marketkonekt
0 0
0
 

Fobite me te çuditshme seksuale


Frika nga lartësia apo nga insektet, për shembull, është gjë normale.

01 Tet
Burimi:

Asnje

Frika nga lartësia apo nga insektet, për shembull, është gjë normale. Mirëpo, imagjinoni nëse çdo shkuarje në krevat me partnerin tuaj shndërrohet në një ankth. Erotofobia është frika që është e lidhur me çdo gjë që ka të bëjë me seksin. Ja se cila janë nënllojet e saj:

Part’henofobi: Frika nga femrat e reja dhe të virgjëra
Disa meshkuj do të jepnin çdo gjë për të qenë me një vajzë më të re, por disa të tjerë kanë një fobi nga to dhe mundohen t’u largohen atyre. E mira e kësaj është se ai asnjëherë nuk do t’ju lë për shkak të një femre më të re.

Medortofobi: Frika nga ereksioni
Bëhet fjalë për një lloj fobie shumë të pakëndshme pasi që mashkulli vuan nga ereksioni, gjë që e bën gatise të paaftë në  krevat.

Medomalakupfobi:  Frika nga mospasja e ereksionit
Përkundër llojit të mëparshëm të fobisë, meshkujt të cilët vuajnë nga kjo fobi kanë frikë se do ta humbasin ereksionin gjatë marrëdhënieve seksuale. Të dashur meshkuj, edhe femrat kanë këtë fobi :)

Gunofobia: Frika nga të qenit lakuriq
Njerëzit që kanë këtë fobi asnjëherë nuk janë plotësisht të zhveshur sepse kjo ju krijon ndjenjën e panikut. Përveç kësaj, ata nuk  dëshirojnë që as partnerin ta shohin të zhveshur.

Eurotofobia: frika nga organi gjenital femëror
Meshkujt me fobi të  tillë frikohen nga organet gjenitale femërore dhe andaj të tillët meshkuj zakonisht orientohen nga meshkujt.

Filemafobia: frika nga puthjet
Për shumicën e meshkujve, puthjet janë gjëja më e  dashur në botë, por për ata që vuajnë nga kjo fobi, vetëm paramendimi që një gojë e huaj të jetë pranë të tijës, është shumë i tmerrshëm!/Portalb






ebuy sondazh



IKUB ne Instagram


ilma




Sondazh
Femrat e bukura në politikë
(Mendoni se bukuria është një element ndihmës ne realizimin e detyrës?)





Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: jeta12
Lexuar: ikub #:
 0
 1.243 1210010008





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet



as