marketkonekt
0 0
0
 

Vajzat bukuroshe, të diskriminuara në punë


Në punë dhe në jetë, vajzat simpatike përfitojnë shumë lëshime.

06 Pri
Burimi:

ikub.al

grua e bukurStudime të shumta kanë vënë në dukje se këto vajza kanë më shumë probabilitet të bëjnë karrierë se sa shoqet e veta më të thjeshta. Shumë shpesh vlerësohet se simpatiket kanë më shumë shance për t’u punësuar nga punëdhënësit që janë përgjithësisht meshkuj. I vetmi disavantazh është që simpatiket duhet të përballen me kolegët agresivë meshkuj. Por një studim i fundit i kryer nga dy izraelitë, tregon se situata është më komplekse.


Bradley Ruffle në universitetin Ben-Gurion dhe Ze’ev Shtudiner në universitetin Ariel studiuan se çfarë ndodh kur vajzat vendosin një foto në aplikimin e tyre për punë për të treguar se sa simpatike janë. Ato dërguan aplikime false për punë në shumë kompani në Europë dhe Azi. Për secilin vend pune, ato dërguan dy CV shumë të ngjashme, njëra me foto dhe tjetra pa foto.
Kur aplikanti qe mashkull, rezultati qe i pritshëm. Ata simpatikët që dërgonin një fotografi kishin më shumë shance të thirreshin për intervistë. Pra nëse nuk je mashkull simpatik, bën mirë të mos vendosësh foto në aplikimin për punë. Por për femrat rezultati qe surprizë. Vajzat simpatike kishin më pak shance të ftoheshin për intervisë nëse vendosnin një foto të vetën. Vajzat simpatike kishin nevojë të dërgonin mesatarisht 11 aplikime para se të thirreshin për një intervistë, ndërkohë që ato josimpatike e arrinin intervistën në aplikimin e shtatë.


Fillimisht, studiuesit morën në shqyrtim teorinë e biondeve, pra paragjykimin se vajzat e bukura janë njëkohësisht edhe budallaqe. Gjithsesi, kjo nuk rezultoi e vërtetë. Kështu, diskriminimi i vajzave simpatike u kërkua gjetkë. Studiuesit zbuluan se departamentet e burimeve njerëzore, në shumë raste drejtohen nga femra. U zbulua se në Izrael, 93 për qind e zyrtarëve të ngarkuar për të përzgjedhur mes CV-ve të dërguar, njerëzit që mund të intervistohen, janë gra. Kështu, konkluzioni i paevitueshëm qe që vajzat simpatike e kanë të vështirë të gjejnë punë në botën e korporatave sot për shkak të xhelozisë që shfaqin menaxheret e burimeve njerëzore.
A duhet pra që vajzat simpatike të vendosin një foto ku të shfaqen si josimpatike? Jo. Studiuesit thotë se është më mirë të diskurajohet praktika e dërgimit të aplikimeve me foto. Kompanitë duhet të shqyrtojnë edhe mundësinë e zbatimit të modelit të sektorit publik në Belgjikë, ku aplikimet për punë nuk përfshijnë as fotot dhe as emrat e kandidatëve, por vetëm një numër identifikues, për të shmangur diskriminimin apo favoritizmin./shqip






em





ilma




Sondazh
Tek partneri që do të dëshironit të kishit
(Cilën nga cilësitë e mëposhtme do te rendisnit te paren)








Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: khoxha
Lexuar: ikub #:
 0  3.423 1204060098





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


acdurres

spitaliamerikan