marketkonekt
0 0
0
 

Te nxihesh shume pa dale ne diell


Per tu nxire sa me shume pa qendruar gjithe kohen ne diell duhet te marim sa me shume multivitamina

04 Kor
Burimi:

ikub.al

cadraJemi ne stinen e veres. Te gjithe enderrojme nje lekure te bute, te nxire, por jo te djegur. Duam te marrim ca rreze gjate pirjes se nje lengu freskues nen hijen e cadres, larg diellit pervelues. Duam te jemi te nxire dhe kjo te zgjase edhe disa jave pas pushimeve. Qe kjo enderr te behet realitet, duhet te marrim sa me shume multivitamina.

Vitaminat dhe karotenoidet rrisin sitezen e melanines, këte melanine qe na nxin dhe mbron epidermen nga dielli. Kete tregojne rezultatet e nje studimi shkencor te bere nga mjeku Jean-Pierre Césarini, ne Paris. Ky studim tregon se marrja e karotenit rrit me 29% sintezen e melanines, filtrit kryesor natyral kunder rrezeve ultra-violet. Ne te njejten kohe nese qelizat demtohen nga dielli prodhojne me pak proteina 53. Per ta permbledhur: sa me shume karotenoide antioksidues te kemi ne gjak dhe ne trupin tone aq me shume mbrohemi nga rrezet ultra-violet dhe sigurisht qe do te nxihemi me shume.


Ku mund t'e gjejme vitaminat e duhura, seleniumin dhe beta-karotenin

•    Seleniumi

Seleniumi eshte nje oligio-element qe gjendet tek mishi, frutat e detit, perimet, djathi dhe tek te gjitha ushqimet qe kane proteina. Ai te mbron nga dielli i forte, te ndihmon te nxihesh dhe ngadalëson plakjen. Qe te gjitha keto te japin rezultat duhet qe te pakten te konsumoni  200 gr perime ne dite. Pjesa me e madhe e te rriturve dhe sidomos duhanpirësit kane me shume mungesa duke qene se nikotina nxit aktivizimin e qelizave, te cilat kane me shume nevoje per selenium per te funksionuar mire.

•    Beta-karoteni

Karotenoidet jane pigmente natyrale qe gjenden tek frutat dhe perimet. Ato rritin imunitetin dhe kontribojne ne rigjenerimin e qelizave. Karrotat, bizelet, spinaqi jane disa nga ushqimet e pasura me beta-karoten.

•    Vitamina A

Vitamina A eshte vitamina e pare e zbuluar ne vitin 1913. Ajo absorbohet nga lipidet. Kjo vitamine gjithashtu parandalon kancerin e lekures dhe ndihmon ne rigjenerimin e qelizave te vdekura.

•    Vitamina C

Vitamina  C ndihmon shume per mosplakjen e lekures. Ajo gjendet shume tek frutat sic jane kivit, portokalli, limoni, tek spinaqi, domatet, peshku. etj






ebuy sondazh



IKUB ne Instagram


ilma




Sondazh
Femrat e bukura në politikë
(Mendoni se bukuria është një element ndihmës ne realizimin e detyrës?)





Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: athina
Lexuar: ikub #:
 0
NXIRJA
 3.380 1107040062





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme




alpet
GlobeAlbania