amg
0 0
0
 

Lazanja vegjetariane


Kuzhina e huaj

09 Nën
Burimi:

ikub.al

Perberesit

-peta per lazanja
-3 kungulleshka
-2 patrixhane
-1qep
-2 speca
-purè domate
-kripe,rigon dhe piper

Per salcen Beshamel

-500 ml qumesht
-50 g miell
-40 g gjalp
-kripe dhe arre moskat

Pergatitja:

Pastroni mire perimet dhe i prisni ne copa te vogla. Prisni qepen dhe e skuqni ne nje tigan me vaj te nxehte. Skuqeni deri sa te mar pak ngjyre dhe me pas shtoni perimet e prera. Perimet i skuqni per 15 minuta (sa te zbuten dhe te humbin ujin qe kane) dhe me pas shtoni purèn e domateve, rigonin, kripen dhe lereni te ziejne per 10-15 minuta te tjera. Nderkohe qe perimet ziejne pergatisni salsen Beshamel. Kjo salse eshte shume e thjeshte per tu pergatitur. Ne nje tenxhere shkrini gjalpin dhe kur te jete shkrire komplet shtoni te gjithe miellin. Trazoni mire deri sa te formohet nje lloj brumi. Me pas shtoni nga pak qumeshtin duke e trazuar me rrahesen e vezeve. Duhet te keni kujdes qe te mos formohen kokrrizat e brumit. Per te evituar qe te formohen kokrrizat duhet te trazoni mire nderkohe qe shtoni qumeshtin. Rregulloni me kripe dhe pak piper dhe vazhdoni te trazoni deri sa qumeshti te arrij temperaturen e zierjes dhe te dendesohet. Sa me shume ta lini te ziej aq me shume dendesohet beshamela.

Pasi perimet me domate te kene zier, i bashkojme me beshamelen dhe i trazojme mire.Marim tepsine dhe e lyejme pak me vaj. Ne fillim bejme nje shtrese me salsen qe pergatitem, me pas nje shtrese me petat e lazanjave dhe shtresa tjeter me salsen. Vazhdoni keshtu deri sa te mbaroni salsen. Duhet te lini pak salce per te mbuluar komplet shtresen e fundit te lazanjave. Dmth siper, lazanjat, duhet te kene salcen dhe jo petat. Para se ti vini ne furre i shtroni siper pak djath te grire dhe i piqni per 25-30 minuta ne 180-200°./recetakuzhine/






register


ventus

IKUB ne Instagram


ilma




Sondazh
Vajza
(A ju pelqen trupi juaj?)





Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: akora
ikub #:
 0
RECETA
1111090009





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

as
spitaliamerikan