digitalb
0 0
0
 
Simptomat e kancerit qe duhet t’i njihni   
Pacientët me vite injorojnë simptomat që me muaj ju shfaqen. Cilat janë ato simptoma që nuk duhet t’i injoroni?
Nga Keshilla.net 06 Pri

kancer-femraNjë studim britanik ka treguar se gjysma e pacientëve mendon se dhimbjet do të kalojnë vetvetiu dhe ky është shkasi për të cilin, me gjithë disa simptoma, nuk vizitohen te mjeku.

 

1. Humbja në peshë

Nëse nuk jeni në dietë, e për një muaj humbni më shumë se katër kilogramë, atëherë duhet të brengoseni. Humbja e pashpjegueshme e kilogramëve është shenjë e sigurt se diçka nuk është në rregull. Derisa mjeku nuk ju konfirmon se bëhet fjalë për një problem me tiroidet, diabetin apo kancerin, mos u qetësoni.

 

2. Fryrja

Nuk do të duhej të shfaqej për çdo ditë, sidomos jo nëse përcillet me dhembje në stomak. Kjo është një shenjë e hershme e kancerit në vezore.

 

3. Ndryshimi në gjinj

Ënjtje, fortësi dhe secili tjetër ndryshim në cilësinë e lëkurës, mund të tregojë një lloj të kancerit të gjirit. Kujdes me gjëndrat.

 

4. Gjakderdhje midis cikleve menstruale

Kjo nuk është fare normale e nuk është normale as gjakderdhja pas menopauzës. Mund të jetë shenjë e kancerit endometral, kancerit në zorrë të trashë, apo në disa probleme tjera gjinekologjike.

 

5. Lodhja

Lodhja që vazhdon është shenjë paralajmëruese se me juve nuk është gjithçka në rregull. Aty zhvillohet një betejë. Ajo mund të jetë fizike apo mendore, por nëse për tre javë rresht ndiheni të lodhur, e gjatë natës flini së paku shtatë orë, detyrimisht lajmëroni mjekun.

 

6. Dhembjet

Kjo duket paksa jo e zakonshme, ngase dhembja mund të jetë parashenjë e shumë gjërave. Nganjëherë tregon kancerin e përparuar e nganjëherë gjendjen neurologjike. Nganjëherë vjen si pasojë e lodhjes dhe stresit, por ia vlen ta kontrolloni.

 

7. Tretje jo e mirë

Ky është flamuri i kuq për kancerin në fyt, vezore apo lukth.

 

8. Problemet me përpirje

Ndoshta ju duket si problem i vogël shkaku i të cilit keni ndryshuar mënyrën e të ushqyerit. Detyrimisht vizitohuni te mjeku.

 

9. Dhembjet në lukth

Dhembja e fortë, nga e cili ndjeni depresion tregon shenjën për alarm. Ndoshta kemi të bëjmë me kancerin në tiroide.

 

10. Ngritja e temperaturës trupore

Ndoshta do të befasoheni, por simptomë e shumë tumoreve është edhe ngritja e temperaturës trupore. Tek të rriturit ndodh shumë rrallë dhe më shpesh tregon në ndonjë infeksion. Mund të jetë parashenjë se kanceri është përhapur apo se vuani nga leukemia. Nëse një gjendje si kjo zgjat, vizitohuni te mjeku.

salus
Na ndiqni
Të rejat e fundit vijne në inbox tuaj
ipazar
living
Jeta sot është bërë shumë dinamike. Për të qenë në trendin e kohës
(Cilën do të shihni me më shumë përparësi)



Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: aleda
ikub #:
 0 1204060052





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme




digitalb
spitaliamerikan

as