Mish keci me perime   
Receta e dites
Nga ikub.al 15 Qer
 
0
0

Përbërësit:

- 1 kg mish keci i ndarë në racione
- gjysmë kg kungulleshka
- 1 kg domate të prera hollë
- 2 lugë majdanoz
- gjysmë kg patëllxhanë
- 1 kokërr qepë e prerë hollë
- 1 filxhan verë të kuqe
- gjysmë filxhani vaj ulliri
- pak rigon
- kripë dhe piper

Pergatitja

Pritini patëllxhanët në kubikë dhe vendosini në ujë me kripë për afro një orë. Më pas shpëlajini dhe kullojini.Pritini në kubikë të vegjël edhe kungulleshkat. Më pas lyejini perimet me vaj dhe piqini në furrë për 10 minuta derisa të marrin ngjyrë.Në një tenxhere me vaj kaurdisni qepën, më pas shtojani mishin dhe lërini të gatuhen derisa të marrin ngjyrë. Shtojini rigonin dhe shuajeni me verë. Kur të avullojë vera, hidhni domatet, kripën dhe piperin. Vendosini perimet në një tepsi. Shtojini mishin dhe salcën dhe spërkatni me majdanoz . Piqeni gjellën në furrë në temperaturën 200 gradë C për 30-40 minuta.Gatimi shërbehet me sallatë jeshile./recetakuzhine/






   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


Na ndiqni
Abonohu per artikujt me te fundit te Shtëpia dhe kopshti
raiffeisen
living
Cili nga problematikat e mëposhtme
(Do te ishte me e padëshirueshmja për ju)



FILXHANI SOT

Rrime duke pritur dhe shpresojmë te na shfaqet rruga e duhur...
RECETA E DITES

Musaka vegjetariane
# FEMRAT

Lexo artikujt e fundit për femrat
LEXO HISTORINE TIME

Një histori e dhimbshme dashurie


Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: a.k
ikub #:
RECETA
1106150006






Reklame


Reklame
Hako
Reklame
Alviero


Reklame
MK_Shorteu