marketkonekt
0 0
2
 

Si të kujdesemi për flokët?


Si të kujdesemi për flokët?

26 Shk
Burimi:

Sekrete Bukurie

Si të ngjaj si një manekin që performon nëpër sfilatat e modës? Si të realizoni formën e dëshiruar të flokëve, që propozojnë për këtë verë stilistët botëror?

1.Tretmandi që I nevoitet qimeve të kokës së njeriut

E rëndësishme është që flokët tuaj të jenë të jenë të gjata dhe të keni maskën ose kremin që shërben për forcimin e qimeve të kokës dhe njëkohësisht ky krem shërben për rreziqet që shkaktohen nga tharësit elektrik(fenirimi)ose pajisjeve që shërbejnë për drejtimin e flokëve. Pra kremi ose maska për flokë përdoret pasi të kemi pastruar kokën me shaponin adekuat. Maskën duhet ta shpërndajmë nëpër tërë sipërfaqen e kokës duke bërë masazh qimeve të kokës ku kohëzgjatja e masazhit duhet të jetë se paku 5 minuta dhe kjo masazh na ndihmon shumë në rimëkëmbjen e qimeve të kokës.

Flokët janë një pjesë shumë e rëndësishme e pamjes së jashtme. Prandaj dhe kujdesi për to duhet të jetë shumë i madh.

Si çdo gjë tjetër, edhe floku ka nevojë për ujë. Sa më e thatë të jetë një fije floku, aq më kollaj këputet ajo. Floku ka vetinë ta thithë vetë lagështirën që i nevojitet nga atmosfera. Numri i flokëve në kokë lëkundet nga 120.000-500.000. Ato ndodhen me shumicë në pjesën e prapme të kokës dhe me pakicë në pjesët e tjera. Gjatësia e flokut rritet normalisht 12-15 cm në vit, pra 1-1.5 cm në muaj. Rënia(shkëputja) normale e flokut duhet të jetë 100-200 fije në ditë.

Dëmtimet dhe faktorët që shkaktojnë dëmtimin e flokut si dhe kujdesi, trajtimi estetik i përshtatshëm.
Flokët janë qeliza të caktuara të organizmit të njeriut dhe quhen Keratinë. çdo fije floku është e mbështjellë me shtresa në formën e luspave dhe të gjitha këto japin pamjen e zakonshme të fijes së flokut, shëndetin dhe bukurinë e tij.
Gjithashtu, floku “dashuron ujin”. Një flok i bukur është floku me lagështirë. Nuk duhet të kemi një flok të thatë, ndaj dhe tregohet kujdes për të pasi edhe kushtet atmosferike ndikojnë jashtë mase në shëndetin dhe mirërritjen e tij. Edhe flokët pësojnë sëmundje dhe çrregullime organike, kimike të cilat lidhen me organizmin apo trajtimin estetik dhe mirëmbajtës që aplikojmë mbi to. Disa nga këto sëmundje janë:

1.Yndyra:Një nga sëmundjet më të rëndësishme të lëkurës së kokës e cila në qoftë se nuk luftohet menjëherë, çon në një moment të caktuar në rënien e flokut. Për të eliminuar rënien e tyre këshillohet përdorimi i shampos kundra yndyrës në mënyrë që të pengohet sekretimi i herëpashershëm i yndyrës. Për personat që kanë flok me shumë yndyrë, larja e flokut nuk duhet bërë me mollëzat e gishtërinjve por me gjithë sipërfaqen e pëllëmbës së duarve.

2. Zbokthi:është shtresë e qelizave të vdekura të cilat paraqiten mbi epidermë në formë pllakash dhe qëndrojnë mbi fijen e flokut, njëkohësisht bien mbi veshje. Këto s’janë tjetër veçse qeliza të vdekura, zbokth i thatë.

