ebuy.al
Alexa Alexa
0 0
0
 

Lindje natyrale apo me prerje cezariane?


Çdo ditë e më shumë shtatëzënat lindin me prerje cezariane që ti shmangin dhembjet. Megjithëse, mjekët rekomandojnë që më së miri është të bëhet lindja natyrale, nëse kjo është e mundur.

20 Sht
Burimi:

ikub.al

Në 15 vitet e fundit shumë e më shumë shtatëzena vendosin për lindje me prerje cezariane vetëm që ti shmangen dhembjeve dhe lodhjes që ndjekin lindjet natyrale. Shumica e tyre i frikësohen komplikimeve siç ështe plasja e ujërave, ngatëresat e foshnjes me kordonin, dhembjet shumë orëshe, përderisa të tjerat besojnë që lindja me operim është më pak traumatike për foshnjen.

Më e mira është lindja natyrale
Megjithatë, para se gjithash, gjinekologët pajtohen që gratë më së miri është që të lindin në mënyrë vaginale se sa me “prerje cezariane sipas porosisë”. Ata theksojnë që intervenimin kirurgjik duhet shmangur, vetëm nëse egzistojnë arsye të forta mjekësore siç është shtatëzania me binjakë, dallimi në mes të madhësisë së foshnjes dhe qafës së mitrës edhe në rastet kur foshnja duhet të dalë me bythë në vend se me kokë.

Akusheri do të vendos për prerjen cezariane kur të kuptojë nëse ritmi i zemrës nuk është i drejtë, mungesën e oksigjenit tek foshnja… Në indikacione bën pjesë edhe frika patologjike nga dhembja, sepse shtatëzëna nuk ndjek udhëzimet, rrënon procesin natyral të lindjes, gjë që mund të përfundojë keq.

Komplikimet janë të shpeshta
Dhembjet intensive pas prerjes cezariane zgjasin dy-tre ditë, si edhe marramendja nga anestezioni. Nëna e re duhet të jetë nën mbikqyrjen e mjekut dhe ti kontrollohet shtypja gjakut dhe pulsi zemrës. Foshnjen zakonisht e bien tek nëna mbas 25 orëve.

Në spital qëndrohet për 5 ditë më së paku pas prerjes cezariane, ndërsa penjtë hiqen mbas 10 ditësh që nga operimi. Në komplikimet më të shpeshta bëjnë pjesë gjakderdhja, temperatura e lartë, infeksionet e mitrës dhe të traktit urinar, problemet me frymëmarje dhe mos funksionimi si duhet i zorrëve.

Përvoja të ndryshme
Pas operimit me prerje cezariane shumë gra, njëkohësisht ndihen të lumtura që janë bërë nëna, zhgënjehen që nuk kanë marrë pjesë në lindje të fëmiut dhe acarohen nga dhembjet veçanërisht shumë të mëdha. Disa janë të lumtura që më në fund përfundoi, ndërsa të tjerat të hutuara sepse nuk ndjejnë afërsi me foshnjen. Nëse jeni në dilemë, flisni me mjekun tuaj dhe i tregoni për dilemat dhe frikën tuaj.

Mos harroni faktin që nuk egzistojnë dy lindje të njejta, madje edhe gratë që kanë lindur në mënyrë natyrale dhe me prerje cezariane kanë mendime të ndryshme në lidhje me atë se cila përvoje i është dukur më e lehtë. Disa do të provonin prap me prerje ndërsa të tjerat asesi nuk do ta riprovonin dhembjen nga prerja cezariane e cila mund të zgjat madje edhe me javë të tëra.

Arsyet kundër lindjes me operim

− Probleme të shpeshta me frymëmarrjen tek foshnjat e lindura me prerje cezariane
− Foshnjat e lindura me prerje cezariane për shkak të anestezionit që përdoret gjatë operimit adaptohen më ngadalë
− Rreziku i madh nga krijimi i trombozës
− Probleme laktike nga ndikimi i gjatë i anestezionit
− Gjidhënja e vështirë dhe krijimi i kontaktit të parë me foshnjen
− Shërimi zgjat më shumë se sa nga lindja natyrale
− Nuk është zgjedhje e duhur nëse dëshironi shumë fëmijë, sepse secila prerje cezariane paraqet rrezik për shëndetin e nënës/bebaime/




hygeia655x90




Dermatologji
Stërvituni për një lëkurën të re
Harrojini solucionet e shtrenjta kundër rrudhave, sekreti i një lëkure të re qën
Pyet Dermatologun







Sondazh
Cfare mendimi keni per depilimin lazer?





Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: akora
Lexuar: ikub #:
 0
BEBE LINDJE
 4.578 1109200036





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


Kerkoni Gjeni Prona









| Shto tek te Preferuarat




Spitali Amerikan