amg
0 0
0
 

A duhet ndarë lodrat në ato për “djem” dhe “vajza”?


Keni parasysh që fëmija ka të drejtë të jetë i lirë në përzgjedhjen e tij se me çfarë dëshiron të luaj dhe kursesi nuk duhet ti impononi dëshirën tuaj si prind.

08 Shk
Burimi:

bebaime

Ndarja e lodrave
 
Lodrat janë zakonisht të ndara në ato “për djem” dhe ato “për vajza”, prandaj në këtë mënyrë prindërit të cilët kanë djem i blejnë atyre lodra “për djem” siç janë makinat, aeroplanat dhe të tjera të ngjashme ndërsa vajzave i blejnë kukulla, beba, sete të ndryshme për zierje, për hekurosje….
 
Keni parasysh që fëmija ka të drejtë të jetë i lirë në përzgjedhjen e tij se me çfarë dëshiron të luaj dhe kursesi nuk duhet ti impononi dëshirën tuaj si prind sepse kjo në asnjë mënyrë nuk mund të jetë gjë e mirë.
 
Përse iu pengojnë prindërve lodrat e caktuara?
Në shumicën e rasteve është babai, ai i cili insiston që djali i tij të luaj me lodra “për djem” sepse frikësohet se nëse luan me kukulla mund të ketë pasoja negative në të ardhmen, e cila është natyrisht e pasaktë.
 
Aspektet e ndryshme të lojës dhe llojllojshmëria e lodrave mund të kenë vetëm efekt pozitiv në zhvillimin e fëmijëve, dhe besohet që më mirë mund të kuptohen po të provojnë të luajnë edhe me lodra “për vajza” respektivisht “për djem”.
 
Çfarë nëse djali juaj dëshiron të luaj me kukull?
Kur keni vajzë, është logjike që loja e parë që do ti bleni do të jetë kukull, por çfarë me djemtë?
 
261A duhet edhe atyre ti blihet kukulla, apo përgjithësisht loja me kukulla mund të jetë e dëmshme për zhvillimin e djemve apo mund të jetë edhe e dobishme?
 
Po ashtu, nëse djali juaj dëshiron të luaj me kukull, sigurisht do të jeni në dilemë të madhe a t`ia lejoni këtë apo jo? Mendoni cilat janë arsyet se pse nuk i lejoni vogëlushit të luan me lodrën e cila mendoni se nuk është adekuate për gjininë e tij.
 
Është shumë e rëndësishme që të liroheni nga botëkuptimet dhe ti lejoni fëmiut të kënaq kureshtjen e tij, sepse me siguri është fazë e zhvillimit dhe nuk do të thotë që për këtë mund ti dëmtohet egoja mashkullore.
 
Anët pozitive të lojës me kukulla
Gjëja më e rëndësishme tek loja me kukull është që vogëlushët mësohen me aftësitë prindërore, dhe nëse e lejoni djalin tuaj të luaj me kukull dhe të kujdeset për të, ai do të mësojë ndjenjën e përgjegjësisë, dashurisë, kujdesit dhe vëmendjes, ndërsa kur të rritet sigurisht do të mësohet që të kujdeset më mirë për veten, por edhe për të tjerët.
 
Sigurisht, kjo nuk do të thotë që ai të mos luaj me lodra të tjera, për më shumë, mund të jetë në fjalë vetëm një fazë kaluese (dëshira për të imituar nënën apo motrën më të madhe) dhe kjo mund ti kalojë shpejtë. Madje nëse ka kërkuar vet të luaj me kukull, me siguri nuk do të luaj sikurse vajzat, por ashtu mund të bredh nëpër shtëpi me të dhe ta përdorë si çekiç si shembull…
 
Po ashtu, kukulla mund të jetë e dobishme në rastet kur prisni foshnje, dhe vogëlushi juaj nuk është shumë i entuziazmuar me idenë se çfarë dëshiron, motër apo vëlla. Në këto raste, kukulla – foshnje mund të ndihmojë në ballafaqimin me zemërimin rreth foshnjes, por është shumë e rëndësishme që ju ti tregoni tërë kohën se si duhet të sillet ndaj foshnjes dhe si duhet përkujdesur për të, kështu në këso raste mund të ushtrojë me kukullën.
 
A do të bëhet vajza ime “mashkullore” nëse luan me lodra të “djemve”?
Nëse vajza juaj dëshiron të luaj me makina, pushka, kjo nuk do të thotë që mund të bëhet mashkullore apo agresive. Edhe për vajzat vlen e njejta gjë, sikurse te djemtë, sigurisht në pyetje është një fazë kaluese apo në atë mënyrë imiton vëllaun më të madh apo babain…








ventus

IKUB ne Instagram


ilma




Sondazh
Vajza
(A ju pelqen trupi juaj?)





Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: akora
ikub #:
 0
FEMIJE LODRA
1202080061





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

as
spitaliamerikan