digitalb
0 0
2
 
Nje diete tre ditore   
Këshillohet konsumimi i mjaltit me kualitet të kontrolluar, duke pasur parasysh që përparësi i jepet llojeve të mjaltit me ngjyra më të errëta.
Nga ikub.al 21 Shk

Këshillohet konsumimi i mjaltit me kualitet të kontrolluar, duke pasur parasysh që përparësi i jepet llojeve të mjaltit me ngjyra më të errëta.

Dieta treditore me mjaltë
Nëse ndiqni këtë dietë, mund të humbni 2-3 kilogramë për vetëm 3 ditë!
 
DITA E PARË:
Mengjesi: Dy të verdhë të vezëve të freskëta i përzini me një lugë të vogël me mjaltë. Gjatë kësaj vakti pini çaj me limon ose kafe (pa sheqer).
Dreka: 100 gramë djathë, 50 gramë karota të ziera, 50 gramë brokoli të zier dhe 50 gramë lulelakra të ziera. Prej këtyre ushqimeve bëni një krem. Shtesë: çaj ose kafe me një lugë të vogël me mjaltë.
Darka: 1 filxhan supë të kthjellët të perimeve, 1 fetë buke integrale dhe 1 mollë/dardhë/portokall.
Para fjetjes: çaj me limon.
 
DITA E DYTË
Mengjesi: I njëjtë sikur ditën e parë.
Dreka: Bëni një krem nga një vezë e zier butë,një lugë mjaltë dhe 100 gramë djathi të freskët. Gjatë vaktit mund të pini çaj me limon ose kafe.
Darka: 150 gramë file peshku ose pule, një enë të vogël me sallatë perimesh dhe një çaj me limon.
 
DITA E TRETË
Mengjesi: I njëjtë sikur ditën e parë plus një mollë.
Dreka: 50 gramë djathë, 1 fetë buke të thekur dhe një pjatë me perime të freskëta me lëng limoni.
Darka: 300 gramë perime të ziera, një vezë e zier butë dhe një filxhan çaj me një lugë mjaltë.
Vërejtje: Për çdo ditë gjithsesi hajeni nga një gjysmë limoni!
Dieta detoksikuese me mjaltë
 
Gjërat e nevojshme:
1.5 litra ujë mineral pa gaz
8 limona,
2-3 lugë mjaltë dhe
1-2 lugë me biber të kuq djegës.
Përgatitja:
Filtrojeni lëngun e limonit, shtoini mjaltin dhe piperin dhe masën e përzini mirë. Gjatë ditës e pini tërë sasinë e pijeve. Përveç saj mund të pini çaj të gjelbër ose ujë. Kohëzgjatja maksimale e detoksikimit është tri ditë. Nuk do të ndjeni dobësi dhe rraskapitje, sepse mjalti do ta ushqejë organizmin tuaj, piperi do të përmirësojë qarkullimin e gjakut, ndërsa limoni do të ndihmojë për mënjanimin e toksinës.
Gjatë këtyre tri ditëve rekomandohet edhe një banjë, e cila do të ndihmojë në mënjanimin më të lehtë të toksinës./zhurnal/

salus
Na ndiqni
Të rejat e fundit vijne në inbox tuaj
ipazar
living
Jeta sot është bërë shumë dinamike. Për të qenë në trendin e kohës
(Cilën do të shihni me më shumë përparësi)



Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: a.k
ikub #:
 2
DIETA SHENDETI
1202210073





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
beta
Para 34 muajsh  
  
ju lutyem me ktheni pergjijge sa me pare
     
beta
Para 34 muajsh  
  
si te mbaj diete
     


Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme




digitalb
spitaliamerikan

as