marketkonekt
0 0
30
 

Cistat e vezoreve


Me termin ciste e vezores ( ciste ovariale) kuptojme ato ndryshime ne vezore te cilat kane vecori te nje ciste ( qeske me permbajtje te lenget).

31 Mar
Burimi:

ikub.al

Ky eshte nje term i gjere  dhe me karakter pershkrues ku perfshihen disa lloje patologjish te vezores. Nga  vet fjala ciste ne nuk dijme se a kemi te bejme me semundje beninje ("te mira") ose malinje "te keqija").

Pse paraqiten keto cista te femrat  dhe cilat mosha jane te perfshira

Ne te shumten e rasteve cistat e vezoreve jane te ashtuquejtura cista fuksionale te cilat paraqiten ne kuader te zhvillimeve normale siq eshte  pjekja e qelizes veze, ovulimi ( lirimi i saj) dhe krijimi i trupit te verdhe (corpus luteum). Gjat ciklit menstrual si pasoje e  mosshperthimit te folikulit ( nuk ndodhe ovulimi dhe lirimi i qelizes veze) vjen  deri te grumbullimi i lengut relativisht te kthjellet-seroz dhe formohet ciste e vezores ( me madhesi deri disa cm). Keto cista i hasim ne moshen reproduktive ( te femrat  e reja). Poashtu mund te vjen edhe deri te gjakderdhja ne trupin e verdhe dhe te krijohet ciste e vezores.  Cistat mund te jene edhe pasoje e proceseve patologjike siq jane crregullimet hormonale ( prishje e balancit hormonal). Poashtu ne disa rastet cistat ne vezore formohen si pasoje e e semundjes endometrioze ku  gjendrrat e mukozes se mitres (endometriumit) ndodhen te lokalizuara (si forme patologjike) ne vezore.

Me rralle formohen te ashtuquejturat cista retencionale si pasoje e grumbullimit te sekretit ne gjendrrat e krijuara nga epiteli i vezores.Ne kete grup te cistave duhet permendur cisten dermoide e cila ka origjinen nga mbetjet e te tri fleteve embrionale dhe keto qeliza mund te krijojne permbajtje  te llojllojshme te cistes siq eshte lekura me qime, dhembe, ind te mushkerive apo edhe te trurit. Cistat mund te jene edhe  me natyre malinje ( pra kancer i vezores). Cistat funsionale kryesisht paraqiten te femrat ne moshen e  re ( riprodhuese). Ato  te cilat hasen te femrat pas menopauzes duhet te konsiderohen si gjendje patologjike dhe duhet te menjanohen me operim.

Cilat jane simptomet qe i shkaktojne cistat e vezores
Femrat e prekura nga keto cista mund te mos kene fare ankesa dhe cista te verehet vetem gjat ekzaminimit rutinor me ultraze..Ankesat qe na bejne te dyshojme ne prezence te cistes se vezores jane: crregullimi i ciklit, dhimbjet gjat gjakderdhjes periodike (Dysmenorrhoe) psh te cista me endometrioze, gjakderdhjet pas menopauzes, dhimbjet e padiferencuara te fundbarkut me dhimbje te shpines, ndjenja e fryrjes se barkut problemet me jashteqitje dhe urinim, dhimbjet e papritura te fundbarkut me tug dhe vjellje. Ne te gjitha keto raste dhe kur femra e ka ndjenjen se " dicka eshte ndryshe ne regj e fundbarkut" duhet te paraqitet te mjeku per ekzaminim skjarues.

Si behet diagnostifikimi i cistave ovariale
1. Ekzaminimi gjinekologjik:    pa marre parasysh se a paraqitet femra me njerin nga simptomet e lartepermendura apo vjen vetem per kontrolle rutinore duhet te behet palpimi barkut ( konsistenca, a ka dhimbje etj) dhe palpimi gjinekologjik. Cistat e medha  mund te palpohen  lehte.
2. Ultrazeri: ne ultraze ne regjionin e vezoreve  zakonisht shifet mire cista ku duhet te caktohet madhesia ne cm ose mm, forma, a jane muret e lemuara dhe cfare permbajte ka ne ciste. Kjo eshte me rendesi per te dyshuar se per cfare natyre te cistes behet fjale.


