Kujdesi për dhëmbët në shtatzani   
A duhet ta vizitojmë stomatologun shpesh gjatë shtatzanisë?
Nga ikub.al 10 Mar
 
0
0

Higjiena orale në shtatzani është shumë e rëndësishme. Për këtë ju duhet që çdo muaj të shkoni në vizitë tek stomatologu, i cili do të ju informojë për mirëmbajtjen e higjienës orale gjatë shtatzanisë. Gjithashtu, nëse vie deri tek prishjet në dhëmbë apo dhëmballa, do ti rregulloni me kohë. Kur të lindni nuk do të keni kohë të mjaftueshme, kjo është edhe arsyeja përse shumë nëna injorojnë dhëmbët e tyre.

A më duhet kujdes i veçantë për dhëmbët?

Nëse në fillim të shtatzanisë keni patur neveri të përcjella me të vjellura, mund të ndodh që thartira pas të vjellurave prish smaltin e dhëmbëve. Që të ruani buzëqeshjen e bukur edhe gjatë shtatzanisë, pas të vjellurave, gjithmonë pastroni gojën mirë me ujë. Preferohet përdorimi i furçave të dhëmbëve më të buta, por edhe pastrimi i dhëmbëve me anë të perit. Gjithashtu, në konsultim me gjinekologun tuaj, mund të përdorni preparate fluori me doza të përshtatshme të cilat sigurojnë ndërtimin e substancës së smaltit kualitativ tek foshnjat.

A prishen dhëmbët më shpesh gjatë shtatzanisë?

I ngulitur është mendimi që gjatë shtatzanisë duhet rënë dhëmbët patjetër, sepse foshnja hargjon kalciumin e organizmit të nënës. Megjithatë, stomatologët këtë e kundërshtojnë dhe pohojnë që deri te gjakderdhja e dhëmbëve tek shtatzënat vie për shkak të kujdesit të mangët për higjienën orale.

Përse i kam dhëmballat më të fryera?

E ënjtura dhe gjakderdhja e dhëmballave është shumë e shpeshtë në shtatzani. Deri tek kjo vie shkaku i ndryshimeve intenzive të hormoneve, të cilat shkaktojnë ndryshime të mëdha në indet paradontale, sidomos në dhëmballa.

[I ngjashëm: Shtatzania e rrezikuar ]
Në këto raste, veçanërisht nëse nuk ka higjienë të mirëfilltë orale, lajmërohen tërë proceset patologjike. Prandaj, nëse keni probleme me dhëmballat, gjithsesi vizitoni stomatologun.

A mund ti rregulloj dhëmbët gjatë shtatzanisë?

Natyrisht që mund ti rregulloni, pa kurrfarë pasojash negative në shtatzani. Vetëm se gjatë tremujorit të parë duhet shmangur intervenimet stomatologjike, shkaku i anestezionit apo përdorimit eventual të ndonjë ilaçi. Pas kësaj periudhe, nëse keni shtatzani normale, mund të bëni intervenime stomatologjike pa asnjë problem. Madje preferohet që ti rregulloni dhëmbët para lindjes, që të mos bartni ndonjë infeksion oral tek foshnja.

A mund të heq dhëmbin gjatë shtatzanisë?

Heqja dhëmbëve në shtatzani duhet shmangur në tremujorin e parë, sepse kjo bëhet me anë të anestezionit lokal. Më vonë lejohet heqja e dhëmbëve, perveç në rastet kur keni problem me mpiksjen e gjakut. Në këto raste para heqjes duhet të konsultoheni me gjinekologun dhe stomatologun tuaj.

A mund të fotografoj dhëmbin në shtatzani?

Edhe pse për fotografimin me rentgen në stomatologji nevojiten doza minimale të rrezatimit, prap se prap preferohet që gjatë shtatzanisë ti shmangeni ekspozimit të rrezeve të rentgenit, sidomos në 12 muajt e parë të shtatzanisë. Nëse është fotografimi i rëndësishëm, duhet ta bëni në makinë të drejtë, me të gjitha masat mbrojtëse për ju dhe për foshnjen tuaj. Nëse është e mundur, bëni fotografimin e dhëmbëve me teknikat e rentgenëve digjital (radioviziografia), sepse këto rreze janë rreth 80 % më të vogla se sa ato të aparatëve klasikë të rentgenëve./bebaime/





Mode, bukuri, gossip ne aplikacionin qe i duhet cdo Shqiptari -  Shkarko My ikub


   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
lola
Para 10 ditesh  
  
Te lutem dua tju bej nje pyetje jam duke tentuar per te ngelur shtatzen por akoma jam ne pritje te nje pergjigjeje jam apo nuk jam shtatzen por njekohesisht vajta tek dentisti per te heq nje dhemballe dhe e hoqa une dua te di nese jam shtatzen ka probleme femija .flm ju lutem me jepni nje pergjigje
 


Na ndiqni
Abonohu per artikujt me te fundit te Nëna dhe fëmija
Fibank
MAX LED WALL Durres
Mes punës në shtet dhe asaj në privat
(Cilën do të preferonit?)

FILXHANI SOT

Ndonjëherë duhet te qeshni me shume se te qani, te jepni me ...
RECETA E DITES

Sallatë me pulë
# FEMRAT

Lexo artikujt e fundit për femrat
LEXO HISTORINE TIME

Nuk dua të jetoj më me atë…


Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: a.k
ikub #:
1103100038









Reklame
inTV


Reklame
Digitalb
Reklame
ventouris