0 0
0
 
Cfare duhet te dini gjate shtatzanise    
Femijet jane pasuria jone
Nga Obstetrika dhe Gjinekologjia Shqiptare 19 Tet

Qe te kemi femije te shendohe ne duhet te kemi nje trupe te shendoshe, qe foshnjes qe rritet brenda nesh ti ofrojme kushte te mira per zhvillim
Gjate nente muajve te shtatzanise ju dhe trupi juaj do te kaloje ne disa faza dhe ndryshime. Shtatzania eshte nje ngjarje normale ne jete tuaj, prandaj ajo mund te kaloje shume mire nese ju kujdeseni per vehten tuaj duke ju nenshtruar kontrolleve te rregullta tek mjeku apo mamia.
Me duket se jam shtatzane, por nuk jame e sigurte.
Nese doni te vertetoni a jeni shtatzane, ju mund ta zbuloni kete me ane te testit per shtatzani. Ekzistojne testi i urines dhe ai i gjakut, i cili bazohet ne ndryshimin e sasise se hormoneve ne trupin e shtatzanes.
Me cfare shenjash shfaqet shtatzania.
• Shtatzania shfaqet me mungese te menstruarcionve apo gjakderdhje te vogla ne kohen e ciklit menstrual.
• Shtatzania mund te shfaqet me nauze ose te vjella
• Shtatzania i ben gjinjte te enjtur te forte dhe te ndjeshem
• Shtatzania jep ndryshim ne oreks
• Shtatzania mund te jape urinim te shpeshte

Kujdes: Keto shenja mund te jene rrjedhoje e ndonje semundje tjeter apo ndryshimi ne organizem. Megjithate kur keto shenja jane prezente eshte mire te perjashtohet shtatzania.

Cka duhet te bejme qe shtatzania te jete e sigurte dhe e shendoshe?

Kujdesi shendetesor gjate shtatzanise, qe nga momentin qe zbulohet shtatzania deri ne lindje eshte shume i rendesishem.. kjo mundeson qe te kesh shendet te mire per vete dhe njekohesisht edhe per foshnjen, te cilin do ta sillni ne jete. Qe te arrini keto ju duhe te dine qe:
Shtatzania normalisht zgjate 40 jave
Shtatzania ndahet ne tremujorin e pare qe zgjat 12 jave; i dyti zgjat 15 jave dhe i treti 13 jave.

Kontrollet tek mjeku jane shume te rendesishme

Kontrollet duhet te behn 1 here ne muaj deri ne muajin e tete. Nje here ne 2 jave gjate muajit te tete dhe 1 here ne jave gjate muajit te nente te shtatzanise.
Gjate kontrolleve te rregullta mjekesore shtatzania duhet ti nenshtrohet ketyre ekzaminimeve:
• Ekzaminimi gjinekologjik ku percaktohet madhesia e mitres dhe rritja e frytit tek shtatzania
• Pasqyra e gjakut tek shtatzania
• Percaktimi i grupit te gjakut dhe faktorir Rhesus tek shtatzania
• Presioni i gjakut tek shtatzania
• Analiza e urines (per proteina, glukoze, bakterie, qe mund te jene pasoje e diabetit, preeklampsise apo ndonje semundje tjeter tek shtatzania)
• Testin e pastertise (per ndonje infeksion te mundshem tek shtatzania)
Nese nuk keni mundesi te vizitoni mjekun cdo muaj, atehere beni te pakten 4 vizita gjate shtatzanise sipas kalendarit te meposhtem:
• Ne tremujorin e pare- nje vizite mjekesore
• Ne tremujorin e dyte- nje vizite mjekesore ne muajin e peste
• Ne tremujorin e trete- nje vizite ne muajin e shtate ose te tete dhe nje ne muajin e nente

Shtatzania mund te kete keto ankesa shendetesore
• Shtatzania mund te kete lodhje
• Shtatzania mund te kete te vjella dhe mundim
• Shtatzania mund te kete kapsllek
• Shtatzania mund te kete zgjerim te venave te kembeve (varice)
• Shtatzania mund te kete veshtiresi ne frymemarje
• Shtatzania mund te kete lodhje dhe pagjumesi
• Shtatzania mund te kete hemorroide
• Shtatzania mund te kete kruarje
• Shtatzania mund te kete ngerce ne kembe dhe ne shputa
• Shtatzania mund te kete gjakderdhje te vogla nga hunda dhe vagina

Dr. Shk. Julian Habibaj

salus
Na ndiqni
register
living
Ndarja në çift është një fenomen normal sot
(Por a mund të ruhet së paku miqësia me ishin?)





Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: a.k
ikub #:
 0 1110190036





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

as
spitaliamerikan