 

3. CT (tomografia e kompjuterizuar) ose MRT (rezonanca magnetike): mund te aplikohet ne disa raste si metode ndihmese  per te skjaruar natyren e cistes.
4.Tumor markeret: te rastet kur ne baze te metodave diagnostifikues te lartepermendura dyshimi yne shkon drejt cistes ( tumorit) malinj. Me i rendesishmi eshte CA 125 e pastaj  CEA, Ca 72,4 etj
Nga te gjitha te dhenat e cekura si mosha e pacientes, lloji i ankesave, rezultati i palpimit me dore, dukja e cistes ne ultraze  i mundesojne gjinekologut me pervoje te vjen ne konkludim se per cfare natyre te cistes behet fjale.

Si duhet te mjekohen cistat e vezores
Varesisht nga madhesia e cistes dhe natyra e saj ndryshon edhe koncepti i trajtimit terapeutik te cistes. Cistat funksionale te femrat e reja te cilat kane nje madhesi nen 5 cm dhe nuk shkaktojne dhimbje te medha duhet te percillen sepse zakonisht terhiqen vetvetiu. Preferohet kontrollimi me ultraze pas gjakderdhjes periodike. Ne rastet kur kemi crregullime hormonale terapia hormonale (kontraceptivet oral) mund te sjelle deri te terheqja e cistes.

Cistat te cilat persistojne ( nuk terhiqen per 3 muaj), kane madhesine mbi 5 cm, shkaktojne dhimbje te padurueshme ose jane shfaqur te femrat ne periudhen perimenopauzale duhet te operohen. Operimi zakonisht kryhet me kirurgji mikroinvazive (laparoskopi-LSK). Ky eshte nje operim i lehte ( ne duarte e gjinekologut me pervoje-ekspertit) me qe rast varesisht a kemi te bejme me paciente te re qe ende nuk ka femije apo don te linde serish dhe nga natyra e cistes qerojme vetem cisten duke ruajtur vezoren ose ne rastet kur femra eshte psh rreth moshes  40 vjecare ose mbi kete moshe eventualisht largojme tere vezoren me ciste. Largimi me laparoskopi i te dy vezoreve behet vetem te femrat pas menopauzes. Ne rastet kur ne LSK shtohet dyshimi yne ose vertetohet  se kemi te bejme me ciste malinje ( kancer) te vezores duhet te nderprehet operacioni dhe te perdoret metode tjeter operative (operacioni hapur-laparotomi).


 


 
Pacientja 25 vjeçe me ciste të vezores, djathtas prej 5,5 cm: Qërimi i cistes me Laparoskopi  duke ruajtur vezoren (Operator. Dr. Naim Shabani)

Komplikacionet e cistes ovariale
Komlikacionet e rendaj jane relativisht te rralla. Mund te vjen deri te pelcitja e cistes (ruptura) dhe lirimi i lengut ne abdomen ( shkakton nganjehere dhimbje te lehte per disa dite). Ndonjehere  gjat pelcitjes mund te lendohet nje ene e vogel  e gjakut ne murin ecistes  dhe te vjen deri te gjakderdhja ne abdomen. Ne keto raste duhet urgjent te operohet (Laparoskopia). Cistat e medha ne rastet kur kemi levizje intenzive ( psh sport, vallezim etj) mund te rrotullohen ( perdredhje) dhe te mbyllin qarkullimin e gjakut gje qe percillet me dhimbje akute ( te pernjehershme ), " si me ta ngule nje thike". Edhe kjo gjendje eshte emergjente dhe duhet menjehere te intervenohet per ta shpetuar vezoren nga shkatrrimi ( nekroza) qe mund te ndodhe brenda 24 oresh. Ketu duhet theksuar se  eshte me rendesi qe pacientja te shkoj menjehere te mjeku nderkaq gjinekolgu duhet  te jete me pervoje  ne menyre qe indikacioni per intervenimi te behet me  kohe dhe jo  psh te shtyhet  operacioni  per neser ose pasneser (me arsyetim se eshte nate,  fundjave etj).


 
a                b


Paciente 28 vj. Ciste e vezores me përdredhje të Adnexit dhe nekrozë (vdekje e indit te vezores dhe tubes-gjendje akute ne gjinekologji)-foto a. Për shkak të paraqitjes me vonesë të pacientes, largohet krejt adnexi (vezorja dhe vepërçuesi- janë shkatërruar për mungesë të furnizimit me gjak)-foto b. Operator: Dr Naim  Shabani

Prognoza
Ne baze te pershkrimit ne tekstin me larte mund te konkludojme se cistat e vezores kryesisht kane nje ecuri dhe prognoze te mire. Perjashtim bejne cistat e dyshimta ne periudhen perimenopauzale ku duhet te behet largimi i tyre dhe verifikimi histopatologjik ( te perjashtohet kanceri i vezores).

