marketkonekt
0 0
0
 

Era e keqe e gojës tek fëmijët


Shkaqet kryesore te eres se keqe te gojes te femijet

10 Mar
Burimi:

ikub.al

femijuShpesh era e keqe e gojës së fëmijëve cudit prindërit, pasi pritet që nga fëmijët të ndiejmë vetëm erën e këndëshme karakteristike për ta.Kjo erë mund të bëhet mjaft e sikletshme madje ndonjë herë dhe dezdisëse.Që të hiqni merakun nga i vjen, më poshtë po rendisim disa nga shkaqet kryesore të saj.

Shkaqet ndahen në orale kur burimi i erës së keqe është gojë, ekstra orale kur burimi nuk është në gojë.

SHKAQET ORALE:

Goja e thatë:-Mungesa e rrjedhjes së pështymë jep një gojë të  thatë. Pështyma është shumë e rëndësishme sepse përvec lagështisë që i jep gojës (të nevojshme për artikulimin e fjalëve, dallimin e shijeve)është dhe një dezinfektant natyral pasi përmban substanca të afta të vrasin mikroorganizma të ndryshëm.Tek të rriturrit shkaqe për tu marrë në konsideratë për gojën e thatë janë probleme me gjëndrat e pështymës si gurë në rrugët e tyre ose infeksjone. Në fëmijë shkaku më i shpeshtë i gojës së thatë është frymarrja me gojë kur kanë hundët e bllokuara. Shkaqe të tjera të gojës së thatë janë dehidrimi, diabeti, disa medikamente.

GJUHA-problemi zakonisht qëndron tek kurrizi i gjuhës i cili mund të jetë i veshur me qeliza epiteliale të deskuamuara, bakterie, qeliza gjaku të dekompozuara.

DHEMBET-dekopmpozimi i ushqimit të mbetur mes dhëmbëve nga bakteret si dhe formimi i plaques(shtresë e verdhe që formohet mbi sipërfaqen e dhëmbëve nga ushqimet dhe bakteret) jep erë të rëndë pasi zbërthimi i ushqimeve nga bakteret cliron gazra të ndryshëm me erë të keqe. Pas këtyre proceseve në mungesë e një higjene të mirë vjen kariesi madje mund formohen dhe abcese të cilat japin erë akoma më të rëndë.Por dhe dhëmbët jo të mbushur mirë ose proteza të pjesshme ose të plota që nuk janë të puthitura mirë dhe si pasojë mbushen me ushqime dhe baktere japin erë të rëndë të gojës. Konsumimi i u shqimeve që kanë përmbajtje të lartë proteinike bën që të rritet sasia gazrave me erë jo të kendeshme të prodhuar nga dekompozimi i tyre.

INFEKSION MYKOTIK-marrja e antibiotikëve për kohë të gjatë,kimioterapia,kortizonikët japin infeksion e më pas ërë të rëndë. Por dhe diabeti ose parazitët e zorrës mund të bëhen shkak i infeksionit mykotik nga kandida.

SËMUNDJET E MISHRAVE Të DHEMBËVE-inflamimi i mishrave të dhëmbëve nga traumat, ushqimet e mbetura midis dhëmbëve  jep erë të keqe.

SHKAQET EKSTRA ORALE;-

MELCIA;cirroza dhe insuficenca hepatike japin gojës erë si vezë e prishur. timetilaminuria, një crregullim metabolik i mëlcisë jep gjithashtu erë te keqe.

SEMUNDJET RESPIRATORE DHE TË SINUSEVE;-Rrjedhjet e sekrecioneve të hundës nga pjesa fundore e saj drejt rrënjës së gjuhës ose rrjedhjet nga sinuset e infektuar jane shkaku kryesor i erës së keqe të gojës në fëmijë. Në këto sekrecione jetojnë baktere që prodhojnë gazra me erë të keqe.
Në fëmijët astmatik që përdorin barna kortizonik era e keqe mund vij nga kandidoza oro faringeale si pasojë e kortizonikëve.
Trupa të huaj në hundë ose rrugët respiratore japin reaksion inflamator, sekrecione dhe erë të keqe.

BAJAMET-Në fëmijë me bajamet e kronicizuara ose fëmijë të moshës përeth adoleshencës kur bajamet janë të zmadhuara dhe xhepat e tyre të thellë, mund ndodh akumulimi i ushqimeve në këto xhepa duke dhënë erë të rëndë nga dekompozimi. Sa për zmadhimin në moshën e adoleshencës është dicka normale që kalon ndësa bajamet e kronicizuara kërkojnë trajtim të specializuar.

VESHKAT;-insuficencat renale japin ritje të azotemis që i jep gojes erë amoniaku.

STOMAKU;-kolonozimi i stomakut me helikobacter pylori jep ndryshime inflamatore të mukozës së tij që rezultojnë në erën e gojës.
Por dhe divertikujt (xhepat) ezofageal japin erë të keqe nga grumbullimi i ushqimit në to.

DIABETI-kontrolli i dobët i nivelit të glukozës në gjak jep gojës erë aceton.

BARNAT-barna te tilla si ; antihistaminikët, antipsikotikët, anti depresivët, japin gojë të thatë. antibiotikët mund shkaktojnë mykoza duke rezultuar në erë të rëndë.
de

MJEKIMI;-Sigurisht bazë per largimin e kësaj bezdie është kujdesi me regjimin ushqimor dhe një higjenë e mirë e gojës. Që në fëmijërinë e hershme, me fillimin e ushqimeve të ngurta kur fëmija ka mjaftueshëm dhëmbë për tu përtypur, duhet fillojë dhe larja me furçë dhe pastë të posaçme. Mos harroni që lehtas ti biem dhe gjuhës me furçë.Shmangim përdorimin e tejzgjatur të biberonit me lëngje të ëmbela pasi e bën gojën vendmbjellje mikrobesh. Kujdes akoma më i rreptë për ëmbëlsirat sidomos lëpirset ose karamelet e forta që mbahen në gojë.Nëse këto masa të përgjithshme të higjenes orale nuke eliminojnë erën e gojës drejtohuni tek një dentist e nëse problemi nuk qëndron tek dhëmbët vizitoni pediatrin. Kujdes me hundët e bllokuara dhe grykët. (mjeku24)






em





ilma




Sondazh
Këngëtaret e reja
(Performancat e tyre shoqërohen prej shumë të rinjsh dhe adoleshentë. Ata ndodhen aty se ju pëlqen?)




Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: jeta12
Lexuar: ikub #:
 0
ERE FEMIJE GOJA
 4.074 1203100009





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

spitaliamerikan

dga