amg
0 0
0
 

Pesha në lindje


Njohja e peshës në lindje ka rëndësi të veçantë. Është e nevojshme që prindërit të dinë peshën që ka patur fëmija i tyre në lindje dhe të jenë në gjendje t'ia tregojnë mjekut.

25 Nën
Burimi:

bebaime

Njohja e peshës në lindje ka rëndësi të veçantë. Është e nevojshme që prindërit të dinë peshën që ka patur fëmija i tyre në lindje dhe të jenë në gjendje t'ia tregojnë mjekut. Pesha e fëmijëve në lindje në Shqipëri është në përgjithësi normale. Ajo mesatarisht shkon në 3400 gr. Meshkujt e kanë peshën në lindje pak më të lartë se femrat. Nuk do të thotë që ata fëmijë që lindin nën 3400 gr nuk janë normalë. Egziston një kufi për peshën në lindje dhe shkon në 2500 gr. Për fëmijët që lindin mbi këtë peshë themi se kanë peshë normale.

Fëmijët që lindin me peshë më të ulët se 2500 gr themi se janë të parakohshëm ose prematurë. Pesha e fëmijës në lindje është e lidhur me disa shkaqe të njohura si: zgjatja e shtatzanisë, gjendja, ushqyerja, puna, mosha e nënës. Rëndësi kanë dhe sëmundjet që nëna mund të ketë kaluar veçanërisht gjatë shtatzanisë. Pjesërisht, pesha në lindje ka lidhje dhe me madhësinë e trupit të prindërve. Pesha jo shumë e madhe nuk do të thotë gjithmonë se është shenjë dobësie. Në rastet e prematurës fëmija mbahet në mbikqyrje të personelit shëndetësor.

Shtesat në peshë gjatë vitit të parë të jetës
Shtesat e rregullta në peshë gjatë vitit të parë të jetës janë shenja më e rëndësishme që flasin për një shëndet të mirë të fëmijës, prandaj prindi duhet të jetë i informuar mirë në këtë drejtim. Çdo qëndrim në peshë ose humbje nuk është normale dhe duhet gjetur shkaku.

Rënia e peshës pas lindjes
Pas lindjes foshnja ka një rënie të lehtë në peshë. Kjo rënie zgjat për 3-5 ditë. Nga dita e tretë ose e pestë foshnja fillon të fitojë në peshë dhe arrin peshën e lindjes. Gjatë ditëve të para ai humbet 150 deri në 300 gram. Humbja e peshës gjatë ditëve të para është normale. Ajo ndodh për disa arsye që janë spjeguar më poshtë. Në rastet kur fëmija humbet më shumë se 300 gr dhe kur pesha e lindjes nuk është rifituar deri në ditën e 10-të ose të 12-të, duhet parë shkaku. Humbjet e tepërta të peshës mund të shkaktohen kur fëmija nuk pi dhe nuk ushqehet sa duhet ose kur vuan nga ndonjë sëmundje. Në këto raste foshnja duhet vizituar pa humbur kohë.

Shtesat e rregullta në peshë
Duke marrë parasysh humbjen gjatë ditëve të para të jetës, shtesa në peshë gjatë gjithë muajit të parë është prej rreth 600 gram. Nga muaji i parë deri në të dytin foshnja shton 800-900 gram. Pas muajit të dytë shtesat mujore pakësohen lehtësisht. Kështu një fëmijë normal nga muaji i 5-të dhe i 6-të shton rreth 500 gram në muaj, kurse nga muaji i 10-të dhe i 12-të shton rreth 300 gram në muaj. Në përgjithësi pesha e lindjes dyfishohet rreth muajit të 5-të ose të 6-të dhe trefishohet në fund të vitit të parë. Prindërit gjithashtu duhet të dinë se një fëmijë që lind nën peshën normale e shton më shpejt peshën, ndërsa fëmija që lind me peshë të madhe, zakonisht e shton më ngadalë.

Tabelë orientuese
Muaji 1-rë 600 gram,
muaji 2-të 900 gram,
muaji 3-të e 4-të 750 gram,
muaji 5-të e 6-të 600 gram,
muaji 7-të - 9-të 450 gram,
muaji 10-të - 12-të 300 gram.









ventus

IKUB ne Instagram


ilma




Sondazh
Vajza
(A ju pelqen trupi juaj?)





Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: akora
ikub #:
 0
BEBE PESHA
1111250030





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

as
spitaliamerikan