Albtelecom
Albtelecom
Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |  Biznese.al   |  Time.al   |  Ligje
 
 
Ushqimet “plus” per bebat e vegjel
 
Shperndaje
ikub#: 1107070058
Kur duhet te filloni t’i jepni fëmijës ushqime te shumëllojshme

haDeri ne moshën 4 muajshe bebi duhet te ushqehet vetëm  me qumësht gjiri ose me qumësht te rekomanduar nga mjeku. Këshillohet qe fëmijës te mos i jepet asgjë tjetër para se te mbushe 5 muaj. Me vone duhet filluar pak ushqim, por i kombinuar.

Ushqimi fillon me sasi te vogla perimesh apo përzierje frutash, me pas me miell për bebet por pa gluten (ne fillim jo me shume se një luge kafeje ne dite).

Gjate muajve te 6 dhe te 7 bebi mund te shijoje pak mish dhe peshk. Fillohet me 10gr ne dite dhe me pas, ne muajin e 12 kjo sasi shkon ne 25gr. Rekomandohet te zjehet mishi dhe lëngu te hidhet ne ndonjë ushqim ose te jepet me luge. Kosi dhe djathi i bardhe këshillohen te konsumohen kur fëmija është te paktën 6 muajsh. Kjo mund te behet edhe duke hedhur disa therime djathi ne pure apo ndonjë ushqim tjetër. Pureja me e mire eshte ajo me patate dhe karrota. Buka dhe orizi rekomandohen qe ne muajin e 8-te, ndersa veza duhet filluar rreth muajit te 8-te ose te 9-te. Evitoni çokollatën, mjaltin apo sheqerin. Megjithatë, mos harroni qe deri ne moshën 1 vjeçare qumështi është ushqimi i preferuar i fëmijëve dhe duhet konsumuar deri ne 1/2 litër ne dite.

Për fëmijët qe mund te jene alergjike shumëllojshmëria e ushqimit fillon me vone dhe sipas këshillave te rrepta te mjekut.



Ventouris
Albtelecom


Postuar: 07 Kor
Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: USHQIMI

Albtelecom




 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Digitalb


Më të lexuarat


Butik Alviero



Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved