digitalb
0 0
0
 
Kujdesi për lëkurën gjatë shtatzanisë   
Një grua shtatzanë gjithmonë duhet të konsultojë mjekun para përdorimit të produkteve të caktuara (përshi edhe produktet e kozmetikës), sepse shpesh rekomandimi ose jo i një produkti varet nga gjendja specifike e vetë gruas.
Nga Obstetrika dhe Gjinekologjia Shqiptare 24 Tet

Një grua shtatzanë gjithmonë duhet të konsultojë mjekun para përdorimit të produkteve të caktuara (përshi edhe produktet e kozmetikës), sepse shpesh rekomandimi ose jo i një produkti varet nga gjendja specifike e vetë gruas. Fatkeqësisht, një pjesë e madhe e mjekëve obstetër nuk kanë informacionin e duhur për ndërveprimet e mundshme midis produkteve kozmetike dhe shtatzanisë. Kjo jo për faj të vetë mjekëve – kërkimi shkencor mbi toksicitetin e mundshëm të produkteve kozmetike gjatë shtatzanisë është pothuajse inekzistent.

Ajo çka duhet shmangur me çdo kusht janë retinodët (preparate që përdoren për trajtimin e akneve dhe disa problemeve të tjera dermatologjike). Në rastin e retinoidëve është provuar nga studime të shumtë dhe, fatkeqësisht edhe nga praktika, se shkaktojnë keqformime të lindura në një përqindje alarmante (nga 30% deri në 70% në varësi të burimit të informacionit). Duke qenë se retinoidët janë derivatë të vitaminës A, rekomandohet edhe shmangia e produkteve me përmbajtje retinoli, megjithëse për këtë të fundit nuk ka studime që të tregojnë rrezik në shkaktimin e keqformimeve.

Acidet alfa hidroksik dhe beta hidroksik nuk manifesojnë toksicitet dhe as rrezik për fetusin, madje as teorikisht nuk ka vend për ta dyshuar një gjë të tillë. Kujdes duhet patur me ekspozimin në diell pas përdorimit të tyre. Për acidet beta hidroksikë dhe, konkretisht, për acidin salicilik duhet patur parasysh lidhja e tij me aspirinën. Ndonëse absorbimi në lëkurë i acidit salicilik është minimal, efektet e aspirinës në organizmin e gruas shtatzanë duhen diskutuar me mjekun obstetër.

Në lidhje me ngjyruesit permanent të flokëve, nuk ka ndonjë informacion mbi mundësinë e shkaktimit të keqformimeve të lindura. Sipas shumë espertëve risku nga përdorimi i këtyre ngjyruesve është minimal deri inekzistent. Gjithsesi, për të qënë krejtësisht të sigurt, mund të rekomandohet përdorimi i ngjyruesve tip 2 dhe shmangia e toneve të errëta.

Hidrokinoni është një temë e rrethuar nga kundërthënie, të cilat herë e paraqesin si të sigurt dhe herë jo. Gjithsesi, asnjë kërkim nuk ka lidhur hidrokinonin me ndonjë risk të veçantë për gratë shtatzana. Madje edhe kërkimet që bëjnë thirrje për kujdes në përdorimin e hidrokinonit bazohen në punë laboratorike ose kërkime në kafshë. Ekspertë të shumë pretendojnë se nuk ka asnjë provë që të vërtetojë një efekt të dëmshëm të hidrokinonit në njerëz. Madje e kundërta: personat që janë vazhdimisht në kontakt me hidrokinonin duket se preken më rrallë nga disa lloje kanceri.

Për ta përmbledhur: një grua shtatzanë duhet të shqetësohet shumë më tepër për konsumin e alkoolit dhe duhanit si dhe për duhanpirjen pasive, se sa për produktet kozmetike që përdor. Gjithsesi, mos nguroni të informoheni gjerësisht rreth produkteve që përdorni dhe të konsultoheni me mjekun tuaj obstetër për çdo problem.

Dr. Apetri

salus
Na ndiqni
Të rejat e fundit vijne në inbox tuaj
ipazar
living
Jeta sot është bërë shumë dinamike. Për të qenë në trendin e kohës
(Cilën do të shihni me më shumë përparësi)



Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: a.k
ikub #:
 0 1110240027





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme




digitalb
spitaliamerikan

as