0 0
0
 

Valet Elektromagnetike – A Jane Te Demshme


Ndoshta është lehtë të harrojmë se ne në thelb jemi “qenie elektrike.” Sepse të gjitha funksionet tona biologjike që ndodhin përbrenda trupit tonë rregullohen nga rryma, duke filluar nga të rrahurat e zemres deri te funksionet e trurit tonë dhe reaksionet metabolike që ndodhin në secilën qelizë.

25 Qer
Burimi:

ikub.al

Kur të mendosh në këtë mënyrë atëherë mund të na duket logjike se ekspozimi ynë i pandërprerë ndaj valet elektromagnetike që lirohen nga pajiset elektrike që na rrethojnë gjithkah do të rezultonte në pasoja shëndetësore të një lloji apo tjetri. Shumica prej nesh rrethohemi ditë e natë nga sinjalet WI-FI, celularët, telefona pa tela, kompjutor dhe një mori pajise tjera elektrike – që të gjitha lirojnë Valet Elektromagnetike.

Sipas Dr. Ann Louise Gittleman, autore e librit Zapped: Why Your Cell Phone Shouldn’t Be Your Alarm Clock and 1,268 Other Ways to Outsmart the Hazards of Electronic Pollution, ne jemi të ekspozuar ndaj nivelit rrezatimit radioaktiv për 100 milion herë më shumë se stërgjyshërit tanë.

Ashtu si Dr. Gittleman sqaron në librin Zapped, hulumtimet tregojnë se trupi i njeriut është tejet i ndjeshëm ndaj edhe më të voglit rrezatim, sikur ai i cili lirohet nga celularët dhe telefonat pa tela. Trupi i kap këto frekuenca elektrike artificiale dhe ato ndërlidhjen me frekuencat natyrale të saj (trupit) kështu duke penguar në komunikimin qelizor dhe duke krijuar përgjigje biokimike.

Javën e shkuar, një studim zbulues i publikuar në Journal of the American Medical Association ka konfirmuar atë që Dr. Gittleman dhe ekspertët tjerë thonin për valet elektromagnetike. Hulumtuesit në Institutin Kombëtar për Shëndetësi kanë zbuluar se thjeshtë vetëm mbajtja e në celulari aktiv afër kokës për 50 minuta prodhon ndryshime të dukshme në metabolizmin e trurit.

Ky studim është tejet i rëndësishëm për shkak se ofron të na tregoj se trupi i njeriut është i ndjeshëm edhe ndaj niveleve të vogla të rrezatimit elektromagnetik që lirohet nga celulari. Studimet e mëhershme shkencore kanë lidhur Valet Elektromagnetike me:

  • Inflamacion Kronik
  • Dhembje
  • Probleme kognitive
  • Pengesa në gjumë
  • Lodhje
  • Depresion
  • Kokë dhembje
  • Probleme me të pamur
  • Dëme nervore
  • Kanceri
  • Probleme Zemre

Pra, çka mund të bëjmë që ta mbrojmë vetën? Kjo është një pytje shumë e rëndësishme kur marrim parasysh se shmangja e plot ndaj valeve elektromagnetike është e pamundur dhe jo një opcion i mundshëm.

Në librin Zapped, Dr. Gittleman ofron ca udhëzime praktike për të zvogëluar ekspozimin tuaj ndaj valeve elektromagnetike.

Ja ku keni disa shembuj që ajo rekomandon:

  • Shkurto kohën dhe numrin e telefonatave që bën duke përdor telefonin celular.
  • Mbaj celularin tuaj sa më larg nga koka që është e mundur. Shkruaj (SMS mesazhe) ose përdor altoparlantin e celularit sa më shpesh.
  • Në shtëpi përdor telefona me tela të modës së vjetër në vend të atyre bashkëkohor pa tela.
  • Largo të gjitha apo shumicën e pajisjeve elektrike nga dhoma e fjetjes.
  • Mbaj laptopin larg nga prehëri, vëje ne tavoline.
  • Konsumo super-ushqime dhe suplementar antioksidues për të luftuar radikalët e lirë që Valet Elektromagnetike krijojne.
  • Përdor teknologji tokëzimi për të stabilizuar ritmet elektrike të trupit dhe minimizuar efektet e interferencës së frekuencave elektromagnetike.

Duke implementuar këto dhe disa tjera strategji Dr. Gittleman pretendon se ka arritur përmirësime të mëdha në shëndetin e saj si dhe në shëndetin e njerëzve tjerë që ajo ka ndihmuar.

Jeni ju të brengosur për efektin që valet elektromagnetike kanë në shëndetitn tuaj? Nëse po, a po bënë diçka për të mbrojtur vetën? A beson se shëndeti juaj në mënyrë të keqe është prekur nga ekspozimi ndaj Frekuencave Elektromagnetike? Të lutem lë koment dhe ndaj mendimet dhe përvojat me tjerët.


29S-Tech_Celularet.jpg




em





ilma




Sondazh
Tek partneri që do të dëshironit të kishit
(Cilën nga cilësitë e mëposhtme do te rendisnit te paren)








Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: caramell92
Lexuar: ikub #:
 0
 2.251 1106250075





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


acdurres

spitaliamerikan