3. Ekziston edhe një tjetër lloji zbokthi, zbokth me yndyrë.
Zbokthi me yndyrë janë copëza të mëdha të cilat qëndrojnë mbi lëkurë dhe kur largohen nëpërmjet larjes së kokës, tërheqin edhe fije të flokut, shkaktojnë rënie të flokut. Në këtë rast duhet të tregohet më tepër vëmendje, trajtim i kujdesshëm dhe terapi e veçantë. Zbokthi me yndyrë konsiston si një nga sëmundjet më të rrezikshme sepse ndër të tjera krijon një erë të rëndë të lëkurës së kokës dhe një pamje jo të këndshme të flokut. Produktet kerastase kanë në përbërjen e tyre substanca për eliminimin e këtyre sëmundjeve. Shfaqja e këtyre sëmundjeve kryesisht konsiston në çrregullimet hormonale, karakteristikat e organizmit të individit, si dhe substancat ushqyese në të ngrënë luajnë një rol të rëndësishëm në përhapjen e tyre.
Për të gjitha tipet dhe gjendjet e flokut, asnjëherë nuk bëhet larje me thonj sepse shkaktohet acarim i epidermës.

4. Kur maja e flokut është e dobësuar, e ndarë më dysh, është një tjetër sëmundje e tyre, djegia (gr. Psolidha). Zakonisht shfaqet në flokë të hollë dhe të thatë. Shkaktohet nga përdorimi shpeshtë i tharëses dhe nga një krehje “ agresive” që ushtrohet mbi flokun. Në trajtimin e tyre hapi i parë është prerja, heqja e të djegurave dhe më pas të tregohet kujdes në ushqimin e flokut, trajtimin e tij.

Për ata që nuk duan të bëjnë një prerje të tyre dhe floku pëson një djegie kronike, në mënyrë të vazhdueshme gjatë gjithë kohës, atëherë bëhen trajtime specifike, me produkte mbrojtëse, duke filluar nga ampulat Aqua, shampo, kremra, deri tek maska e flokëve. Përdorimi i këtyre produkteve gjithmonë bëhet nën këshillimin e estetistit pasi çdo sëmundje, dëmtim apo çrregullim i flokut përcaktohet vetëm nga ky i fundit, për një trajtim specifik.

Normalisht flokët prishen nga tharësja, ajri i ndotur në përgjithësi i ambienteve dhe mikrobet e ndryshme që gjenden në të, larja jo shumë e kujdesshme, lyerja, dekolorimi, permanenti, pra faktorët kimikë. Disa nga këta faktorë ndikojnë më shumë në dëmtimin e flokut e disa më pak, dhe për t’u kujdesur për mbrojtjen e flokut nga këta dëmtues, duhet që të keni kontakte me parukier specialist pasi floku është i veçantë për secilin nga ne.

a). Floku i lyer i dëmtuar: Një flok i lyer është gjithmonë i dëmtuar dhe për ta sjellë në gjendjen normale natyrale do të na duhet së pari të përdorim shampon e duhur në përshtatje me cilësitë e fijes së flokut dhe pas shampos të përdorim krem ushqyes i cili të ketë veçori dhe të depërtojë më thellë në përbërjen e flokut, jo thjesht një balsam i zakonshëm. Mund të përdoren edhe vitamina ushqyese. Kjo nuk do të thotë që të ndalohet lyerja. Në qoftë se bojërat e dëmtojnë flokun, thjesht duhet të jemi më të kujdesshëm në zgjedhjen e cilësisë së bojërave që përdorim dhe këto bojëra në përbërjen e tyre duhet të kenë substanca trajtuese për flokun.

b). Gjithashtu edhe floku natyral mund të shkatërrohet nga faktorët e mësipërm duke përjashtuar proceset kimike. Sigurisht që edhe ky flok ka nevojë për një trajtim për të mbetur akoma i shëndetshëm dhe me shkëlqim. Ekzistojnë produkte të posaçme për trajtimin e flokut natyral si dhe këshillohet që të mos krihet shumë here, veçanërisht një flok natyral dhe i thatë. Furça për krehjen e flokut do të preferohej të ishin me fije natyrore bishtkali, ose me dhëmbëza plastike në majën e të cilave kanë disa kokrriza (si gjilpëra me kokë).






em



IKUB ne Instagram


ilma




Sondazh
Femrat e bukura në politikë
(Mendoni se bukuria është një element ndihmës ne realizimin e detyrës?)





Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: x1x2x3
Lexuar: ikub #:
 2
FLOKE
 8.583 1102260144





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
Hava
Para 25 muajsh  
  
Si Te kujdesem ne qoftse ka shum flok Te thata ?
     
Hava
Para 25 muajsh  
  
Cfar duhet Te bei per ritjen e flokve ?
     


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

GlobeAlbania

digitalb