ebuy.al
Alexa Alexa
0 0
0
 

Rreziqet që fshihen në shtëpi


Tabletat e hekurit dhe shtesat e ngjashme të ushqimit që përmbajnë hekur janë të dedikuara për të rritur dhe janë helmimi më i shpeshtë i fëmijëve nga ilaçet.

19 Shk
Burimi:

ikub.al

Në këtë lloj helmimi është e vështirë të reagohet me kohë sepse fëmijëve së pari i përkeqsohet gjendja shumë e më pastaj duket sikur është përmirësuar, ku realisht mandej vie deri tek përkeqsimi i papritur. Për këtë, më së miri këto shtesa ushqimore (ilaçe) mbani të mbyllura nëpër dollape.

Në hekur të nxehtë për hekurosje zakonisht digjen fëmijët të cilët sapo janë mësuar të ecin, ndërsa 75 % të rasteve ndodhin pavarësisht nga mbikqyrja e të rriturve. Mjafton vetëm një moment pakujdesie që fëmiu të kap hekurin, me faktin që fëmijët nuk e dinë që duhet ta lëshojnë objektin e nxehtë nga dora, shpesh fitojnë djegje të shkallës së dytë, të cilat kërkojnë intervenim urgjent të mjekut. Me përfundim të hekurosjes, hiqni hekurin nga priza, lëreni të ftohet në ndonjë vend të lartë, ku fëmiu nuk mund ta kap. Keni kujdes që të mos e leni kabllon e hekurit të lëshuar poshtë sepse fëmiu mund ta tërheq.

Zhurma

Përveç që dëmton veshin, zhurma mund të ndikojë në zhvillimin mental të fëmijës dhe në aftësitë e të folurit. Zvogëloni zërin e TV-së, zgjedhni lodra dhe aparate të shtëpisë më të qeta. Zhurma është veçanërisht e rrezikshme gjer në moshën shtatë vjeçare, kur zhvillohet dëgjimi.

TV jostabil

TV-ja jostabile mund të rrëzohet dhe mund të lëndojë fëmijën. Fëmijët shpesh hidhen mbi orendi dhe kapin TV-në, këtë më së shpeshti e bëjnë fëmijët nga një gjer në tre vjeç. TV-në duhet përforcuar për orenditë apo muri dhe të mos i lejoni fëmijët afër tyre pa mbikqyrje.

Mobiliet e reja

Mobiliet e reja nga iverica lirojnë formaldehid, i cili irriton sytë, fytin dhe hundën, prandaj mund të shkaktojë sulm të astmës tek fëmijët e sëmurë./bebaime/




hygeia655x90




Dermatologji
Stërvituni për një lëkurën të re
Harrojini solucionet e shtrenjta kundër rrudhave, sekreti i një lëkure të re qën
Pyet Dermatologun







Sondazh
Cfare mendimi keni per depilimin lazer?





Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: akora
Lexuar: ikub #:
 0
FEMIJE
 2.967 1102190015





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


Kerkoni Gjeni Prona









| Shto tek te Preferuarat




Spitali Amerikan