Po sikur sekreti i lumturisë te gjendej neper ushqimet qe konsumojme? Zbuloni disa nga keto ushqime qe na ngrenë moralin.
Çokollata
Te mirat e çokollatës për shëndetin janë te shumta. A e dinit qe ajo ndikoj edhe tek morali ynë? Ketë ajo e bën nëpërmjet elementeve euforike qe përmban, ato te cilat luftojnë mërzitjen. Nuk duhet neglizhuar as sheqeri dhe magnezi qe ajo përmban, duke qene se ata i japin organizmit edhe me shume energji. Disa nga efektet me te pabesueshme te çokollatës, janë pranuar tashme edhe nga shkenca. Çokollata, fale antioksidanteve, stimulon trurin dhe e mbron atë nga plakja. Te tjera te mira janë: aftësia anti koaguluese (ashtu si aspirina) si dhe ul tensionin. Një konsumin i përditshëm i një cope te vogël çokollate do ishte i mire edhe për zemrën.
Kafeja
Sipas një studimi amerikan, femrat qe pinin te paktën dy filxhanë kafe ne dite kishin me pak mundësi se te tjerat, te binin ne depresion. Kafeina duket se është përgjegjësja kryesore e kësaj te mire për shëndetin. Ajo modifikon edhe shkëmbimet kimike te cilat ndodhen ne tru, si dhe bllokon disa receptorë kimike siç është adenozina.
Peshku
Shkencëtaret thonë se mungesa e Omega 3-it e cila ndodhet tek mishi i peshkut është një nga përgjegjësit kryesore qe shkakton probleme me humorin dhe depresion. Pse te mos e përdorim?
Rrushi
Rrushi na jep shume energji duke qene se përmban mjaft sheqer. Frutë i tonifikimit, ai duhet te konsumohet edhe nja fëmijët, adoleshentet dhe sportistet. Fale vitaminave te shumta, ai luan një rol shume te rendesishem edhe ne funksionimin e sistemit nervor dhe muskulor (fale vitaminave B), si dhe ne mbrojtjen e kapilareve te gjakut (fale vitaminës P). Sasia e madhe e polifenolit mbron sistemin kardiovaskular.
Mandarina
Mandarina është shume e mire për t’u konsumuar gjate dimrit duke qene se ka sasi te madhe vitamine C, e cila është një vitamine qe vepron kundër lodhjes dhe kundër agresionit. Ky agrum përmban gjithashtu edhe minerale, obligo elemente, magnez, kalcium dhe hekur.
Gështenja
Gështenja është shume e domosdoshme për sportistet duke qene se përmban shume kalium dhe hekur, elemente këta qe rrisin aktivitetin fizik. Ajo përmban gjithashtu edhe magnez e cila ndihmon kundër lodhjes dhe stresit. (marre nga femmeactuelle)