Makarona furre me mish të grirë   
Receta e dites
Nga ikub.al 03 Mar
 
0
0

Perberesit per 6 persona

1/2 liter salce beshamel  (sipas recetes qe do ta gjeni tek salcat)

500gr makarona ne forme tubi (ose makarona te tjera te gjata)

600gr mish te grire viçi

400gr salce domatesh

1 qepe mesatare

2 veze

1 tufe majdanoz

djath kaçkavall te grire

pak kanelle pluhur

pak spec te kuq djeges

vaj ulliri

Pergatitja

Pregatisim si fillim kimen duke kaverdisur ne zjarr mesatar qepen e grire holle me 4 luge vaj ulliri, shtojme mishin e grire dhe e perziejme derisa te marre ngjyre duke e copetuar me dhembet e nje piruni. Shtojme salcen e domateve, majdanozin e grire, pak spec djeges, nje maje luge te vogel kanelle, kripen, piperin dhe e leme te zieje te gjithe perberjen ne zjarr te ulet per rreth gjysme ore duke i shtuar pak uje te nxehte nese eshte e nevojshme. E heqim nga zjarri dhe shtojme 1 veze te plote duke e perziere mire.Nderkohe pregatisimsaclen beshamele  sipas recetes qe do ta gjeni tek menyja Salca . Sipas deshires, salces mund ti shtojme edhe 1 te verdhe veze ne momentin e fundit pasi e kemi hequr nga zjarri (nderkohe qe te bardhen ia shtojme ne fund kimes).Ziejme makaronat tubolare ne uje te kripur per rreth 7-8 minuta dhe i kullojme.Ne nje tave te rrumbullaket (ose drejtkendeshe) te lyer me pak gjalp, hedhim gjysmen e makaronave, i sperkasim me gjysmen e djathit kackavall te grire dhe shtojme kimen me mish te grire duke e sheshuar me luge. Formojme shtresen e dyte te makaronave duke i shtuar siper salcen beshamel. E sperkasim siperfaqen me djathin kackavall te mbetur dhe e pjekim taven ne furre te parangrohur ne 180°C per 30-35 minuta. E leme te ftohet ne temperature ambjenti per te pakten 15 minuta dhe e servirim./tryeza.org/





Mode, bukuri, gossip ne aplikacionin qe i duhet cdo Shqiptari -  Shkarko My ikub


   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


Radika Resort
Na ndiqni
Abonohu per artikujt me te fundit te Shtëpia dhe kopshti
Afa Farma
MAX LED WALL Durres
Bukuria
(Do ta quani jo morale përdorimin e saj, pa vulgaritet, për të bërë karrierë )

Bordo Revista
FILXHANI SOT

Kur një person ju flet për problemet e veta, nuk do te thotë...
RECETA E DITES

Kotoleta pule me limon dhe rozmarinë
# FEMRAT

Lexo artikujt e fundit për femrat
LEXO HISTORINE TIME

A po veproj drejt?


Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: a.k
ikub #:
RECETA
1203030005









Reklame
Raiffeisen


Reklame
Albanian Security Forum
Reklame
inTV


Reklame