipas fjaleve te dr. Marion Veter, drejtorit te Qendres per peshe dhe crregullime te ngrenies ne Pensilvani, do te siguroni energji shtese si dhe fibra te dobishme ushqimore.

2. Rregulli i vjeter: Mos konsumoni te kuq te vezeve

Sipas studimit te Universitetit britanik “Surrey”, njerezit qe gjate 12 javeve kishin konsumuar 2 veze ne dite, kishin humbur po aq kile, sa edhe njerezit qe nuk kishin konsumuar fare veze. Perqindja e kolesterolit ne veze eshte teper e vogel, krahasuar me ate qe gjendet ne mish.

- Rregulli i ri: Mos perjashtoni perberesit e rendesishem ushqimore

Gogeluqet e vezeve permbajne proteina, kalcium dhe hekur. Hani me mase edhe pse jeni ne diete, duke zvogeluar ushqimet qe permbajne mish te perpunuar.

3. Rregulli i vjeter: Hani tere diten nga pak

Gjate dekades paraprake besohej se grimcimi i ushqimit gjate tere dites ndikon ne zvogelimin e apetitit. Por, nje studim i ri kanadez konfirmon te kunderten – nuk eshte verejtur ndonje dallim ne humbjen e peshes te femrat qe kishin grimcuar tere diten ushqime, me ato qe nuk e kishin bere nje gje te tille.

- Rregulli i ri: Hani kur t’ju pershtatet

Hani sa here qe t’ju pershtatet. Me rendesi eshte qe te mos e tejkaloni numrin e preferuar te kalorive ditore, si dhe t’i kushtoni kujdes vleres ushqimore te ushqimeve qe i merrni.

4. Rregulli i vjeter: Pa ushqime ne mbremje

Nese doni te humbni ne peshe, me se shumti ka rendesi se cka hani, e jo kur hani. Metabolizmi punon gjate tere kohes, prandaj edhe nese hani darke te shendetshme ne oren 22:00, nuk do te keni kurrfare pasojash per vijen e trupit.

- Rregulli i ri: Kujdes ndaj kalorive, e jo ndaj ores

Hani kur te keni uri, por keni kujdes qe gjesendet ushqimore te jene te fresketa dhe te shendetshme. Nuk duhet te prisni derisa t’ju kape uria e madhe, meqe me ate rast do te hani me shume sesa qe eshte e nevojshme dhe e lejueshme.

5. Rregulli i vjeter: Pershendeturi njehere e mire me embelsirat

Kerkuesit shkencore nga Universiteti “St. George” ne Londer kane konstatuar se, nese hiqni dore plotesisht nga ndonje lloj ushqimesh, psh nga embelsirat, apo brumerat, deshira juaj vetem eshte ndrydhur dhe, heret a vone, do te filloni qe t’i hani ato ushqime, bile duke e tepruar.

- Rregulli i ri: Qeraseni veten here pas here

Hani ushqimet tuaja te preferuara ne shujta te vogla. Nese nuk mund te hani sa te doni, atehere te pakten qeraseni veten kohe pas kohe me sasi te vogla te ushqimeve qe ju pelqejne aq shume, qofshin ato edhe te atyre llojeve qe ndikojne ne shtimin e peshes.

salus
Na ndiqni
Të rejat e fundit vijne në inbox tuaj
ipazar
living
Jeta sot është bërë shumë dinamike. Për të qenë në trendin e kohës
(Cilën do të shihni me më shumë përparësi)



Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: a.k
ikub #:
 0
KILOGRAM PESHA
1101080055





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme




digitalb
spitaliamerikan

as