Preventiva (Parandalimi) i cistave ovariale
Te ashtuquejturat cista fuksionale te cilat paraqiten ne kuader te zhvillimeve normale hormonale ne organizem tregojne nje tendence te larte te terheqjes spontane ( vetvetiu pa terapi). Dhenja e nje terapie hormonale nuk eshte e nevojshme..Cista e quajtur Dermoid nuk mund te parandalohet por mund te mjekohen me sukses me operacion laparoskopik. Te rasti i endometriozes terapi parandaluese per paraqitjen e serishme eshte aplikimi i terapise hormonale.

Si konkludim
Cistat e vezores jane ndryshime te cilat kane vecori te nje qeske me permbajtje te lenget. Paraqiten ne kuader te zhvillimeve normale hormonale ose si pasoje e proceseve patologjike Kryesisht jane  cista  beninje ("te mira") dhe rralle  malinje "te keqija") te cilat mund shkaktojne crregullimi te ciklit, dysmenorrhoe, dhimbjet e padiferencuara te fundbarkut me dhimbje te shpines ose ndjenja e fryrjes se barkut. Diagnostifikohen lehte me ekzaminim gjinekologjik dhe ultraze. Trajtohen  qofte duke u percjellje ose duke u  operuar (me LSK) dhe kane prognoze te mire.

Diagnostifikimi me ultraze, operimi i cistave me laparoskopi dhe i  cistave qe jane kanceri i  vezores  (me laparotomi)  behet pa problem nga une ne Prishtine.(info. në tel. 044 677-333 ose me e-mail: drnshabani@hotmail.com)

Dr. Naim Shabani, është gjinekolog në Munih të Gjermanisë dhe bashkëpunëtor shkencor i klinikës Universitare LMU të Munihut. Qe nga 1 shkurti 2011 do te punoj edhe ne Prishtine rregullisht nga 3 jave ne muaj. Nje prezantim te shkurter te Dr. Shabanit e gjeni me poshte.


Naim Sh[1].doc




em





ilma




Sondazh
Këngëtaret e reja
(Performancat e tyre shoqërohen prej shumë të rinjsh dhe adoleshentë. Ata ndodhen aty se ju pëlqen?)




Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: akora
Lexuar: ikub #:
 30
CISTE VEZORE
 38.821 1103310097





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
esran
Para 2 muajsh  
  
mirmroma.. kam dhimbje te lehta nga ana majt ne fund te barkut. mbrenda ne vagin nga ana majt esht frye. kam pasut kruarje ne vagim por mjeku me ka dhen kapsula dhe krem. per fryerje dhe dhimbje asgje sme ka tregu. a keni ndonje mendim?
     
rina
Para 4 muajsh  
  
pershendetje rina nga prizreni kam nje ciste ne vezoren e djathte eshte diku rreth 1.5cm dhe e kam me uj mirpo edhe dy muaj kam mu martu a eshte kjo penges per mos me mujt me ngel shtatzan,jam duke i perdorur disa barna po nuk kam dhembje rregudhisht qka mundeni mem rekomandu a jan sheruse
+0     
donna
Para 6 muajsh  
  
Qe 2 vjet kam probleme me marramendje rrahje te shpejte zemre kto dite e fundit kam marramendje edhe me shume kam ciste ne vezoren e djathte a ka mundsi qe edhe nga cista te kem marramendje ju lutem me informoni se askush ktu se di qka kam ..jam 20 vjeq
+0     
ermira
Para 7 muajsh  
  
Pershendetje doja te dija nese cistet jane faktor i crregullimit te ciklit pasi me pare kam,pasur nje cikel te rregullt
-1     
s.!
Para 10 muajsh  
  
pershendetje,kam dhimbje te lehta ne fund te barkut nga ana e djathte dhe sot e kam vrejt qe po urinoj gjak,ju lutem a mund te me ndihmoni diqka ende nuk jam konsultuar me ndonje mjek ,a duhet ta bej sa me par nje konsultim me mjekun ju lutem pres pergjigje
-1     
Arta
Para 10 muajsh  
  
