Alexa
0 0
1
 

Bulimia


Bulimia është një çrregullim në mënyrën e ngrënies, që ndeshet në 2% të grave.

12 Jan
Burimi:

ikub.al

Bulimia është një çrregullim në mënyrën e ngrënies, që ndeshet në 2% të grave...
Bashkë me shtimin patologjik të urisë, bulimia shoqërohet me disa probleme psikologjike dhe, nëse tek adoleshentët kjo sëmundje është 10 herë më e përhapur se anoreksia, megjithatë ajo prek më shumë të rriturit. Bulimia: kur ligjin e bën ushqimi.
Si shfaqet?
Personat që vuajnë nga bulimia janë të përfshirë nga kriza, gjatë së cilave marrin sasi të jashtëzakonshme ushqimi në mënyrë të pandërprerë dhe në një interval kohë shumë të shkurtër. Viktima ha çdo gjë që i del përpara pa asnjë dallim: lazanja, picë, biskota, akullore, ëmbëlsira… Një person bulimik mund të përtypë mijëra kalori në pak minuta, në përgjithësi fshehurazi. Kjo krizë urie e pakontrolluar mund të ndiqet nga dy veprime të ndryshme: disa persona bulimikë auto-provokojnë të vjellurat, sepse kanë frikë se mos shëndoshen, të tjerë jo dhe duhet të përballen pastaj me problemin e obezitetit.
Tre fazat e krizës së bulimisë:
Para krizës, personi bulimik ndihet i acaruar, i pikëlluar dhe i tensionuar. Pushtohet nga një ndjenjë boshllëku dhe fillon të kërkojë ushqim në mënyrë të pakontrolluar për të qetësuar krizën. Për të arritur qëllimin e duhur, nuk ngurron të boshatisë frigoriferin apo dollapët e kuzhinës apo të dalë nga shtëpia në çdo orë të ditës apo të natës për të blerë diçka për të ngrënë.
Gjatë krizës, personi me bulimi ka një humbje totale të autokontrollit dhe tërhiqet nga ushqimet me më shumë kalori e yndyra, duke i gëlltitur në pak minuta pa i përtypur fare. E bën pak a shumë fshehurazi, i mbyllur në banjë apo në kuzhinë ose pret momentin që të mbetet vetëm. Kriza zakonisht shoqërohet me dhimbje barku dhe provokon ndjenjën e fajit. Disa persona reagojnë duke vjellur automatikisht, disa të tjerë e provokojnë vet vjelljen, ndërsa disa të tjerë mbajnë qëndrime kompensuese.
Pas krizës, menjëherë pasi të ketë vjellë, personi me bulimi provon një ndjenjë çlirimi, që zgjat pak kohë, pasi vendin e saj e zë turpi dhe ndjenja e fajit. I premton sërish me vete se nuk do të rifillojë, edhe pse e di mirë se sa e vështirë është të mbajë fjalën. Në rastet më të rënda, mund të kalohen nga 10 deri në 15 kriza në ditë.
Rreziqet e bulimisë
Mënyrat për të eliminuar ushqimet. Pas një krize, personi bulimik ndihet në faj dhe është gati të bëjë gjithçka për të eliminuar kaloritë e absorbuara: vjellje, abuzim me laksativë, dietë e gjatë, ushtrime të tepruara fizike…
Komplikimet fizike. Shfaqje e diabetit, e lidhur me abuzimin me sheqerin, obezitet, karie (acidet e vjelljes gërryejnë smaltin e dhëmbëve), çrregullim i ciklit menstrual, dëmtime në ezofag, dehidratim i lidhur me humbjet e vazhdueshme të lëngjeve, mungesë potasi, ngërçe muskulare, rritje e nivelit të kolesterolit.
Problemet psikologjike. Bulimia është shkaktar depresioni, impulsi vetëvrasjeje, izolimi, varësie nga substancat, probleme në marrëdhëniet me njerëzit dhe me ndjenjat.

Cilat janë shkaqet e bulimisë?
Bulimia është gjithnjë një simptomë e një sëmundjeje serioze e shkaktuar nga faktorë të shumtë psikologjikë:
 

  1. Të lidhura me fëmijërinë: probleme marrëdhëniesh apo mungesë e figurës së nënës, zakone të këqija të të ushqyerit, xhelozi ndaj vëllait më të vogël, abuzime seksuale….
  2. Të lidhura me pamjen e trupit të tij: frikë e vazhdueshme për t’u shëndoshur, kompensim nëpërmjet ushqimit, auto-ndëshkim.
  3. Të lidhura me episode të veçanta: prishja e një lidhjeje, divorci i prindërve, një vdekje, humbja e vendit të punës, stresi...

Si të dalim nga sëmundja? Disa prej të sëmurëve, të cilët kanë vuajtur nga bulimia e rastit dhe bulimia me kohëzgjatje të shkurtër mendojnë t’ia dalin mbanë vetë, por në këto raste, rreziku i përsëritjes është i lartë. Bulimia është një sëmundje e rëndë dhe është e domosdoshme një terapi mjekësore, psikologjike dhe ushqyese.
Kuriozitete:
• Ndër 100 persona bulimikë, 83 janë gra dhe 17 burra
• Numri i personave bulimikë është dyfishuar në njëzet vjetët e fundit
• Krizat e bulimisë vijnë mesatarisht të paktën dy herë në javë gjatë një periudhe prej tre muash.
• Sipas disa studimeve, bulimia prek 20 % e studentëve universitarë
• Shumë star vuajnë e kanë vuajtur nga bulimia: Amy Whinehouse, Elton John, Britney Spears, Alanis Morissette, Princesha Diana./living/




hygeia655x90








ebuy




Sondazh
Tek partneri që do të dëshironit të kishit
(Cilën nga cilësitë e mëposhtme do te rendisnit te paren)








Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: akora
Lexuar: ikub #:
 1  2.019 1301120011





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
anonim
Para 4 muajsh  
  
A ka ndonje qender trajtimi te bulimias ne kosov apo shqiperi
     


Kerkoni Gjeni Prona









| Shto tek te Preferuarat


none

Spitali Amerikan

none