ebuy.al
Alexa Alexa
0 0
0
 

Ja si paguhet leja e lindjes per nenat e reja


Eksperti Fadil Kepi, tregon se leja e lindjes në vendin tonë është 365 ditë kalendarike kur nëna pret të lindë një fëmijë dhe 390 ditë kur lind më shumë

29 Mar
Burimi:

ikub.al

lejaLindjesDitët e lejes së lindjes quhen vjetërsi pune për efekte të lejes së zakonshme, rritjes së pagës dhe për pension.  Eksperti Fadil Kepi, tregon se leja e lindjes në vendin tonë është 365 ditë kalendarike  kur nëna pret të lindë një fëmijë dhe 390 ditë kur lind  më shumë se një fëmijë. Leja e paralindjes është 35 ditë kur lind një fëmijë dhe 60 ditë kur lind më shumë se një fëmijë, ndërsa leja e pas lindjes në të gjitha rastet është 330 ditë kalendarike. 

Kushtet për të përfituar me pagesë lejen e lindjes janë dy: para fillimit të lejes së paralindjes, gruaja duhet të ketë punuar e siguruar në sektor shtetëror, privat ose  e vetëpunësuar në bujqësi, në vendin tonë, 12 muaj  kalendarike me ose pa ndërprerje në një ose disa qendra  pune. Gjatë shtatzanisë të ketë punuar të paktën një javë. Mbas mbarimit të lejes së parë të lindjes, për të përfituar me pagesë lejen e dytë të lindjes duhet të kesh përsëri 12 muaj punë të siguruar, me përjashtim të rasteve kur  shtatzania e dytë ka filluar gjatë periudhës që gruaja ishte  me lejen e lindjes të fëmijës së parë, dhe kështu vazhdon  për fëmijën e tretë e me radhë. 
Kepi shpjegon se nëse nëna lind pa e konsumuar të gjithë lejen e paralindjes, ditët e mbetura nuk i shtohen lejes së paslindjes. Kur nëna lind mbasi e ka konsumuar lejen e paralindjes ditët e  lejes shtesë nuk paguhen. Ditët e lejes së paralindjes dhe 150 ditë pas lindjes paguhen me 80 për qind të pagës mesatare mujore të vitit kaluar, ndërsa nga dita 151 deri në përfundim të lejes së lindjes me 50 për qind të pagës bruto mbi të cilën janë paguar kontributet e sigurimeve shoqërore vitin e kaluar deri në kufirin maksimal të pagës mujore  87.700 lekë. 
Pra, nënat që e fillojnë lejen e lindjes këtë vit, pagesat do të llogariten mbi pagën  mesatare që ka marrë vitin 2011. Në rastet kur vitin e kaluar ka punuar pak muaj për  muajt e tjerë që s’ka punuar llogaritet sikur është paguar me  pagë  minimale dhe pastaj nxirret paga mesatare mujore mbi të cilën bëhet  pagesa e raporteve mjekësore.  Shpërblimi për çdo fëmijë të lindur është 50 për qind e pagës minimale në shkallë vendi e barabartë me 10 mijë lekë. Kur një nënë që punon e siguruar, birëson një fëmijë,  lejen e paralindjes, 42 ditë pas lindjes dhe shpërblimi i paguhen nënës që lindi fëmijën, ndërsa nga dita që fëmija birësohet me vendim gjykate, nënës biologjike i ndërpritet pagesa e lejes së lindjes dhe i paguhet nënës që e birësoi. 
Nëse fëmija që birësohet është binjak, (dhe të dy nënat mbajnë nga një fëmijë) të dy nënat përfitojnë  lejen e lindjes me pagesë deri në përfundim të saj. Kur vendimi i Gjykatës për birësim merret ditën e fundit të  lejes së lindjes, nënës që birësoi fëmijën i jepen shtesë  leje lindje 28 ditë kalendarike mbi 330 ditët kalendarike të pas lindjes.  Raportet mjekësore në të gjitha rastet paguhen kur paraqiten në qendrën e punës brenda 365 ditëve  kalendarike. Në rastet kur raportet mjekësore humbasin  ose bëhen të pavlefshme për tu paguar, nëna duhet  të paraqitet në qendrën shëndetësore që i ka lëshuar  raportet duke paraqitur një vërtetim nga qendra e punës që raportet mjekësore për atë periudha nuk janë paguar  dhe pastaj pajiset me raporte mjekësore “dublikatë”.  