Arta nga Prishtina kam nje problem me cist ne anë te djatht cista është me Gjak po mejket me Thon qe eke gjakin e moqem ne ket cist a mundem me pas fëmij ne te ardhmen ju lutemi me tregoni ne hotmail timin qa mundem te veproj ju pershendes nga Suedia
     
Anda
Para 10 muajsh  
  
Pershendetje,duke u pastruar po i vrejt qe nja ni koh dy si puqerra shum te vogla rreth vreimes tek prapanica ku edhe dalim per nevoje :( kisha dasht nje pergjigje se po me brengos
-1     
:'( :'( :'(
Para 12 muajsh  
  
Pershendetje. Jam nje vajze 16 vjecare, i kom 2 cista ne anen e majte te barkut , kam dhimbje. Bej vizite edhe te mejku ime kam bere shume kontrolla po ai me thot se je e re dhe do te tejkalojsh edhe kete , nuk me ka lejuar te hy ne oporacion .Cfare do tme thoni ju? Si munde te shmangi dhimbjen?
+17     
Anonimja
Para 15 muajsh  
  
Pershendetje, jam 24 vjecare e martuar qe 2 vite, nuk po mund te mbes shtatzane, per shkak te cistave i kam dy cista jo shume te medhaja jam tu perdor tableta qe disa muaj, tash mu kan zvoglu pak cistat, kam dhimbje ne fund te barkut.
A mundem me mbet shtatzan pa mu hek cistat, se po kam frike me hy ne operacion.
Faleminderit
+4     
anonim
Para 15 muajsh  
  
pesh jam 18 vjece por kam nje problem shendesore kam cregullim te ciklit por jam beqare dhe jam e virgjer te lutem a mundet te me jepni nje shjegim kam shkur dhe jam vizitur dhe nuk me kan cjer asnjegje por thjesh me kan then qe nuk ke as ciste as mish te huaj por ke ca hoje blete te lutem dua nje shpjegim
+4     
eglantina
Para 16 muajsh  
  
jo malinje por beninje se u ngatorova lutem nje informacion
     
eglantina
Para 16 muajsh  
  
pershendetje jam 75 vjec kam dhimbje ne fund te barkut ne anen e majte te saj me ze pak dhe kemben kam bere dhe egon dhe thone se eshte nje mase ne qafen e mitres malinj sot bera dhe skanerin nuk kam gjakderdhje, kam veshtiresi ne te dale jashte, perdor gjethe sene me thone qe duhet te behet operim mund te di dicka me teper dhe a ka rezikshemri per shkak te moshes kam dhe shpesh here me bllokohet frymarja
lutem mund te me jepet ndonje informacion
+7     
pacient
Para 17 muajsh  
  
pershendetje! nese lajmrohen cistat tek nje femer e virgjer, dhe doktori rekomandon nderhyrje kirurgjike, a mundet qe femra te vazhdoj te jet e virgjer edhe pas nderhyrjes? ju faleminderit..
+10     
Lulja hh
Para 18 muajsh  
  
Pershendetje jam e martiar qe 5vite nuk jam FIM e kam vetem vezoren e majt te djathten kum pas cist mu osht domtu qat intervenimit nga pakijdesi i mjekve a mundem me mbet shtatzane vetem me ni vezore
+1     
BLERINA
Para 19 muajsh  
  
pershendetje un kam problem me dhimje te barkut pa u ndalur kam shkuar te mjeku i kam ber analizat e gjakut dhe te urines mirpo te gjakut me kan dal mir por urina infeksjon mjeku me tha qe kom infekjon dhe e kam shiku edhe ne ultrazan edhe ne anen e djatht te barkut kam cist dhe dhe dhem shum kur heci kose kur qeshi shum me therr por tjetra esht qe kam edhe probleme me kaps e mjeku kunder unfekjonit meka thon me pi Ampicilin 500 mg edhe qaj Brusnica po pa sukses qka me kishit sygjeru ju, falimindrit per mirkuptim
-1     
Arbnore Gashi 1984
Para 19 muajsh  
  
