Mish keci me perime   
Receta e dites
Nga ikub.al 15 Qer
 
0
0

Përbërësit:

- 1 kg mish keci i ndarë në racione
- gjysmë kg kungulleshka
- 1 kg domate të prera hollë
- 2 lugë majdanoz
- gjysmë kg patëllxhanë
- 1 kokërr qepë e prerë hollë
- 1 filxhan verë të kuqe
- gjysmë filxhani vaj ulliri
- pak rigon
- kripë dhe piper

Pergatitja

Pritini patëllxhanët në kubikë dhe vendosini në ujë me kripë për afro një orë. Më pas shpëlajini dhe kullojini.Pritini në kubikë të vegjël edhe kungulleshkat. Më pas lyejini perimet me vaj dhe piqini në furrë për 10 minuta derisa të marrin ngjyrë.Në një tenxhere me vaj kaurdisni qepën, më pas shtojani mishin dhe lërini të gatuhen derisa të marrin ngjyrë. Shtojini rigonin dhe shuajeni me verë. Kur të avullojë vera, hidhni domatet, kripën dhe piperin. Vendosini perimet në një tepsi. Shtojini mishin dhe salcën dhe spërkatni me majdanoz . Piqeni gjellën në furrë në temperaturën 200 gradë C për 30-40 minuta.Gatimi shërbehet me sallatë jeshile./recetakuzhine/





   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


Na ndiqni
Abonohu per artikujt me te fundit te Shtëpia dhe kopshti
ilma
living
Vera është në prag.
(Do të parapëlqenit të kishit )



time.al


Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: a.k
ikub #:
RECETA
1106150006








Reklame
Pepsi


Reklame
Hako_0317
Reklame
spitali amerikan


Reklame
Digitalb