digitalb
0 0
1
 
Saktësia e testit të shtatëzanisë   
Nëse testi i shtatëzanisë përdoret në mënyrë të drejtë atëherë mund të themi që mund ti besohet 96-97 %, përgjigjet mjeku gjinekolog, i cili sqaron dyshimet tek femrat të cilat, në momentin kur presin që të paraqitet një apo dy vija tek testi, ato pyeten se sa është ai i saktë.
Nga ikub.al 15 Qer

Nëse testi i shtatëzanisë përdoret në mënyrë të drejtë atëherë mund të themi që mund ti besohet 96-97 %, përgjigjet mjeku gjinekolog, i cili sqaron dyshimet tek femrat të cilat, në momentin kur presin që të paraqitet një apo dy vija tek testi, ato pyeten se sa është ai i saktë.

Për këtë arsye shikoni se si përdoret ai në mënyrë të drejtë.

“Sa është testi i shtatëzanisë i sigurtë?” kjo është një ndër pyetjet më të shpeshta nëpër forumet për shtatëzani. E pastaj kemi një sërë përgjigjesh të cilat zakonisht duken kështu: “unë mendoj 99.9%” ose edhe “ nga përvoja ime, aspak”;

Për këtë arsye pyetëm gjinekologun, a mund të ndodhë që testi të gabojë, dhe nëse po, përse.

Testet bashkohore reagojnë në hormonin e shtatëzanisë – beta HCG, që dmth që testet detektojnë shumë saktë nëse femra ka mbetur shtatëzënë. Mund të mos jetë i saktë vetëm në rastet nëse nuk është përdorur në mënyrë të drejtë apo është përdorur shumë herët.

Kur është fjala për përdorim të hershëm, femrat duhet të dinë që beta HCG fillon të veprojë 6 ditë pas bashkimit të spermatozoidit me qelizën vezë. Kjo tregon që testi mund të mos jetë i saktë po të përdoret në atë kohë. Femrat gabojnë sepse e bëjnë testin menjëherë pas ovulimit. Prandaj më së miri është të presin vonimin e ciklit menstrual dhe me pas të bëjnë testin. Atëherë është absolutisht i saktë.

Kontrolloni cilin test po përdorni

Më herët testet e shtatëzanisë kanë reaguar në progesteron, për këtë edhe nuk kanë qenë shumë të sakta siç janë testet e ditëve të sotme të cilat bazohen në hormonin beta HCG. Megjithatë, mund të ndodhë që femrës ti vonohet ovulimi, që dmth edhe fekondimi është bërë më vonë. Në këtë rast testi mund të dal negativ dhe duhet të përsëritet pas 5-6 ditësh.

Hormoni beta HCG mund të shihet edhe në gjak dhe kjo mund të jetë një vërtetim biologjik i shtatëzanisë. Me rëndësi është që kjo mund të vërtetohet edhe klinikisht, me vizitën tek gjinekologu dhe me anë të ultrazërit. Beta HCG regjistron edhe shtatëzaninë jashtë mitre, por kjo mund të shihet vetëm me anë të ultrazërit, prandaj edhe është me rëndësi që pas testit të shtatëzanisë të shkohet në vizitë gjinekologjike./bebaime/

salus
Na ndiqni
Të rejat e fundit vijne në inbox tuaj
ipazar
living
Jeta sot është bërë shumë dinamike. Për të qenë në trendin e kohës
(Cilën do të shihni me më shumë përparësi)



Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: a.k
ikub #:
 1 1106150039





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
lina
Para 43 muajsh  
  
julutem dua tedi diqka meshum per shtatzani
     


Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme




digitalb
spitaliamerikan

as