Jam Arbnora nga Prishtina 28 vjet i kam par dy muje jam operu e ka hjek mitrn, qe ather me kan than e ki ni cist po qporthen por tash kur kesh se kam dhimbje te padrushme me tha dpktori se kam hemorogj ne vezoren e djatht dhe eshte 6cm.me ka qit ni terapi me perdor 21 dit "jasmin 1x1 ne dit .Qka me proferon ti te lutm kthe,a pergjigjen sa ma shpejt.
+1     
lena
Para 20 muajsh  
  
jam nje vajez 22 vjeqare jam martuar qe 2 viti kam ni ciste ne vezore dhe nuk po mundem te mbes shatetzan du ni kshill nese mune meme ndihmu
+1     
moza
Para 20 muajsh  
  
dhe un jam me cist si me ja b
a 3mm me jep gjakderdhje nuk me nderpriten periodat c mund te bej
+0     
anonim
Para 21 muajsh  
  
pres pergjigje
+0     
anonim
Para 21 muajsh  
  
jame nje zonje nga PRISHTINA NE MOSHEN 55 VJEQARE QE 3 HERE MBRENDA VITIT NE MENGJES ME DERDHET NGA VAGINA NJE LENGE SIKUR KUR LINDE JAME NE HALL PASI PUNOJ MOS PO ME NDODHE EDHE NE PUNE A ESHTE SHPERTHIM I NDONJE CISTE A QKA ESHTE JU LUTEM PER PERGJIGJE TE DREJT DHE UDHEZIM SE QKA TE BEJE.
+4     
blerina
Para 21 muajsh  
  
pershendetje

Kam nje pyetje:
A formohen cistat edhe gjate periudhes se shtatzenis pra gjate 9 muajve a mund te kete kohe pas kohe paraqitje te cistave?

Faleminderit
+0     
blerina
Para 21 muajsh  
  
tung jam blerina kam probleme me cista i kam t madhsis 4cm para 2 muajve kom abortu, per shakak qe fruti nuk eshte zhvilluar, mirpor tani kam dhimbjee ne fund t barku qka me keshilloni ju flm per mirkuptim
-1     
Mihane
Para 22 muajsh  
  
Pershendetje, jam nje femer 43 vjeqare, kam pasur gjagderdhje tri jav per shkak te nje ciste e kam pas 46mmm me 32mm tash e kam 3cm kam dhimbje ne fund te barkut jam tu perdor PRIMOLUT qka mendoni a jam per operim a jo. Ju faleminderit.
+3     
elida
Para 22 muajsh  
  
pershendetje jam 23 vjeare se 2 vite e martuar nuk kam mundur me mbet shtatzan pasi me ka plas cistra ne vezoren e djadht tash i kam bo 1 muaj e 1 jave a mundem me mbet shtatzan jam tu pi tableta dhe kapsula profertilfemale ju lutem me tregoni kete pytje pershendetje elida nga gjakova
-1     
blenda
Para 23 muajsh  
  
pershendetje doktor jam blenda pi prishtines para 2 muje e kam zbuluar se kam ni cist ne vezor te madhe dhe kam dhembje jam e martuar qe 1 vjet dhe nuk mundem te mbetem shtatzan a osht problemi i sites ju lutem kthema qa duhet me ba
+1     
hatigje
Para 25 muajsh  
  
pershendetje po ashtu edhe une kam ciste ne vezore qe 2 vjet nuk mundem me met shtatzan cistret i kam te vogla jo te mdha por nuk terhiqen vet vetiv jetoj gjermani jam tuj perdor hapa klomifen po as kta skan kurr far efekti edhe vot e thmive veq deri 10 milimetra mrritet ju pershendes
-1     
anonim
Para 25 muajsh  
  
a jan te rezikshme cistat te te dy vezeoret
+3     
anonim
Para 25 muajsh  
  
a jan te rezikshme cistat ne te dy verzoret
+1     
albulena shala
Para 26 muajsh  
  
pershendetjeun jom 21 vjeqare jom e matruar qe nje vit nuk kam femij per shkak te cistrrave ne anin te fmis jam duke perdorur hapa qe 8 muj por pa ndonje rezultat kisha dashur nje pergjigjje qfar te bej te sherohem me shpejt a rrezikoj te mos kem femij.
+3     
lumturije
Para 31 muajsh  
  
perdhendetje jam 25 vjeqare fmi nukam ikam ciste ne vezoren enajte edhe te djathte para 4 mujve kampase aperacion prej cisted ekampase me kelb me gjak tashti apete mukanba te dy ante kam dhimbje ne mejdide prese pergjigjjen ejuaje qka me kyshilloni


+0     


| Shto tek te Preferuarat


acdurres

spitaliamerikan

dga