marketkonekt
0 0
0
 

Syzet e diellit dhe 'mistika' e tyre


Syzet që mbajmë shpesh, për nevojë apo si aksesorë, janë të ndryshme dhe të larmishme.

10 Mar
Burimi:

Shqiperia.com

Syzet e diellit kanë padyshim anën e tyre utilitare, pra funksionin e mbrojtjes nga dielli dhe përmirësimin e të parit, por sipas një studimi të fundit ato janë duke u shndërruar në objekte gjithnjë e më të rëndësishme në kulturën perëndimore. Arsyeja: veç të tjerash, ky aksesor përfaqëson edhe pushtet, prestigj dhe misticizëm.

Është e vështirë që të gjesh pika të përbashkëta mes personazheve të tilla si Lady Gaga, Andy Warhiol apo lopëve që i bëjnë reklamë një kosi të veçantë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E megjithatë, një të përbashkët ata e kanë: mbajnë syze dielli. Shesh herë e kemi vënë re ndryshimin që na ndodh në paraqitjen e jashtme dhe në mënyrën se si perceptohemi nga të tjerët kur befas nga me sy të zhveshur, vëmë syze dielli. Ndjesia që kemi është se gjithsesi, bëhemi më të paarritshëm, pra më misteriozë dhe në njëfarë mënyrë ushtrojmë më shumë pushtet ndaj atyre që kemi rrotull. Vetëm një veprim shumë i thjeshtë mund të na ndryshojë tërë perceptimin që kemi për veten, edhe në një ditë gjatë së cilës mund të mos kemi një vetëvlerësim shumë të lartë.

Në fakt, objektet që ne përdorim, kryesisht ato që kanë të bëjnë me aksesorët, kanë një histori të ndryshme, por gjithmonë ne i përdorim për një qëllim të dyfishtë: atë të parin; për të na ndihmuar në njëfarë mënyre, si në rastin e syzeve të diellit dhe së dyti, për t’i shtuar pamjes tonë elementë që nxjerrin në pah aspekte të vetes që mund t’i kemi apo edhe mund të mos t’i kemi, por që na krijohen pikërisht nga përdorimi i aksesorëve. Për sa i përket simbolit të syzeve të diellit, ai është i shtrirë dhe ka përmasa të gjera. Ajo që mund të zbulojmë menjëherë nëse do të merrnin një studim për rolin e syzeve të diellit si aksesorë, është fakti se ato kanë gjithmonë një konotacion me glamurin dhe  pushtetin e teknologjisë, kontrollin e emocioneve, kontrollin e trupit dhe kontrollin e marrëdhënieve me të tjerët.

Syzet e diellit janë joshëse, sepse ato nënkuptojnë sportivitet dhe shkathtësi, të cilat janë disa nga cilësitë që çmohen dhe kanë vlerë më të madhe në shoqërinë e sotme kapitaliste, ose në atë që konsiderohet si shoqëri perëndimore. Për më tepër, bëhet fjalë për konotacionin e syzeve të diellit edhe me një lloj pavarësie dhe moskokëçarjeje ndaj autoritetit. Njerëzit e tillë kanë një mungesë tërësore ndaj autoritetit dhe përgjithësisht ndaj rregullave, dhe në këtë mënyrë janë edhe disi misteriozë dhe joshës. Ata përqendrohen shumë edhe tek stili.

Nga ana tjetër, syzet e diellit janë edhe një dëshirë e jona për t’u izoluar, për t’u tërhequr në veten tonë, në intimitetin e qenies dhe për të qenë të shkëputur nga bota që na rrethon, ndërkohë që vazhdojmë të kemi akses në të, sepse vërtetë që me syzet e diellit nuk na duken sytë, por ne vazhdojmë që të shohim pa problem. Madje, në këtë botën tonë gjithmonë e më teknologjike, ku edhe lidhjet intime janë shpesh virtuale, syzet e diellit kanë simbolikën e tyre të vetizolimit dhe tërheqjes në guaskën personale. Syzet janë edhe fshehëse të vulnerabilitetit dhe brishtësisë sonë ndaj fenomeneve të ashpra të botës. Duke i mbuluar sytë, ne mbulojmë një burim dobësie.

Ndërsa po të shohim për shembull, botën e reklamave, vëmë re që gjithnjë e më shumë syzet e diellit përdoren për të nënkuptuar pushtet, mister dhe mistikë tek subjektet që reklamojnë, dhe kjo sigurisht për t’i shtuar vlerë mallit që duhet të shitet. Kështu, kemi shembullin e Lady Gaga, e cila i përdor syzet e diellit për të përcjellë identitetin e saj të çuditshëm prej një kameleoneje kryesisht lakuriqe.

Ajo është thuajse e zhveshur në performancat  saj artistike, por ndërkohë nuk harron kurrë që ta mbajë mirë mbuluar sytë e saj, të cilët fshihet pas syzeve të errëta dhe të mëdha. Por, syzet shprehin në disa raste edhe një mungesë konsiderate për të tjerët dhe një mbivlerësim shumë pompoz për veten. Kjo, në rastet kur syzet e diellit mbahen në ambiente të mbyllura në të cilat edukata e do që njerëzit, për respekt të njeri-tjetrit të qëndrojnë pa syze. Ky është për shembull rasti i Ana Vintur, shefes së ‘Vogue’, e cila gjatë gjithë kohës, edhe në ambientet intime, qëndron me syzet e diellit, duke u shndërruar në një personazh jo vetëm misterioz, por edhe objekt i kritikave për mungesë modestie dhe respektimi të rregullave elementare të mirësjelljes.






em





ilma




Sondazh
Tek partneri që do të dëshironit të kishit
(Cilën nga cilësitë e mëposhtme do te rendisnit te paren)








Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: akora
Lexuar: ikub #:
 0  1.917 1103100050





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


acdurres

spitaliamerikan