Lindja e parakohshme   
Çfarë është lindja e parakohshme?
Nga ikub.al 04 Shk
 
0
0

Kur të keni kontraktime të rregullta të përcjella me zvogëlimin e qafës së mitrës dhe zgjerimin e saj, më saktësisht, me hapjen e gojës së mitrës, ku e tëra kjo ndodh para përfundimit të javës së 37-të të shtatëzanisë, atëherë mendohet se ka filluar lindja e parakohshme. Nëse lindni para javës së 37-të, foshnja juaj do të konsiderohet foshnje e lindur parakohe.

Një numër i vogël i lindjeve të parakohshme janë të shkaktuara me qëllim. Kjo ndodh kur mjeku juaj do të vlerësojë që gjendja juaj (apo e foshnjes suaj) do të rrezikohet me vazhdimin e shtatëzanisë, psh. tek preeklamsitë apo tek paraqitja e komplikimeve të shkaktuara nga mospërshtatja e grupeve të gjakut të prindërve, shtatëzanitë jashtë mitrës, etj.

Megjithatë, pjesa më e madhe e lindjeve të parakohshme fillojnë spontanisht. Një nga arsyet e lindjes së parakohshme mund të jetë jokompetenca cervikale, e cila paraqet hapjen dhe shkurtimin e qafës së mitrës spontanisht, pa paraqitjen e kontraktimeve.

Sa më afër javës së 37-të të jetë lindja, parashikimi që të jetë foshnja mirë dhe pa pasoja është më i madh. Lindja pas javës së 34-të, ka mundësi të mëdha që foshnja të jetë mirë. Nëse lindni para javës së 34-të, rreziku për foshnjen rritet, sa më e vogël të jetë shtatëzania. Mjeku juaj në këtë rast do të ju udhëzojë të merrni kortikosteroide, ilaçe të cilat ndihmojnë foshnjen që të bën zhvillimin e mushkërive dhe organeve tjera sa më shpejt dhe të pregatitet për jetën jashtë mitrës.

Çfarë e shkakton lindjen e parakohshme?

Meqë shkaktari i lindjes së parakohshme është shpesh i panjohur, egzistojnë faktorë të cilët mund të luajnë një rol të rëndësishëm në paraqitjen e tyre:

- Infekcionet e traktit gjenital, siç janë vaginosis bakterial, klamidia, trihomonas etj, mund të rrisin rrezikun për lindje të parakohshme. Toksinet që prodhojnë mikroorganizma mund të ndikojnë në fetuse. Gjithashtu, egzistenca e infeksioneve intra amniotike rrit rrezikun për lindje të parakohshme. Gjinekologu juaj, gjatë shtatëzanisë do të ju kontrollojë ndotjet dhe do të ju këshillojë terapi të përshtatshme, sidomos në rastet kur keni vuajtje.

- Placenta praevia, respektivisht placenta e cila është e vendosur pjesërisht apo plotësisht ashtu që mbyll daljen nga mitra, duke i pamundësuar foshnjes daljen. Vendosja e parakohshme e placentës në atë mënyrë është një arsye për lindje urgjente.

- Jokompetenca cervikale, respektivisht hapja dhe zvogëlimi spontan i qafës së mitrës pa paraqitjen e kontraktimeve, mund të jetë poashtu një shkaktar i lindjes së parakohshme.

- Mitra e madhe, sasia e madhe e lëngut amniotik mund të shpie deri tek lindja e parakohshme, me shtrirjen e mitrës jashtë kufijve që ajo mund të durojë para se të fillojnë kontraktimet duke u munduar të mbajë integritetin e saj./bebaime/





Mode, bukuri, gossip ne aplikacionin qe i duhet cdo Shqiptari -  Shkarko My ikub


   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
redon
Para 31 muajsh  
  
hahahaha
 


Rezidenca Alba
Na ndiqni
Abonohu per artikujt me te fundit te Nëna dhe fëmija
MAX LED WALL Durres
Xhelozia
(A jeni xheloze ndaj partnerit?)


Bordo Revista
FILXHANI SOT

Kur dashurojmë një person e mbrojmë atë nga dhimbja, nuk bëh...
RECETA E DITES

Bavareze me kajsi dhe krem jogurt
# FEMRAT

Lexo artikujt e fundit për femrat
LEXO HISTORINE TIME

Ndonjëherë më duket egoiste…


Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: a.k
ikub #:
FEMIJE LINDJE
1102040028









Reklame
Digitalb


Reklame
HarryFultz
Reklame
ventouris


Reklame
inTV