marketkonekt
0 0
0
 

Gjel deti i mbushur dhe i pjekur (me garniturë dhe salcë)


Receta e dites

21 Dhj
Burimi:

ikub.al

Gjel-DetiPerberesit per 10-12 persona

per gjelin e detit

•1 gjel deti rreth 7kg
•2 dege selino
•2 karrota
•1 qepe te ndare ne kater pjese
•50gr gjalp te shkrire ne mikrovale
•gjysme limoni
•kripe
•piper
•majdanoz
•trumez
•rozmarine

per garnituren

•te brendshmet e gjelit te detit
•350gr qepe te prera holle
•200gr selino te prere holle
•130gr arra te qeruara
•120gr rrush te thate
•10 ullinj jeshil pa berthame
•1 molle jeshile
•2 feta buke te ndenjura 1 dite (ose 2 feta buke te fresketa te thara ne furre per rreth 10 minuta)
•100gr gjalp
•1 tufe majdanoz te fresket
•pak sherebele
•kripe
•piper te zi te fresket

PJEKJA E GJELIT TE DETIT

Gjeja e pare qe duhet bere perpara se te gatuhet nje gjel deti, eshte ta leme te shkrihet plotesisht dhe te arrije temperaturen e ambjentit. Gjelit i heqim qafen (te cilen mund ta perdorim per supe) dhe te brendshmet: zemren, stomakun dhe melcine, nga te cilat zemren dhe stomakun do ti perdorim ne pregatitjen e garnitures.

E lajme mire gjelin e detit brenda dhe jashte me uje te ftohte dhe te rrjedhshem dhe eleminojme cdo pupel sado e vogel qofte. E fshijme me letra kuzhine dhe ferkojme brendesine e tij me gjysmen e limonit dhe me pas me kripe.
Per ti dhene shije gjate pjekjes, fusim brenda gjelit te detit qepen e ndare ne kater pjese, nje tufe majdanoz dhe karrotat dhe selinon te prera ne copa jo shume te vogla. Ne zgavren me te madhe te gjelit, vendosim nje leter alumini si kapak, per te mos lejuar mbushjen te dale jashte dhe me pas e mbyllim me kunja dhembesh (apo e qepim me “gjilperen” e kuzhines). Ne te njejten menyre veprojme edhe me kavitetin tjeter te hapur, ate te qafes.

E lidhim gjelin me spango kuzhine, e ferkojme siperfaqen e tij me kripe te bollshme, e sperkasim me gjalpin e shkrire, e aromatizojme edhe me pak piper te zi te grire ne moment dhe e vendosim ne nje tave te madhe me gjoksin poshte. Anash taves vendosim edhe disa gjethe te fresketa trumeze dhe rozmarine.E pjekim ne furre te parangrohur ne 200°C per rreth gjysme ore, me pas e ulim temperaturen ne 180°C per rreth dy ore dhe me pas ne 100°C per 1 ore e gjysme.Ne momentin e fundit, nese deshirojme qe gjoksi i gjelit te marre ngjyre te arte, e kthejme nga ana tjeter dhe e pjekim per maksimumi 5 minuta ne 250°C.
E kuptojme qe mishi i gjelit eshte pjekur edhe ne brendesi ne momentin kur e presim pak lekuren e holle te kembes, dhe lengu qe del eshte i qarte (jo ngjyre roze!).
E nxjerrim nga furra dhe e leme te pushoje per 15-20 minuta ne temperature ambjenti perpara se ta presim ne copa.

Pergatitja e garnitures

Pregatisim si fillim lengun e gjelit te detit duke ziere ne uje me pak kripe zemren, qafen dhe stomakun e tij per rreth 1 ore. E filtrojme dhe e leme menjane, ndersa te brendshmet i kaverdisim per rreth 5 minuta me nje luge gjalp ne zjarr te ulet.

Pjekim per pak minuta arrat ne furre ose ne tigan (pa yndyre!) derisa te kene marre ngjyre te arte (kujdes te mos digjen) dhe i presim ne copa. I leme ne temperature ambjenti nderkohe qe skuqim buken e prere ne kubik me gjysmen e gjalpit per pak minuta.

Ne nje tigan tjeter, kaverdisim me gjalpin e mbetur qepet e prera holle bashke me selinon per rreth 10 minuta ne zjarr te ulet, shtojme copezat e arrave, te bukes se skuqur, mollen e prere ne kubik te vegjel, rrushin e thate, ullinjte ne copa te vogla, majdanozin e grire holle, te brendshmet e gjelit te detit, pak rozmarin, pak sherebele dhe kripe e piper. Shtojme gjithashtu pak nga pak lengun e perftuar nga brendshmet e gjelit dhe e gatuajme te gjithe perberjen per rreth 1 ore ne zjarr te ulet, apo derisa mollet te jene zbutur.

Pergatitja e salces me lengun e gjelit

Lengun qe ka leshuar gjeli i detit i pjekur ne tave, e hedhim ne nje tigan qe nuk ngjit dhe e vendosim ne zjarr te ulet.Ne nje ene te vogel, shkrijme 1 luge niseshte ne pak uje te ftohte dhe ia shtojme lengut te gjelit pak nga pak derisa te trashet. E rregullojme salcen me kripe, piper, trumez, pak sherebel dhe e sherbejme bashke me gjelin e detit te pjekur./tryeza.org






em





ilma




Sondazh
Femrat e bukura në politikë
(Mendoni se bukuria është një element ndihmës ne realizimin e detyrës?)





Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: akora
Lexuar: ikub #:
 0
RECETA
 14.225 1112210009





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

GlobeAlbania