digitalb
0 0
0
 
Emocionet gjate shtatezanise   
Absolutisht! Shtatëzania paraqet një gjendje të re jo vetëm në pikëpamje fizike por edhe në atë psiqike. Kjo ndodh ngase nuk e dini se çfarë ju pret.
Nga  bebaime 23 Nën

A është normale që tërë kohën më ndërrohet disponimi?
Absolutisht! Shtatëzania paraqet një gjendje të re jo vetëm në pikëpamje fizike por edhe në atë psiqike. Kjo ndodh ngase nuk e dini se çfarë ju pret. Jeni të vetëdijshme se foshnjen të cilën e prisni do të ju ndërrojë të gjitha aspektet e jetës suaj, që nga emocionet, marrëdhëniet me partnerin, karierën, nevojat e reja…

Është shumë normale që jeni të preokupuar me brengën rreth shtatëzanisë, a do të jetë foshnja mirë, si do të shkojë lindja, si do të ia dilni mbanë në anën finansiare, ku ta vendosni foshnjen tuaj….dhe në gjendjen tuaj duke ndikuar edhe hormonet – nuk është edhe aq e lehtë të ballafaqoheni me tërë ato brenga.

Kur do të jetë ndërrimi i disponimit më evident?

Besojmë që gjatë tremujorit të parë kur të ballafaqoheni me faktin që jeni shtatëzënë. Gjërat do të përmirësohen deri në fund të shtatëzanisë, por frika mund të paraqitet edhe para lindjes.

Frika është reaksion në diçka të panjohur, për këtë arsye informohuni sa më mirë rreth lindjes (si ta kuptoni çastin e paralindjes, sa zgjatë, çfarë të prisni, çfarë do të ndodh në maternitet…).

Jam e preokupuar me shtatëzaninë dhe tërë kohën flas rreth saj, a është kjo gjë normale?

Natyrisht që jeni, sepse kjo është ndër ngjarjet më të rëndësishme në jetën tuaj. Gjithashtu mund të ndodh që njerëzve të cilët ju rrethojnë nuk ju duket interesante që vazhdimisht të ju ndëgjojnë tek flisni se çfarë ndjeni apo çfarë ju frikëson në shtatëzani. Me njerëzit që ju duan dhe të cilët i doni është shumë në rregull që ti ndani me ta këto ndjenja.

Më e rëndësishme është që ti ndani me babain e foshnjes suaj, që edhe ai të jetë i kyqur në proces, dhe ta bëni që të ju kuptojë se pse dhe çfarë ndikon në disponimin tuaj që nga euforia e deri tek lotët dhe depresioni.

Tërë kohën i harroj gjërat, a është kjo e lidhur me shtatëzaninë?

Nuk ka të dhëna shkencore në lidhje me këtë, edhe pse në realitet është shfaqur si gjë e shpeshtë. Por mos u merakosni për këtë – shkruani në notes gjërat dhe çdo gjë do të jetë në rregull.

Kam ankthe natën dhe frikësohem mos i ndodh gjë foshnjes sime. Çfarë të bëj?

Ëndrrat e këqija dhe frika e shtatëzënave nga ajo se a do të jetë gjithçka në rregull me foshnjen e saj janë gjëra të shpeshta tek shtatëzënat dhe krijohen nga fakti që nënat dëshirojnë që foshnjet e tyre të jenë të përsosura.

Bisedoni me mjekun tuaj dhe ai do të ju bindë se nëse rezultatet e testeve të shtatëzanisë janë në rregull si dhe ultrazëri normal atëherë nuk ka vend për brengosje rreth foshnjes suaj.

Poashtu, bisedoni edhe me të afërmit tuaj, me shoqet të cilat janë nëna dhe do të bindeni që është krejt normale. Ankthet gjatë natës mundohuni ti tejkaloni ashtu që gjatë ditës bëhuni aktive fizikisht, ashtu që kur vjen koha gjumit të jeni të lodhura dhe do të fleni pa ëndërruar.

Gjithashtu të mos konsumoni ushqim para gjumit. Nëse edhe më tej ëndërroni dhe keni ankthe dhe frikë për foshnjen, atëherë mos fleni, por merrni ndonjë libër, lexoni, në vend se të rrini të mendueshëm gjatë natës.

Si të luftoj kundër ndërrimit të disponimit?

Bisedoni me të afërmit, shkoni në shëtitje, shikoni ndonjë film, lexoni…bëni gjëra që do të ju tërheqin vëmendjen nga brengat.

Jam e trashë dhe më duket që partneri nuk më do si më parë!

Mendimi që nuk jeni e dëshirueshme dhe marrëdhënia me partnerin nuk do të jetë më si më parë është shumë e shpeshtë tek shtatëzënat. Për këtë duhet të bisedoni me partnerin tuaj. Por, megjithatë duhet që së pari ti pëlqeni vetvetes që më pas të bëni të ju pranojë dhe të ju vlerësojë edhe ai si një grua të bukur dhe të dëshiruar.

Pra, kujdesuni për veten si më parë, veshuni ashtu siç ju dukeni bukur dhe krenohuni me pamjen tuaj. Bisedoni me të për paraqitjen tuaj, dashurohuni sa mundeni dhe mos e injoroni…Në shumicën e rasteve këto frika janë të paarsyetushme./bebaime/

salus
Na ndiqni
Të rejat e fundit vijne në inbox tuaj
ipazar
living
Jeta sot është bërë shumë dinamike. Për të qenë në trendin e kohës
(Cilën do të shihni me më shumë përparësi)



Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: jeta12
ikub #:
 0 1211230159





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme




digitalb
spitaliamerikan

as