femra
0 0
0
 
Maske me luleshtrydhe efikase per fytyren tuaj   
Shumë ekspertë të lëkurës rekomandojnë që kjo lloj maske të përdoret një herë në javë, në mënyrë që të mbaj lëkurën e butë dhe të ruaj ngjyrat natyrale të lëkurës.
Nga Asnje 09 Qer

capt_120105_h025736_065 Ca gjëra është më mirë të jenë të thjeshta dhe në vite dhe epoka, kështu është vepruar, duke funksionuar. Ndaj kërkimet e mediave ndërkombëtare në vende më pak të prekura nga teknologjia dhe prodhimet jobiologjike, sjellin herë pas here të reja të vlefshme nga bota e madhe e mjekësisë popullore.

Një prej tyre është dhe maska me luleshtrydhe. Është e thjeshtë, funksionale dhe pa shumë shpenzim.

Luleshtrydhet kanë qenë prej kohësh një përbërës popullor në produktet kozmetike, veçanërisht në produktet që përdoren për shpëlarjen e fytyrës dhe në maska të ndryshme.

Përgatitja e kësaj maske në shtëpi ka avantazhet e veta pasi ju përfitoni një maskë më të freskët dhe më të lirë, duke shmangur produktet artificiale.

Shumë ekspertë të lëkurës rekomandojnë që kjo lloj maske të përdoret një herë në javë, në mënyrë që të mbaj lëkurën e butë dhe të ruaj ngjyrat natyrale të lëkurës.

 

Përbërësit:

-4 ose 5 luleshtrydhe të pjekura

-1 lugë mjaltë

 

Përgatitja:

Në fillim shtypim luleshtrydhet me një lugë, shtypja fillon derisa të përfitojmë një mas pureje prej luleshtrydhesh. Pastaj hedhim një lugë mjaltë dhe fillojmë përsëri me përzierjen. Pasi të kemi marrë një masë homogjene e aplikojmë në fytyrë, duke shmangur buzët dhe sytë. Te zona e syve mund të vendosni 2 feta patate të freskëta.

 

Mbajeni maskën 15-20 minuta.

Lajeni fytyrën me ujë të vakët dhe në fund thajeni me një peshqir të pastër.

Duke kombinuar luleshtrydhe me përbërës të ndryshëm ju eliminoni e ushqeni atë dhe rregulloni shumë probleme të lëkurës tuaj.

 

Për një lëkurë të thatë.

Kombinoni disa luleshtrydhe të pjekura me një lugë çaji kafe. Ndiqet e njëjta procedurë si më sipër. Kjo maskë mbahet 10 minuta.

 

Për një lëkurë të yndyrshme.

Përbërësit:

-disa luleshtrydhe te pjekura

-1 lugë lëng limoni

-2 të bardha veze

-1 lugë mjaltë

Ndiqet e njëjta procedurë si më sipër.

Mbajeni në fytyrë 15-20 minuta dhe shpërlajeni me ujë të ngrohtë.

Kujdes:

Mos përdorni maskë me luleshtrydhe nëse fytyra juaj është djegur nga dielli.

Njerëzit që kanë alergji ndaj luleshtrydheve kurrë nuk duhet të përdorin maskë për fytyrën që kanë përmbajtje luleshtrydheje. (NOA)

salus
Na ndiqni
register
living
Ndarja në çift është një fenomen normal sot
(Por a mund të ruhet së paku miqësia me ishin?)





Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: jeta12
ikub #:
 0 1206090006





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

as
spitaliamerikan