Sipas ligjit “Për gjendjen civile”, kur prindi bën regjistrimin  brenda 60 ditëve kalendarike në gjendjen civile përfiton 5.000 lekë për një fëmijë të lindur, ndërsa kur nëna ka lindur jashtë vëndit regjistrimi bëhet brenda 90 ditëve në vendin tonë ose në Përfaqësitë  Diplomatike e në Konsullatat Shqiptare. Mos regjistrimi i fëmijëve në afatet e mësipërme i dënon prindërit me gjobë. Në  rastet kur gruaja paralindjes merr raporte mjekësore deri në 6 muaj, ato paguhen me 70 për qind të pagës mesatare mujore të vitit të kaluar kur ajo ka deri në 10 vjet punë dhe me 80 për qind të pagës së mësipërme kur ka mbi 10 vjet.
Sipas “Kodit të Familjes” fëmijët marrin  mbiemrin e përbashkët të prindërve. Nëse prindërit  kanë mbiemra të ndryshëm, mbiemrin e vendosin me mirëkuptim dhe kur marrëveshja nuk arrihet, fëmijët marrin mbiemrin e babait. Nënat që lindin trinjakë përfitojnë nga organet e pushtetit lokal edhe 9.000 lekë në muaj, kur lindin katërnjake 16.000 dhe pesënjakë 25.000 lekë në muaj deri sa fëmijët të bëhen 18 vjeç. Pagesat e raporteve mjekësore të lindjes e shpërblimit të lindjes, bëhen nga qendrat e punës me fondet e sigurimeve shoqërore.
Të ardhurat që përfiton nëna gjatë kohës që është me raporte mjekësore, pavarësisht nga shuma nuk tatohen. Fëmijët deri në 12 muajsh përfitojnë falas barnat mjekësore të rimbursueshme duke paraqitur në farmacitë që kanë kontratë me Institutin e Sigurimit dhe të Kujdesit Shëndetësor përveç recetës së barnave edhe certifikatën e lindjes. Kur fëmijët sëmuren deri në 7 vjeç, nënës, i paguhen  deri në 14 ditë në vit raportet mjekësore për cdo fëmijë konforme “Rregullores për lëshimin e pagesën e raporteve mjeksore” të miratuar nga titullari i  Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit të Sigurimeve Shoqërore.
     Mbështetur në “Kodin e Punës”, leja e detyrueshme e lindjes janë ajo e paralindjes dhe 42 ditë pas lindjes. Gjatë periudhës që nëna është me leje lindje punëdhënësi nuk mund të zgjidhë kontratën e punës. Mbas kësaj periudhe nëna vendos vetë nëse do të vazhdojë me pagesë lejen e lindjes, apo të rifillojë pune duke u paguar me rrogë dhe jo me raporte mjeksore.  Kur gruaja nuk i plotëson kushtet për të marrë me  pagesë lejen e lindjes, shpërblim e lindjes e përfiton edhe bashkëshorti i saj kur punon i siguruar, duke paraqitur në qendrën e punës certifikatën e lindjes së fëmijës.
 

 




hygeia655x90




Dermatologji
Stërvituni për një lëkurën të re
Harrojini solucionet e shtrenjta kundër rrudhave, sekreti i një lëkure të re qën
Pyet Dermatologun







Sondazh
Cfare mendimi keni per depilimin lazer?





Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: mbalena
Lexuar: ikub #:
 0
LINDJE NENE PAGIM
 4.942 1203290100





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


Kerkoni Gjeni Prona









| Shto tek te Preferuarat




Spitali Amerikan