digitalb
0 0
0
 
Dhimbjet gjate shtatzanise   
Me shumë mundësi dhimbjet tuaja janë si pasojë e zgjerimit të muskujve dhe lidhëseve të mitrës. Ndodhin shpesh gjatë shtatzanisë e sidomos nga muajt 4 - 6.
Nga  bebaime 17 Jan

Me shumë mundësi dhimbjet tuaja janë si pasojë e zgjerimit të muskujve dhe lidhëseve të mitrës. Ndodhin shpesh gjatë shtatzanisë e sidomos nga muajt 4 - 6.

Janë dhimbje të mprehta dhe me lëvizjet e ndryshme p.sh në karrige, apo gjatë kollës, gjatë ngritjes nga krevati ndjehen më shumë. Zakonisht vihen re rreth rrëzës së kofshës.

Mund të zgjasin pak ose për disa orë. Nëse nuk janë të vazhdueshme apo të shoqëruara nga temperarura, ethet, hemoragjia apo me shtim të sekrecioneve vaginale atëherë me shumë mundësi nuk krijojnë problem. Gjithashtu nuk janë si dhimbjet e lindjes së parakohshme ku kontraktimet vijnë në mënyrë të rregullt duke u rritur.

Mundohuni të shtrini këmbët duke i ngritur pak dhe shplodhuni. Kur të veni për kontrollin e rradhës tek mjekja juaj tregojini për këto lloj dhimbjesh. Ka dhe një lloj dhimbje që shihet më shpesh në njërin krah si pasoj e nervit shijatik dhe ndihet edhe në këmbë. Edhe kjo dhimbje nuk është e vazhdueshme.

Në këto raste mundohuni të shtriheni në anën e kundërt për të penguar shtypjen ndaj këtij nervi. Mundohuni mos të qëndroni për kohë të gjatë në këmbë dhe të mos ngrini pesha të rënda. Mundohuni të mos bëni lëvizje të menjëhershme. Mund të bëni dhe kompresa me ujë të ngrohtë. Nëse dhimbjet vijnë duke u rritur konsultohuni me mjekun tuaj.

salus
Na ndiqni
Të rejat e fundit vijne në inbox tuaj
ipazar
living
Jeta sot është bërë shumë dinamike. Për të qenë në trendin e kohës
(Cilën do të shihni me më shumë përparësi)



Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: a.k
ikub #:
 0 1201170022





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme




digitalb
spitaliamerikan

as