----QOFTE ME PATATE---Për 4 veta   
Pastroni e prisni ne copa patatet. I ziejmë ne ujë me kripe ,gjersa te zbuten.
Nga ikub.al 16 Mar
 
0
0

qofte me patate


Për qoftet :
1 kg patate
1 qepe
... 100 gr edamer (ose çdo lloj tjetër djathë i verdhe )
1/2 l. kafe kimino
miell misri
1 l. supe vaj


Për salcën:
100 ml qumësht
1 thelp hudhër
4 l.caji,  vaj
2 qepe
2 domate
kripe e piper


Pastroni e prisni ne copa patatet. I ziejmë ne ujë me kripe ,gjersa te zbuten.
Për salcën: grini qepet e hudhrën e i skuqni ne tigan me vaj. Shtoni kiminon,domatet te prera ne copa, kripen.,piperin. E lini te zieje sa te pije lëngjet e saj. Ne fund shtoni dhe qumështin. E ziejme dhe 2 minuta dhe e hiqni nga zjarri. E ruani te ngrohte.
Përgatisni qoftet: Patatet e ziera i bëni pure. Ne një tigan me vaj te nxehte skuqni qepen për disa minuta. e hiqni vajin nga tigani dhe hidhni aty purenë e djathin e grire. E përzieni pak minuta dhe e hidhni masën ne një tas. Kur ftohet ca ,merrni një luge nga kjo mase e punoni me duar ,duke i dhëne formën e qofteve te rrumbullakëta e pak te shtypura. I zhysni qoftet një nga një ne miellin e misrit dhe i skuqni ne tigan me vaj te nxehte. Dalin 4 cope me këto masa. I ktheni nga te dy anët. Pasi skuqen i kulloni ne letër kuzhine.


Shoqërohen me salcën e ngrohte.
Ju befte mire!
 




   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
juljana senka
Para 14 muajsh  
  
kiminon cfare esht ju lutem
 
juljana senka
Para 14 muajsh  
  
kiminon cfare esht ju lutem
 


Na ndiqni
Abonohu per artikujt me te fundit te Shtëpia dhe kopshti
ilma
living
Sensualiteti i Femrës
(Cila mendoni se është pjesa me sensuale e një femre?)






time.al


Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: khoxha
ikub #:
PATATE QOFTE
1203160027






Argetohu Gjej
time.al
Jeta e perditshme Te nevojshme


Reklame
Hako_0317


Reklame
spitali amerikan