marketkonekt
0 0
1
 

Gjithcka qe duhet te dini mbi kujdesin per kerthizen e bebit


Ja disa këshilla per t’u kujdesur per kerthizen e bebit tuaj

21 Kor
Burimi:

ikub.al

o zemer e vogePas lindjes, femijes i mbetet edhe nje pjese e vogel e kordonit ombelikal. Cili eshte kujdesi i nevojshem?

Duke qene prind i nje femije te sapolindur, ju doni te dini gjithçka per kujdesin ndaj kerthizes. Gjate 9 muajve ky kordon ju ka lidhur me bebin tuaj dhe nepermjet tij ai eshte ushqyer. Duke u thare kërthiza do te marre ngjyre kafe, do te forcohet dhe pas dy apo tre javeve do te bjere.

Ja disa këshilla per t’u kujdesur per kerthizene bebit tuaj: si t’ia beni qe ajo te mbyllet, te thahet dhe te bjere pa ndonje rrezik. Ju do te mesoni gjithashtu te identifikoni infeksionet e mundshme.

Ndiqni keto këshilla per te mbrojtur kerthizen e bebit tuaj

·         Kur e nderroni bebin, beni kujdes me pjesen e kerthizes. Pastrojeni me kujdes qe te mos mbeten papastërti.

·         Beni te mundur qe kordoni te ajroset shpesh, ne kete menyre edhe do thahet me shpejt

·         Mundohuni qe rrobat mos ferkohen shume me te. Vishini rroba pak te lirshme.

·         Lereni kerthizen te bjere vete. Me pare thuhej se edhe mund t’ia rrezonit kordonin bebit me alkol 90 grade. Sot thuhet se menyra e renies natyrale eshte me e mira. Mos u mundoni te ndryshoni formen e kerthizes me ane te garzave, fashave apo copave te tjera sepse nuk do japin rezultat dhe mund te shkaktojne probleme.

Eshte mire qe gjate kësaj faze te mundoheni ta lani me sfungjer bebin dhe te mundoheni mos i bjere shume uje tek kërthiza. Sapo ajo te bjere mund ta lani normalisht.

Sinjalet qe dicka nuk shkon mire me kerthizen

·         Nese shikoni pak qelb tek kerthiza, nese vjen ere e keqe apo zona përreth eshte e kuqe dhe e ënjtur, kordoni ombelikal mund te jete infektuar. Duhet te flisni menjehere me pediatrin.

·         Kerthiza e pathare mund te shkaktoje skuqje dhe te irritoje lekuren. Per te kuptuar zonen e irrituar menjanojeni me kujdes kerthizen dhe me nje stilolaps nënvizoni pjesen e infektuar. Qendroni 30 minuta dhe shikojeni perseri. Nese skuqja nuk ka ikur, flisni me pediatrin. Nese kjo skuqje vjen si pasoje e nje irritomi nga kërthiza, do te ikte menjehere.

·         Kërthiza here pas here mund te nxjerre edhe gjak. Kjo eshte normale, mos u shqetësoni. Ffshijeni ate, por nese gjakrrjedhja vazhdon me shume se 5-7 minuta lajmëroni menjehere mjekun.

·         Kur kërthiza bie, enjtja vazhdon edhe per pak kohe  dhe mund te kete edhe lengezim. Mjeku do ju jape udhëzimet e duhura, se me cfare ta mjekoni. Mund te jete nje mjekim me përmbajtje nitrat argjendi.






em





ilma




Sondazh
Këngëtaret e reja
(Performancat e tyre shoqërohen prej shumë të rinjsh dhe adoleshentë. Ata ndodhen aty se ju pëlqen?)




Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: athina
Lexuar: ikub #:
 1  6.088 1107210059





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
IDA
Para 37 muajsh  
  
JU FLM PR INFOO <3
     


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

spitaliamerikan

dga