0 0
0
 

Grindjet me partnerin tregojne dashurine e tyre


Nje histori dashurie nuk do te kishte kuptim, nese mes ciftit nuk do te kishte grindje.

28 Mar
Burimi:

Infoalbania

Nuk ka rendesi nese ato jane te medha apo te vogla, mjafton te etiketohen si zenka, cilado qofte arsyeja, kjo tregon se te dy duhen vertet. Shkencetaret e kane provuar kete edhe nga studimet, por nje gje eshte e sigurt. Nese nuk ka grindje ne cift, lidhja nuk do te zgjase. Edhe romantiket me te medhenj kane momente kur nevrikosen, edhe femrat me te qeta e nxjerrin ne nje cast koken duke ngritur zerin.

Psikologet i percaktojne keto polemika ne cift si nje ambicie dominuese, e cila nuk eshte aspak e keqe, por synon vendosjen ne menyre te dukshme te rregullave te lojes. Dhe kjo eshte shume e dobishme! Grindjet jane pasoje e moskuptimit, por edhe jane te mirepritura ne lidhje. Grindja paraqet, ne shumicen e rasteve, nje dukuri konstruktive dhe te mire. Pra, pa grindje te vogla dhe ndonjehere edhe te medha nuk ka lidhje reale. Nje gje e tille thjesht eshte fiziologjikisht e kushtezuar dhe nuk eshte mire qe per gjithcka partneret te kane mendime te njejta.Teoria e plotesimit ekziston nje teori, e cila quhet teoria e plotesimit. Kjo shpjegon gjithe situaten e grindjeve ne cift.

Gjithcka eshte e shkruar ne yje, madje dhe dita e lindjes dhe e vdekjes. Fjalet e tyre shpesh jane “teper te pabindshme” per dike, i cili nuk beson te fati. Ndonjehere themi: “Perse duhet te besoj ne teori te tilla?” Kjo pyetje e gjen pergjigjen ne gjithsecilin prej jush. ‘Jam e lumtur’, mund te thote dikush, ‘kam gjetur personin ideal per mua’, ‘kam gjetur zemren apo shpirtin tim’, ‘jam prane partnerit te jetes’. Po nese eshte kjo e vertete, perse gjithe ai dyshim ne zemren tuaj kur debatoni me njeri-tjetrin? Teoria e plotesimit tregon se gjithmone kur ne grindemi, duam te zbulojme me shume nga partneri yne, te njohim misterin qe nuk e kemi zbuluar ende, pse jo edhe te jemi mbi te apo te vertetojme dyshimet tona per nje mije e nje arsye qe na vertiten ne koke. Keto debate sjellin konstruktivitet te dukshem.

Duke pasur debate ne cift, ne plotesojme te i dashuri ose e dashura ate qe mungon, ate qe nuk e shfaqim kurre, epersise qe duhet te kemi apo te tjeret duhet te kene per nje ceshtje te caktuar. Ne kete menyre vendosen paqesisht rregullat e njohjes dhe mirekuptimit, qe kur te vendosim te hedhim hapin e madh, te jemi te bindur se e njohim njeri-tjetrin qe nga gjeneza.

Qe nga fjala ‘te dua’ deri tek “do ndahemi”, gjithcka eshte thene qindra here gjate nje grindjeje. Kjo eshte arsyeja qe nuk ndaheni, pasi jeni te bindur se mes jush ka nje force terheqese aq te madhe, sa nuk keni forcen per te shkuar menjehere te ndarja. Ne kete pike rolin me te madh e kane pikerisht grindjet dhe zenkat ne cift, te cilat kane forcuar besimin dhe kane skalitur ne menyre te dukshme nervat per te mos cuar nje histori dashurie deri ne piken e vdekur.

Nese ne hapat e pare te dashurise as qe vihen re defektet e partnerit, me kalimin e kohes behet me i veshtire kapercimi i pengesave dhe vendosja e rregullave ne menyre qe harmonia ne cift te mos prishet. Nga studimet ka dale se nje nga pikat kritike te gjithe kesaj eshte menyra se si ciftet i perballojne zenkat. Nese ata i kalojne konfliktet me qetesi, apo nese vazhdojne te jene te mberthyer pas kritikave te ashpra dhe kokefortesise se tyre. Po cilat jane sjelljet per t’u evituar, qe mbartin rrezikun e nje ndarjeje? Pa frike mund te themi, kritika per partnerin, karakterin apo personalitetin e tij. Zakonisht pas zenkave funksionojne per mrekulli edhe ofertat per t‘u pajtuar.






em





ilma




Sondazh
Tek partneri që do të dëshironit të kishit
(Cilën nga cilësitë e mëposhtme do te rendisnit te paren)








Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: akora
Lexuar: ikub #:
 0  1.852 1103280121





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


acdurres

spitaliamerikan